Berisha: Bashën mund ta akuzosh për shumë gjëra të tjera po jo se më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vet të opozitarizmit

1 Nëntor 2018, 22:29Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Bashën mund ta akuzosh për shumë gjëra të tjera po jo se ai imiton Berishën.

I ftuan në “Dabati në Channel One” ka rrëfyer bisedën që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të, do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit.

Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që, nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimit në BE.

Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: ‘Ty të amnistuan shqiptarët’.

Unë ja dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë nëse ti këput ato lodhje do ti shërbesh vendit tënd.

Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata me ardhjen e Bashës.

Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua.

Ai ka krijuar konturin e vet të opozitarizmit”, u shpreh ish-kryeministri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje