Sokol Hazizaj: Greqia nuk ndërhyn dot në hetimet për "Katsifas", po bëjnë nacionalizëm të shthurur

2 Nëntor 2018, 08:13Politika TEMA

Vrasja e ekstremistit grek, Konstantinos Katsifas në Bularat të Gjirokastrës hapi një debat shumë të madh jo vetëm për qëndrimin që mbajti RENEA, por edhe për hetimet nga autoritetet shqiptare.

Greqia kërkoi që të merrte pjesë në hetimet shqiptare, ndërsa në momentin që një kërkesë e tillë iu refuzua, ata vendosën të nisnin një hetim paralel.

Sokol Hazizaj komentoi ditën e djeshme këtë qëndrim të mbajtur nga pala greke.Gjatë një prononcimi të dhënë për “SOT”, ai deklaroi se autoritetet greke nuk mund të ndërhyjnë në hetimet për vrasjen e ekstremistit grek.

Avokati u shpreh se Greqia ka të drejtë të kërkojë informacione, por jo të ndërhyjë në hetime. Sipas tij, një gjë të tillë e përcakton shumë qartë ligji.

Ky nuk është problem i organeve të hetimit të Greqisë. Duhet ndarë kjo gjë përfundimisht kjo situatë. Në qoftë se kemi një vepër penale ndaj shtetasit, qoftë edhe homogjen që nuk përjashton mundësinë që është shqiptar, autoriteti i vetëm për shkak të konceptit ose juridiksionit, pra konceptit juridiksional, kompetencë juridiksionale edhe kompetencë procedurale është autoriteti i shqiptar.

Nuk ka fare në dorë gjë për shkak të homogjenizmit, të kenë në dorë edhe autoriteti grek. Kjo duhet ndarë përfundimisht.

Pastaj është e drejtë e autoriteteve greke, për shkak edhe të karakterit nacional të fqinjësisë që ka edhe vetë subjekti, për të marrë informacione nga autoritetet e hetimit në Shqipëri”, tha avokati.

Sokol Hazizaj aludoi se përmes shprehjes së nacionalizmit për rastin në fjalë, grekët mund të kërkojnë të fshehin diçka tjetër në lidhje me hetimet.

Ai e konsideroi nacionalizmin e fqinjëve si të shfrenuar dhe të tepruar. “Koncepti territorial është koncept themelor penal, material dhe procedural gjithashtu.

Nuk mundet dhe nuk ka sesi, asesi, asnjë autoritet tjetër, e ka shpjeguar shumë mirë Kodi i Procedurës Penale, asnjë autoritet tjetër, pa qenë një marrëveshje e posaçme, kur nuk ka marrëveshje, të ndërhyjë në procesin e hetimit.

Pra, e theksoj edhe një herë, që kjo duhet ndarë përfundimisht.

Ajo çka duan autoritetet greke dhe ajo çfarë kërkojnë ata është që nëpërmjet nacionalizimit të shthurur të tyre, kërkojnë të fshehin ndonjë gjë tjetër”, deklaroi dje Sokol Hazizaj.

1 komente në “Sokol Hazizaj: Greqia nuk ndërhyn dot në hetimet për “Katsifas”, po bëjnë nacionalizëm të shthurur”

  1. Klimax says:

    Kur behet nje hetim i perbashket midis te dy paleve, more idiot, nuk mund te fshihet asgje, perkundrazi, cdo gje del ne drite! Kur behet i njeanshem, atehere po, ka rrezik per fshehje e manipulime sic po perpiqet deri me sot!
    Roli i organet te hetimit eshte te hedhin drite vetem mbi faktet e ngjarjes dhe nuk e kane as per detyre dhe as u lejohet te bejne propagande nacionaliste!
    Ti, more kopetent, ku e kuptove qe nacionalizmi i vendit fqinj eshte “i shfrenuar dhe i tepruar”??!! Qe kerkojne te marrin pjese ne nje hetim te perbashket me nje profesinalitet te larte??!! E ku eshte e keqja ketu dhe aq me keq nacionalizmi i shthurur i tyre????!!!!
    Avash, more Azizaj, me avash se po merr superxhiro! Shqiperi je dhe nuk je as Britani e Madhe, as Gjermani dhe as France per te bindur boten se drejtesia eshte e pavarur, profesionale, e paster dhe e pa korruptuar!
    Hajde! Boll me teorirat e nacionalizmit, ekstremizmit e shovinizmit se po beheni qesharaker! Ja, kujto ngjarjet ne Maqedoni pak vite me pare kur nje grup i armatosur i UCK-se u perplas me policine maqedonase ku disa prej ekstremistave u vrane dhe disa te tjere u arrestuan!
    Si e trajtoj ceshtjen qeveria shqiptare? Mos valle deklaroj edhe ajo se ai ishte nje grup ekstremistesh e terroristesh, apo kerkoj sqarime nga qeveria maqedonase per “dhunen e eger te saj” ndaj shqiptareve? Mos do dhe raste te tjera te te kujtoj?
    Apo shqiptaret jane gjithmone viktima dhe e drejta duhet te jete gjithmone ne favor te tyre??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje