Gradimi i dy gjeneralëve, Xhaçka: Krijimi i shanseve të barabarta dhe meritokracia, prioritetet tona të panegociueshme

2 Nëntor 2018, 13:13Politika TEMA
Gradimi i dy gjeneralëve, Xhaçka: Krijimi i shanseve të

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të FA, u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade Albert Mullai dhe gjeneralmajor Nazmi Cahani.

E pranishme në këtë ceremoni, Ministrja e Mbrojtjes, u shpreh se të dy gjeneralët kanë treguar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të spikatur gjatë punës së tyre.

“Nën drejtimin e gjeneral Cahanit, Forca tokësore ka arritur rezultate të rëndësishme, ndër të cilët do veçoja punën e palodhur dhe certifikimin me sukses të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë si dhe angazhimet në Emergjencat Civile. Po kështu, edhe Akademia e Nënoficerëve, nën drejtimin e gjeneral Mullallit është transformuar në një institucion efikas për formimin e korpusit të nënoficerëve, kaq të rëndësishëm për misionin e FA.

Gjithashtu, Ministrja Xhaçka theksoi se krijimi i shanseve të barabarta dhe meritokracia në ecurinë në karrierë të personelit të FA do të jetë një nga prioritetet e panegocueshme.

Gjeneralmajor Nazmi Cahani me një përvojë ushtarake 32 – vjeçare, aktualisht mban postin e komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa gjeneral brigade Albert Mullai me një eksperiencë 30 – vjeçare, atë të komandantit të Akademisë së Nënoficerëve.

10 komente në “Gradimi i dy gjeneralëve, Xhaçka: Krijimi i shanseve të barabarta dhe meritokracia, prioritetet tona të panegociueshme”

  1. Albani says:

    Shanceve te barabarta dhe meritokracia……
    Kurven te gjitheve,nje dite nuk do te kete me Shqipe e Shqipetare,por elines dhe elinika..

    1. shvejku says:

      Shikoni me vemendje te dy keta kapadaijte gjenerale!
      Nuk kam pare kurre asnje gjeneral te NATO-s,qe te mbaje byzylyk floriri ne dore,njelloj sic vene CUBAT e mafies!
      Me rrogat e ushtrise u bene te pasur keta fare gjeneralesh?
      Sikur te ishte bere njelloj VETING-u per kete fare gjenerali me byzylyk kurre nuk do ishte propozuar per gradim,por duhej perjashtuar nga ushtria!Gjenerale pa u provuar ne asnje lufte!
      Tamam si gjeneralet e “ushtrise se vdekur”!
      Vertet dikur oficeret madhore nuk kishin grada,por ishin gjenerale ne krye te brigadave dhe divizioneve e jo per pastrimin e plehrave neper plazhe!

    2. romeo says:

      A e dini se kush jane bere gjenerale pas nxjerrjes ne rruge te madhge te mijra oficereve pas 93-shit?
      Te gjithe te perzgjedhur nga spiunet e PD-se si te afte per qellimet ve tyre ogurzeza,qe cuan ne shkaterrimin e ushtrise dhe grabitjen e te gjithe armatimit dhe municioneve te ushtrise me vlere disa qindra miliarde dollare,aq sa te ndertohej Shqiperia nga e para si pas lufte dhe qe cdo shqiptari te gjalle do t’u takonte te merrni jo me pak se 100 mije dollare ne dore dhe te mos jetonte sot me lemoshat e pensionit ose te mos detyrohej te merrte rruget e botes!
      Ishin kete oficere,qe mbeshteten Berishen ne krimin nmonstruoz te vjhedhjes se armatimit e municioneve dhe per ate shkak so e 28 vjet shqiptaret vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje!
      Dhe ne vend qe keta ushtarake,minimalisht duhej te shporreshin nga ushtria,u bene gjenerale dhe sor jetojne me gjakun dhe sakrificat tona te jetes!

    3. antonio says:

      U mbush Shqiperia me gjenerale
      Shterngo rripin popull se s’ka kush t’i mbaje
      Mungojne ushtaret,fundi per cfare na duhen
      Me 10 gjenerale i grisim armiqve te gjitha poturet!
      Do behet parade e ushtrise diten e pavaresise
      Se dite clirimi nuk njohim pasi e kemi grise
      Gjeneralet tane kane tradite shekullore
      Por per lufte kurre nuk kane qene
      Vetem kendojne per fitore!
      Do thoni ju kunder kujt fituan
      Nuk ka nevoje per sqarime
      As ballistet kuinslinge nuk pranuan gje
      Se vrane e dogjen shtepine time!
      Ku ishin keta gjenerale trima
      Kur u vodh armatimi
      Doemos me hajdutet e Berishes
      Se per ate pune u mbajten!

  2. asim says:

    U mbytet ne gjenerala o ushtria me e cuditshme ne bote: 10 ushtare gjithsej e keni 15 gjenerale! Nuk ka te ngjashem ne planetin toke.
    Sa te lumtura duken keto dy motrat Nazmia dhe Alberta. E gezuaci, per hajer u kjofte, nc nc nc

  3. asim says:

    U mbytet ne gjenerala o ushtria me e cuditshme ne bote: 10 ushtare gjithsej e keni 15 gjenerale! Nuk ka te ngjashem ne planetin toke.
    Sa te lumtura duken keto dy motrat Nazmia dhe Alberta. E gezuaci, per hajer u kjofte, nc nc nc
    Ato qe i njohin e dine ca b…lepiresish jane qe te dy

  4. fantoma says:

    U piksëm në komandantë e gjeneralë…! Sa për ushtri…, lëre më mirë !

  5. Kejsi says:

    Urimet me te mira per te dy gjeneralet. Jane nga me te miret ne Forcat e Armatosura. Profesioniste dhe pa asnje shenje korruptimi, perfaqesues te denje. Suksese dhe le te shkruajne ushtaraket dhe ata qe kane pasur mundesi ti njohin. Suksese

    1. Kapteri says:

      Meqenese ti punon ne FA na thuaj meritat e tyre. Sidomos per kete xhuxhin me buzylyk Floriiri, Ishdrejtorin e Arben Imamit.

  6. Mikel says:

    Hahaa me shume gjenerale se ushtare.Po natyrisht,gjenerali e ka rrogen me te larte.Si do rrinin kapterra keta??.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje