Partia Demokratike në opozitë ka hedhur jo pak akuza për një Prokurori të kapur, e paralajmëron se shumë shpejt do të vijë koha kur edhe ata do të përballen me drejtësinë.
Ky ka qenë edhe qëndrimi i deputetit të saj, Oert Bylykbashi, në studion e “Top Talk”, por gazetari Denis Dyrnjaja i ka kujtuar kohën kur Fatos Nano ishte në pushtet, e Sali Berisha deklaronte se “Me gërshërët e ligjit do t’i presim duart e korrupsionit. E këta njerëz që janë pas nesh do t’i fusim në burg”, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Oerd Bylykbashi kujton se pasi ata erdhën në pushtet pati disa arrestime zyrtarësh dhe të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.
“Ndërkohë që janë dënuar një sërë zyrtarësh pas asaj periudhe, kanë shkuar pas hekurave qindra kriminelë. Peshqit e mëdhenj ne i patëm pas hekurave.
Këta i liruan. Sa u përket peshqve të mëdhenj ne kemi rastin sot (për Tahirin) guxon ende t’i bëjnë presion drejtësisë, e është një nga ata për të cilët doli shprehja”, tha Bylykbashi.
Por, gazetari e pyet Bylykbashin për emrat e “peshqve të mëdhenj” të politikës që ka arrestuar PD, ai bven sikur nuk e degjon.
Se me sa ne rezulton, me përjashtim të një zv.ministri, qe tani drejton dhomen e Tregetise, në kohën e PD-së nuk është arrestuar askush, edhe pse ndodhën ngjarje të rënda si vjedhja e “Rrugës së Kombit”, “Gërdeci” dhe “21 janari”.
Perse nuk ja botoni komentet Zigur Qarrit, o komunista te felliqur? (Se kam fjalen per ate)
PEDEja organizate terroriste ku dominojne vagabonde politike, hajdute ordinere, vrases per pushtet dhe para, manipulatore dhe ish-spiune te Sigurimit. Ky konglomerat vemjesh kerkon ti imponohet shqiptareve me gjuhen e mashtrimit, shpifjes dhe intimidimit. Po vjen koha qe ne 2019 ta shfarrosim kete cerdhe krimi me vote te lire. Me mire djepi bosh se shejtani brenda.