Ilir Meta ka mbledhur në Presidencë disa gazetarë, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve”.
Fillimisht ai ka dënuar vrasjen e gazetarit arab në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
“Raportimet se në dy vitet e fundit, të paktën 12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera, janë tronditëse dhe alarmuese.
Gazetarët duhet të refuzojnë çdo përpjekje që synon të shkatërrojë gazetarinë serioze për ta zëvendësuar atë me ‘Fake Neës’. Humbja e gazetarisë së terrenit është goditje për fjalën e lirë.
Njëkohësisht problemet e gazetarëve janë në të gjithë botën prandaj është edhe kjo Ditë. Me këtë rast dua të dënoj me forcë vrasjen tronditëse të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll duke iu bashkuar thirrjes tuaj si përfaqësues të medias, por edhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, edhe unë nënvizoj rëndësinë e bëj thirrje që ky rast të kthehet në një shembull për një hetim gjithëpërfshirës, që do të vërë para përgjegjësisë të gjithë urdhëruesit dhe autorët e tij.
Shpresojmë që vitin tjetër të mos kemi raste të tilla dhe liria e medias e të drejtat e gazetarëve të shënojnë përparim”, tha Meta.(TemA)
Ilir Efendiu,Ilir kafexhiu,Ilir Floriri,mos komento vrasjen e gazetarit Arab dhe mos u beje keq per gazetarin Arab,kush e vrau, pse e vran,por merru ne radhe te pare me Floririn e Tunelit te Krrabes. Pse e morre,ku e cove. Kethe floririn urgjent atje ku e morre???.
Po gazetari Fatos Mahmutaj ku futet se Ka shkuare président deri ne Afrike.
Shikoni cfare zhabulanesh therret ne Presidence Ilir Meta. As kravate nuk vejne ne nje takim zyrtare.
nuk po shoh ndonje gazetar ketu. Ku jane, se ne se keta quhen gazetare, atehere ky vend ka marre fund…. Uuuu, me falni, njoha Qim Peken….
nuk e ka me arabin dhe ka te drejt. e ka me ngjarjet ketu. gazetat dhe tv tona jane te shitura tek paraqafiri