Bujar Nishani po krijon parti të re politike duke braktisur PD dhe Lulzim Bashën?!

2 Nëntor 2018, 19:48Politika TEMA
Bujar Nishani po krijon parti të re politike duke braktisur PD dhe Lulzim

Mbi 30 parti politike, shoqata të shoqërisë civile dhe individë u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Krerët e këtyre partive politike janë treguar shumë të ashpër në qëndrimet e tyre kundër dy partive të mëdha, PS e PD, duke i akuzuar rëndë se po përpiqen të sabotojnë reformën zgjedhore.

Duke i cilësuar zgjedhjet një farsë të PD dhe PS, partitë e vogla kanë kërkuar një reagim të fortë dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Por në mënyrë të habitshme, tryezës së partive të vogla të pozicionuara fort kundër PD dhe PS, iu bashkua edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

I deklaruar fort se nuk e braktis asnjëherë PD dhe sidomos liderin historik Sali Berisha, ish- kreu i shtetit Bujar Nishani ka qënë përkrah bashkekryetarit të tryezes, kreut të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokedhima, i cili këmbënguli për domosdoshmerine e refornes zgjedhore, te vertete, dhe jo si farsa e PS dhe PD.

Dhe pikërisht këtyre zërave të ashpër kundër PD e Lulzim Bashës, si dhe PS e Edi Ramës, i është bashkuar fort dhe Bujar Nishani.

Prania e tij në këtë tryezë përbën një mister të fortë, nëse Nishani ka dalë kundër Bashës dhe Berishës dhe është drejt krimit të një partie të re politike në të ardhmen?!

Për të parë se sa kundër PD-së ka qënë pozicionuar sot Nishani, po botojmë të plotë rezolutën për reformën zgjedhore, për të cilën ka dhënë dakordësinë e tij:

Rezolutë për reformën zgjedhore:

Partitë politike dhe shoqatat e shoqërisë civile që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, të mbledhura sot më 2 nëntor 2018, në tryezën për reformën zgjedhore, konstatuan se dy partitë PS-PD e kanë bllokuar reformën zgjedhore dhe në vend të saj duan të bëjnë një farsë për të mashtruar partnerët perëndimorë dhe vendet mike të Shqipërisë. Tryeza rikthekson se këto parti nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore dhe të humbin sundimin mbi zgjedhjet dhe vetëm ndërhyrja pa vonesë e faktorit ndërkombëtar do të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të barabarta në Shqipëri.

Tryeza konstatoi:

1-Reforma elektorale është bllokuar në mënyrë të vetëdijshme me marrëveshjen PS-PD për të mos lejuar çlirimin e zgjedhjeve nga diktati i tyre. Ato, me Komisionin e Posaçën të Reformës Zgjedhore, nuk kanë ndërmend të pranojnë një Kod të ri Zgjedhor, por të bëjnë disa ndryshime pa vlerë që lënë në fuqi kodin aktual.

2-PS dhe PD nuk duan të bëjnë një reformë zgjedhore me standarde, por një farsë zgjedhore që nuk i çliron zgjedhjet nga kontrolli i tyre. Qëllimi i tyre është i qartë. Partitë e vjetra duan që të mashtrojnë institucionet e Bashkimit Europian, që e kanë vënë si kusht reformën zgjedhore për hapjen e negociatave me BE-në në qershor 2019. Ne nuk duam një reformë zgjedhore gjysmake, por një reformim që do t’i japë fund blerjes, vjedhjes, manipulimit, deformimit, intimidimit dhe kontensimit të zgjedhjeve nga lukunia e komisionerëve dhe numëruesve të PS dhe PD.

3-PS dhe PD kërkojnë që të ruajnë kontrollin partiak mbi zgjedhjet dhe të diskriminojnë operatorët e tjerë të tregut duke mbajtur në fuqi zgjedhjet e pabarabarta, duke mos zbatuar rekomandimin e OSBE-së që zgjedhjet të mos prodhojnë diskriminim për askënd, duke mos hequr pengesat artificiale mbi partitë joparlamentare, duke cenuar dhe diskriminuar të drejtat e partive të tjera, shoqatave dhe individëve gjatë zgjedhjeve, në sistemin zgjedhor dhe në administrimin e tyre.

4-Partitë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe individët shprehin shqetësimin që reforma zgjedhore është në rrezik nëse nuk zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe kërkesat e të gjitha partive, shoqatave dhe individëve që duan një reformë zgjedhore të vërtetë dhe sipas standardeve demokratike dhe europiane.

5-Tryeza u kërkon sërish institucioneve të komunitetit ndërkombëtar që monitorojnë Shqipërinë që reforma zgjedhore të eliminojë kontrollin politik mbi administratën zgjedhore. Të zbatohet rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e zgjedhjeve, duke depolitizuar plotësisht administratën zgjedhore, duke vënë në krye të procesit zgjedhor një individ konsensual ose një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partitë dhe jo një KQZ e komanduar nga PS dhe PD, ndërsa administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga pedagogët e universiteteve, punonjësit e bankave, avokatët, studentët ekselentë të masterit të fakulteteve juridikë dhe jo nga militantët e partive.(TemA)

13 komente në “Bujar Nishani po krijon parti të re politike duke braktisur PD dhe Lulzim Bashën?!”

  1. tafa says:

    Qenka mbledh barku i shenmerise.Aferim ju qofte.Edhe pse jeni te sigurt qe pd e ps do vazhdojne te tallen me ju ,ju cdo kater vjet beni avazin e mukes.Behuni njerz a derbardhe luftoni per te drejtat e partive tuaja,mos ju marrin prej kapistre te medhenjte

  2. shoku says:

    Meqe pordha e P.S dhe e P.D eshte e madhe, ben zhurme e bie ere, keta bythvegjelit bashkuan bythet me njeri-tjetrin, per te bere dhe keta zhurme dhe ere.

  3. Noli says:

    Me keta lloj sharlatanesh nuk behen ndryshime.
    Bertasin se mos i japin ndonje vend partite e medha
    se vete nuk kane asnje mbeshtetje.

  4. Albamich says:

    Keta jone Kllounat dhe Palaçot qe shoqeria qivile dhe intelektualet e ndryshem i kon hudh ne koshin e plehrave??

  5. Alban Hamzai says:

    Keto 30 parti me ne krye te tavolines sekretarin e rinise komuniste Koco Kokedhima jane si puna e atyre mizave te cilat,ndersa kali terhiqte parmenden per te punuar e mbjelle token ,ato rrinin ne nje cope bajge te thare ne bythe te kalit. Kur erdhi koha te merrej prodhimi nga te mbjellat edhe mizat qe rrinin ne bythe te kalit kerkuan pjese se sipas tyre edhe ato kishin marre pjese ne mbjellje. Keshtu jane keto 30 parti me ne krye te tavolines udheheqesin e rinise komuniste Koco Kokedhima ,tani I kthyer ne capitalist .Ju lutem botoni komentin tim!

  6. gomari says:

    Te partia e Jarit do futet dhe shoqata jone…

  7. ts says:

    U bo deti kos ! “Se neve jemi orkestra miqsia , ma sahona tenxhere kusia ” Tju morim ca ka ngel hala

  8. zzzcccp says:

    Keta duken si ata konet e vogla te kazanet e plehrave qe po kerkojne noj kocke te lene nga te medhenjte ,dhe kur nuk gjejne fillojne te kuisin po prape se prape kone mbeten.

  9. kocodhima says:

    Me paret e Kocos, Jari do beje nje parti me ish zonjen e pare dhe ish oborrtaret e saj, si psh Ledio Paterica.

  10. Vjosani says:

    Akoma ne politike qenka ky Zefi, si e ka emrin ky aktori? Mosss, ky qenka si viruset qe flene 20 vjet e nje dite zgjohet…Puuu cfare vampiri qe nuk u ngop me thithje gjaku shqiptaresh…. Pu cfare tmerresh mban ky vend…

  11. Emigranti says:

    Sbehet stan me lepuj , o Koco kanabisi. Me qen se ke mar edhe bujar nishanin kini per ti par hajrin kesaj shportes me karavidhe.
    Si besojn shqiptaret se duhet ti ven pas nje ish socjalisti , qe ska len gur e kusur pa cvatur, me tendera e gjithfar pislleqesh, qe radhitet nje nder personat qe i kan cvatur shqiptaret me gjithfar menyrash.
    Pa le kur shikojm nje ish president te diskredituar nga shqiptaret si, sherbetor dhe ushtar i bindur i berishes, kur pa qe spo ja varte basha, duket kerkon nonje qoshe tjeter, per te vjedhur nonje pron qe se ka mar akoma, nga kishat apo xhamit.

  12. Korabi says:

    Me vjen keq per Artur Roshin, we iu eshte bashkuar horrave.

  13. UK LABI says:

    Po Ziguri ç’fare mendon per kete tryeze?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje