Rama tallet me ligjvënësit shqiptarë: Do isha qesharak nëse do flisja kinezçe, ashtu si deputetët tanë kur flasin shqip

2 Nëntor 2018, 20:01Politika TEMA

“Po të hyja të flisja kinzeçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot teksa ishte i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare Albanologjike, duke shigjetuar kështu deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për përgatitjen e tyre.

Teksa nuk i kurseu batutat, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve, Rama lëvdoi të gjithë shtetasit kinezë që jetojnë në Tiranë dhe që mësojnë aq mirë gjuhën shqipe.

Ai risolli edhe njëherë në vëmendje një deklaratë të hershme të tijën se; ‘nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat’.

Kreu i qeverisë veçoi një prej tyre, profesoreshën Këxhin, e cila ishte një nga ato studiuese që kishte mësuar gjuhën shqipe shumë mirë.

Më lejoni t’ju them se nuk është pakët që ti bënim një vlerësim publik një mikeshe të kombit tonë, profesoreshës Këxhin. 

Para dy vitesh në një takim që pati ajo këtu në Tiranë me Ismail Kadaren, ai ishte shprehur në adresën tuaj se ju i jeni kushtuar një gjuhe të vogël dhe të vështirë. 

Mund të ndodh se mund të mos kujtoheshim për ju. Këtu del se Kadare ka gabuar. Pasi ne jemi kujtuar për ju. Ndaj të jeni të sigurt siç thotë Kadare; se gjuha shqipe do tu jetë mirënjohës. 

Me shumë respekt pranova të merrja pjesë në ceremoninë përuruese te ambasadës kineze. Ftesa ishte në shqip dhe nuk kishte gabime. Është e rrallë që të mos gjesh.

Ishte shkruar nga kinez me një finesë dhe më bëri që të përulem ndaj tyre. E thash dhe atëherë, nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat. 

Kinezët që flasin shqip nuk bëjnë gabime, ne e flasim me shkurtime dhe siç bëjmë me sms. Po të hyja të flisja kinezçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”, -pohoi Rama.

6 komente në “Rama tallet me ligjvënësit shqiptarë: Do isha qesharak nëse do flisja kinezçe, ashtu si deputetët tanë kur flasin shqip”

  1. vang says:

    Sala po afron te 80-tat por akoma se flet mire shqipen se filloi frengjishten Do Zoti dhe jeton edhe 80 vjet e me shume akoma.

  2. Zigur Qarri says:

    Portokalli, 29 Nentor 2015 – Edi Rama (Takim ne Kine me biznesmenet)
    https://www.youtube.com/watch?v=brB9OZotzYI

  3. aL nakba says:

    Le nom o beu yne, nuk di ca flet o degjenerate..

  4. pjeter says:

    Zoti krieminister, eshte per te qare e jo per te qeshur. Ne jemi i vetmi vend ne bote, ose me mire, i vetmi popull, qe nuk ka ne voje ti besh lufte, apo shpenzime marramendese qe ta destabilizosh,mjafton te gjesh personat e duhur per vendet kryesore, duke ditur qe ne si popull na pelqen qyli, dhe puna eshte mese e bere.Shkaterrimi i prones publike ne fillim te viteve 90, dhe lenia dore te lire korrupsionit ne shqiperi eshte bere ne menyre aq te qellimshe sa sistematike.Qeverrisja e Saliut sa here ka ardhur ne pushtet me vjedhje votash, ka vazhduar punen e tij per c’fare eshte paguar.Organizoi shkaterrimin e prones publike,Armatosi nje pjese te popullsise, beri grusht shteti, shkaterroi ne menyre sistematike sistemin shkollor,te gjithe sistemin e mbrojtjes,te gjithe forcen ushtarake, vuri qellimisht ne vende me interese kombetare njeres te pa afte, ose te shitur kunder interesit kombetar, lejoi qellimisht korrupsionin ne vend, si arme kunder intersave kombetare dhe armiqve tane shekullore. Tani pas gati 30 vjetesh ne jemi akoma ne nje situate si paslufte, nuk kemi akoma njeres te afte te na bejne balle ne situata te komplikuara, ata pak njeres te afte qe prodhojme ,me te drejte na ikin me pare se ne te kuptojme se kush jane. Ne gati 30 vjete, kemi prodhuar kriminele, fajdexhinj, matrapaze, hajdute te te gjitha llojeve, nje mase aq te madhe sa , eshte e pa parashikushme koha qe mund te duhet ,qe te rije nje e filiz i ri, i pa korruptuar, me ndjenje kombetare, me moral te paster, qe ti dali zot ketij vendi. Kjo situate personalisht me ben pesimist. Nuk shoh zgjidhje radikale. Ne nuk mund te vendosim denimet kapitale per krime mostruoze qebehen ne vend,apo per tradheti gati vullgare, ndaj kombit, sepse duam te hyjme ne europe, se pa EUROPE jemi nen zero, ne europe nuk hyjme dot se nuk zhdukim dot korrupsionin, korrupsionin nuk e shdukim dot,sepse kemi kriminelet , tradhetaret e te korruptuari,qe ligjerojne, dhe na i kane lidhur duart, dhe per ate europe as qe mund ti ndeshkojme dot ne ate menyre, sa qe mund tja u heqim rrezikshmerine.ESHTE ABSURDITETI ME I MADH ZOTI KRIEMINISTER, TE PRETENDOSH TE KESH NJE PARLAMENT TE NDRYSHEM NGA AI QE KEMI PASUR KETO 30 VJET.Jemi si ai qeni qe vjen reth e rrotull ne tentatve per te kafshuar bishtin e vet. Ja sa e lehte eshte qe te lozi si macja me miun, greku, serbi, turku, apo edhe maqedoni me ne.

  5. HQ-18 says:

    Është drogë e fortë kokaina, nuk çdi çfarë flet pastaj.
    Po bi bar o i madhi ynë të flasësh kinezçe më mirë.

  6. Saimir says:

    Velicame KLUBI I RRENAVE. Kjo banserol ne cdo pike kalimi kuftar do ti clironte edhe ma demagoget qe vijne ne Shqipri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje