Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, është i zhgënjyer nga puna që po bën opozita.
Sipas tij, ajo duhet ta ketë mëndjen tek hallet e qytetarëve, jo tek pazaret e radhës me Ramën.
“Çfarë kohërash po kalojmë, sa turp për veten dhe bashkëqytetarët tanë!
Zgjidhemi dhe emërohemi për vlera morale , por qëndrojmë ose rikthehemi për handikape dhe hapësira që ligji të jep.
A do të bëhet nesër Shqipëria? A do të tregojnë dhembshuri qoftë për një moment njerëzit fuqiplotë të këtij vendi? A do të kemi sindikata? A do të kemi shoqëri civile? A do të mundet krahu përballë të jetë opozitë? Duket gati mision i pamundur ta besosh.
Durrësi është shndërruar në makthin e qytetarëve të tij. Ne durrsakëve prej vitesh na ofrohet gjithçka e shëmtuar për mrekulli. Ne në Durrës kemi komunitetin rom që e duam, ndajmë përditshmërinë me ta dhe është pjesë vitale e qytetit tonë. Dhe shpesh ju referohemi historive të tyre në bisedat tona. Dhe ndodhi kështu me një nga bashkeqytetarët tanë romë. Kur romi akuzoi gruan se e tradhëtonte, gjyqtari e pyeti a kishte fakte. I habitur romi i pergjigjet se faktet ishin brenda dhe nuk i shihte dot.
Pse çdo çështje në Shqipëri dështon dhe kanë fatin e romit?
Ka ligj që ta krijon këtë mundësi, por ama mbi çdo gjë ka dhe duhet të prevalojë integriteti dhe morali.
Sot ju duhet të ndaloni. Sot ju duhet të kuptoni se nuk do të jeni dot pushtetarë pa qytetarë.
Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e rradhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë . Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm. Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur.
Dhe për ta mbyllur “të nderuar” pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s’do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës”, thotë Kokë, që me sa duket në këtë rast është distancuar nga opozita.(TemA)
Hajdut me gjithe ato qe te rrethojne, zhdukuni nuk ju don populli!
Edhe ky injorant ishte mangut.
Në qoftë se në vitet 30 të shekullit të njëzet idetë për emancipim shoqëror dhe për të kapërcyer krizat i jepte Branko Merxhani & co, tani më të hyrë të vjeshtës së tretë 2018 ato i jep Terri &grupi!!
O ideator!! A mund ta përkthesh pak çdo të thotë kjo? “Zgjidhemi dhe emërohemi për vlera morale, por qëndrojmë ose rikthehemi për handikape dhe hapësira që ligji të jep.!!!”
Fat më tragji-komik për Shqipërinë nuk mund ta kishte parashikuar as Pashiçi në ëndrat më të fandaksura.
Këto barsaleta me romë që thua qarkullonin që në kohën e komunizmit kur vidhje rush në fermën e Spitallës.
O defiçent, por po u ..”shkund opozita nga themelet..”bi n’tokë, siç mund të bjerë ndonjë nga ato pallatet e tua me themele në ujë, pastaj ç’u pa!!.
Por si prevalon morali mbi ligjin mor “filozof” me dy fillore një foshnjore. Cili moral more eksponent !! Ai është fluid si paluze.
Haxhiu(Qamili) do ishte dhi n’poture nga të qeshmet!!
“Paska më budallenj se unë”, do të thoshte.
Mer kazmën e puno se bëhesh më fisnik o “dijetar” se njerëzit i zuri diareja dhe se halabaku nga morali dhe politika mer vesh sa ç’mer gomari nga muzika.
Ste takon te flasesh ty o te rafte kodra e currilave ne koke kur kalon aty o koke lopë. A ka ndonje shok gjimnazi te ketij personazhi te na coj te fala. Dallkauk injorant me fillore.