Basha ta ndajë mendjen, Xhafajn e hoqi PD apo vetë socialistët?! Varianti i ri: Fatmiri është viktimë e një bande, ja çfarë ndodhi brenda PS

2 Nëntor 2018, 21:36Politika TEMA

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur për arsyet sipas tij të largimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës si dhe për atë çka mendon për zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi.

Ai tha se Fatmir Xhafajn eshte viktime e nje bande ne PS, nderkohe qe vetem disa dite me pare deklaroi me triumf se ate e kishte hequr kembengulja e forte e PD dhe denoncimi i lidhjes se familjes se tij me trafikun e droges.

Kreu i PD duhet ta ndaje me ne fund mendjen dhe te vendose cilit variant ti qendroje, pasi duket sikur po e merr tashme ne mbrojtje teksa e quan Xhafajn nje viktime.

Pjesë nga intervista: 

Arjan Çani: Dimë gjë për këtë Sandër Lleshin? Kur i hapet dosja, sepse e them këtë se u mësuam aq shumë… në fillim Saimir, pastaj… 

Lulzim Basha: PD nuk është autoritet i dosjeve, dimë që është këshilltar i Ramës. Ministrat janë ekipi politik i vendit. Vijnë si pjesë e një vizioni dhe kanë si qëllim të përmbushin pritshmërinë e kryeministrit dhe të vetes, por ky bën ndryshim nga të tjerët sepse nuk vjen nga politika si gjithë ministrat e tjerë.

Atë që mund të them është që ai është vartës i kryeministrit, vjen pa përgjegjësi politike, është 100% aty si shkak i vullnetit të Ramës.

Kjo përfaqëson plotësisht kapjen e Ministrisë së Drejtësisë nga Rama, nëse me Tahirin ishim 80 me 20, tani është e gjitha në dorë të tij… pas largimit të Xhafës, është dora e Edi Ramës.

Pse e hoqi Fatmirin? Thonë se e ka sharë shumë dhe ai nuk duroi dhe iku…

Përplasje klanesh politike dhe bandash të fuqishme kriminale qëndrojnë pas tyre. Xhafa është pjesë e një klani dhe një bande. Qëndrimi i Ramës është një qëndrim i një njeriu që përpiqet të kufizojë dëmin. Ai mbrojti Dakon, sepse ai, Dako, sot duhej të ishte në burg.

Dako është një njeri i cili e ka bërë të kërcënojë Xhafën…

Çlidhje ka Dako me Xhafën?

Fatmiri, Donika, Veliu dhe një sërë zyrtarësh të lartë, po përdoren në këtë luftë të brendshme pulitke, ku nga njëra anë mbrohet Ministri i brendshëm, dhe nga ana tjetër fillon shpalosja e një dosje tjetër që mund të rrezikojë një njeri tjetër të Ramës. Ai e hoqi Fatmirin se ai nuk ishte 100% nën kontrollin e Ramës, siç do të jetë Sandër Lleshi.

Xhafa është viktimë e një bande ku bën pjesë vetë. Pra është prish pazari i hajdutëve. Rama është kapoja e kësaj organizate.

S’ke frikë nga këto shpifje?

Ai dhe policinë e mendimit të krijojë nuk e mbron dot veten nga e vërteta. Mirë është të mos trembë asnjë, se mua nuk më tremb.

5 komente në “Basha ta ndajë mendjen, Xhafajn e hoqi PD apo vetë socialistët?! Varianti i ri: Fatmiri është viktimë e një bande, ja çfarë ndodhi brenda PS”

  1. Ben says:

    Tra la la me bishta prasi,o Luli.

  2. prizem says:

    I vdes filmat me loja lufte ky “tulipani” i fishkur …

  3. Alban Dega says:

    Ky FATMIR KOQJA IKU SI NJE ZAGAR ME BISHTE NDER SHALE,E SHITI TE VELLAIN PER NJE KARRIGE LESHI PER 6-7 muej dhe prap EDI RAMA JA FUTI KARIN NE BYTH

  4. Beni says:

    Ky eshte fare budalle.Lereni te fantazoje me filma me lufte bandash e me grupe te medha armiqsh brenda partive.
    Nga tmerri qe e ka zene para dhenies llogari ne drejtesine e re per vrasjen e 4 qytetareve dhe 230 milion euro te rruges kombit i ka rreshqitur truri fare.

  5. shqip says:

    Ne shqip i thone i marre . Ne dialektin shkodran i thone : a je marresh ? Ky toroloi i Sali shkemborit eshte marrezia e madheshtise . Kuptohet qe tani edhe gaze(p)taret , bejne pyetje te dyfishte . Kane filluar edhe ata te tallen nga Pak . Kushedi ç’ben Rama me kete Lolon . U a tregon te tijve si barcaleta . Saliu nuk e vuri kot kete debil .” Sa te merren me mua e me familjen ( tribune ) time ” thote doktor mostra , me mire ve kete , dhe e ha ky ” dajakun ” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje