Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhit, ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur, por ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu.
Policia e Shtetit mohon që ngjarja të jetë fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore.
Po kështu, sipas policisë, për këtë ngjarje janë kryer të gjitha verprimet hetimore.
Deklarata e policisë
Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.
Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në web në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.
Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:
Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).
Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne webin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Statusi i Berishës
Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Zoti Berisha,jam nje punonjes policie ne Lac,Kurbin.Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22.Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave,ka prishur nje lokal,flitet dhe per te plagosur…!
Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje,por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet…Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…(TemA)
Eshte bere S. Beridha, si Shna Nuja.
Hej ty te placin trute bashke me falenderin tend.Policia te mbaje qendrim te menjhershem dhe ta pushuje nga puna informatorin e rreme
Znj Liri ! Me kujdes me ilaçet qe i jepni Saliut . Nuk e dime , i merr rregullisht apo jo . Por keto perçartje tregojne se ka probleme serioze me trurin . Sugjerojme ; qe ose te nderrohen farmaket , pasi me keto ilaçet dixhitale Po rreshket si shume . Ose nderrojini dozat . Mos i jepni shume nga ai bari i Lazaratatit . Ka dale me virus Shqupi . Shume agresiv per mendjen .
Nje qytetar dixhital .
Përse policia e shtetit humbet kohë duke iu përgjigjur shpifjeve. Të bëjë padi! Të mos bëhet objekt i lojës manipuluese që ka për synim pikërisht moslënien e njerëzve të punojnë.
Ku eshte katandisur ky shtet ku tall menderen kryeagjenti i ballaknit me imunitet te perjeteshem!Turp per zedhenesit e policise qe i pergjigjen ketij krimineli!Po ta shkruaj une kete do me pergjigjej zedhenesi i policise???????????????????????????????????????????????????????
Traplliqet ne shqiperi s’kane fund!Shteti eshte i shkermoqur perserisa nuk ka fuqi ta çoje aty ku e ka vendin doktor krimi!
kjo eshte polici konferencash e polici parcelash qe i jep pergj rob q… me te madh qe ka jetu ne Shqiperi, dhe qe e coptoi kete vend e katandissi si mos me keq, qe vdekte i falimentuar si fis e si fare
Sikur prokuroria te sekuestroje celularin e Sali Berishes qe nga koha kur kan fillu celularet do gjeni gjerat me te çuditshme ne bote dhe atehere do ta merrni me mend dhe do ta besoni kush eshte Sali Berisha .
Blackberry eshte telefoni i pare i kriminelit Berishe te cilen e ka pasur ender qy kur ishte i vogel!Kete dhurate ia realizoi CIA pas sherbimeve te vyeshme qe u beri atyre!Ate zoti Asi11 e disponojne perseri ata qe ia dhuruan pai tashme ai nuk eshte me ne detyren e nje “burri shteti” por ne pension!Rama e eshte informuar qe ai tashme eshte ne pension dhe ndaj shpesh i thote “rri he ha pensionin rehat”!!!!
edhe uen u perplasa me nje shtylle ketu ne Athine erdhi policia me tha mos ishe me shpejtesi dhe iku..prita deri ne darke se mos e jepte televizori apo policia ,dhe nuk dha gje …hahahaha…mos u merni me kete palaco burre
Keshtu u pergenjeshtua dhe xhisiela po pastaj doli qe nuk ishte bere asgje nga policia