Muç Nano: Veliaj dhe Xhafaj nuk janë budallenj, që t’i kundërvihen Ramës. Asnjë grup s’guxon ta sfidojë atë në PS, ai do largohet kur të dojë vetë

3 Nëntor 2018, 10:43Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano në një intervistë për gazetën Mapo, jep disa motive të “largim-shkarkimit” të Xhafajt.

Zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe qeveri me largimin e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm (ende të paqarta për motivet e dorëheqjes së tij), kanë krijuar disa teori mbi këtë ikje të beftë. Çfarë po ndodh brenda mazhorancës? I konsideruari si i besuari i ndërkombëtarëve detyrohet të ikë, kjo i forcon apo dobëson pozitat e qeverisjes?

Ju thoni “detyrohet”, dhe me këtë lini të kuptohet se më shumë sesa me një dorëheqje të Xhafajt, kemi të bëjmë me një shkarkim të tij. Unë nuk do ta përjashtoja një version të tillë. Mund të ketë ndodhur pra që Rama ka parë se Xhafaj po i dilte nga kontrolli me angazhimin e policisë në një numër goditjesh të forta brenda mazhorancës. Dhe ka qenë një prononcim i Ramës në një aktivitet në Myzeqe që e ushqen këtë spekulim. Ai, nga pozitat e kreut të PS-së që po shpërndante tesera partie, i tha një vajze të sapoanëtarësuar në PS se – po e perifrazoj – “qenia në një parti shoqërohet me mungesën e lirisë, me fjalë të tjera me detyrimin për të mos dalë kundër partisë e njerëzve të partisë”. Ta lëmë mënjanë faktin që kjo është një ide absurde. Dhe e rrezikshme, pasi synon të minojë raportin që njerëzit kanë me të vërtetën. “E vërteta është partia, është interesi i partisë”, -thotë Rama në thelb në këtë rast, dhe këtë e thotë pikërisht në ditën që Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen. Edhe mund të ndodhë ky lloj përkimi, por zakonisht përkime të tilla sfidojnë edhe logjikën e probabilitetit, e prandaj janë vështirësisht të besueshme.

Sidoqoftë, le të mos përjashtojmë edhe versione të tjera. Xhafaj mund ta ketë dhënë dorëheqjen edhe për shkak të një “borxhi”, në të cilin ai ishte “futur”, pasi Rama i ishte ndodhur pranë në të gjithë periudhën, në të cilën opozita po e mbante nën një breshëri të fortë goditjesh. Dhe ky borxh ishte një gjyle në këmbët e tij. Është e tmerrshme të punosh nën presionin e një borxhi. Dhe ky borxh nuk e linte të punonte, nuk e linte të godiste nga të gjitha anët, siç do t’i kishte hije policisë dhe siç do kishte dashur vetë Xhafaj. Dhe kështu ka marrë vendimin që të largohet.

Një version është edhe ai zyrtari. Me fjalë të tjera, Xhafaj u rraskapit prej këtij sulmi të madh që iu bë, dhe ka menduar të tërhiqet urtë e butë. Nuk u tërhoq në momentin kur këtë gjë ia kërkonte opozita, por u tërhoq në momentin kur askush nuk e priste. Në rrethanat, në të cilat ndodhej Xhafaj, nuk do të ishte ide e keqe për të ikur në këtë mënyrë. Sepse është një ikje, me anë të së cilës u thuhet të tjerëve: “Se kur vij në një detyrë, këtë e vendos tjetërkush (në këtë rast, kryeministri), por se ku iki, jam unë që e vendos”. Në fakt, njerëzit që kanë respekt për veten kështu sillen. Dua të them, kështu ikin. Dhe Xhafaj – këtu po jap një konsideratë timen – bën pjesë tek ata pak politikanë shqiptarë që kanë një dinjitet personal. Sidomos krahasuar me të tjerë rrotull tij. Mua më erdhi keq që ai u largua.

Si e konsideroni faktin që ish-ministri Xhafaj, vetëm katër ditë pasi dha dorëheqjen shfaqet në krah dhe në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe ish-ministri Saimir Tahiri nënkupton një rikthim në jetën politike pasi të mbyllë problemet jo të vogla që ka me drejtësinë. A po krijohen brenda mazhorancës grupime?

Rishfaqja e Tahirit është një muhabet më vete. Atij i erdhi vendimi nga Italia lidhur me procesin, ku ishte përfshirë edhe emri i vet. Dhe ky vendim e shfajësonte. Kështu që ai ka synuar të mbrohet publikisht, duke qenë se kanë qenë të shumtë ata që i kanë mëshuar idesë se “ishin italianët që e kishin hapur këtë histori”. Kështu që lëvizja e Tahirit nuk lidhet me asgjë që ndodh në partinë socialiste. Çdo spekulim mbi këtë gjë e shoh shumë të kërkuar. Kam përshtypjen se Saimir Tahiri, edhe sikur ta hedhë hallin që e ka zënë, është pa të ardhme në PS e në politikë.

Në rastin tjetër, spekulimet janë të kuptueshme, por mua nuk më bindin. Nuk ka grupe në PS. Mund të ketë ndonjë ide për të krijuar një grup, apo grupe, të caktuara anti Rama, por këto grupe do të kenë vlerë vetëm pasi Rama të largohet. Për sa kohë që do jetë Rama kryeministër, asnjë grup nuk do guxonte të shfaqej. Jo për gjë, por do të rrezikonin avenirin e tyre pa qenë nevoja. Do të ishte një ngut budallenjsh, dhe mua nuk më rezulton budalla as Veliaj, as Xhafaj. Veliaj nuk ka arsye as të ngutet, përveç të tjerash. Ai është kryetar i bashkisë së Tiranës, është i ri në moshë, dhe ka gjithë luksin të presë që fuqia e Ramës të tretet, siç po tretet.

Lind pyetja: Pse Xhafaj nuk priti ca kohë para se të shfaqej në një aktivitet politik, për të shmangur kështu edhe lloj-lloj hamendjesh? Për mua ka një përgjigje të thjeshtë: Xhafajt nuk i prishin punë këto hamendje, madje mund t’i interesojnë. Por puna është që nuk ka asgjë prapa tyre. Nuk ka asnjë përpjekje për të rrëzuar Ramën. Ky i fundit do të largohet si kryetar i PS-së, dhe si kryeministër, veç nëse humbet zgjedhjet ose nëse vendos vetë të largohet para zgjedhjeve. Çdo formë tjetër është thjesht wishful thinking.

6 komente në “Muç Nano: Veliaj dhe Xhafaj nuk janë budallenj, që t’i kundërvihen Ramës. Asnjë grup s’guxon ta sfidojë atë në PS, ai do largohet kur të dojë vetë”

  1. Lumi says:

    Llogje kavaje. Nuk dine me cfare te merren. Ikja e Xhafes dhe dalje Tahirit e cliruan poziten dhe coroditen opoziten, nuk dine cfare te thone.

    1. Skypion says:

      Kujdes fjalorin, o bastard!
      Me fjalorin rrugaceror qe po te degjeneron nga dita ne dite, ne perballjet televizive me koleget , por edhe me perfaqesues te Opozites, ti nuk e meriton te quhesh analist.
      Pyesin njerezit, pse ky degjenerim komunikativ i Muc Nanos?!
      Pergjigja ime eshte kjo: e majta qeverisese, qe ky palo gazetar e ka mbeshtetur qe ne krye te heres, duke e pagezuar si “Aleance te Qelbesirave”, dolli me te vertete e tille. Dhe, shume turperuese. Aq turperuese, sa turperon edhe kete qenef te gazetarise shqiptare. Megjithese, ne cdo skandal te saj, keto 5 vite qeverisjeje, ky edepsez ka qene ne anen e mbrojtesve, dhe ne rastin me te mire, ate te relativizuesve, te autoreve te skandaleve, degjenerimi i qelbesirave ne pushtet ka mberritur ne ate pike, sa edhe nje si ky nuk mund ta mbroje me! Dhe, kjo eshte nje arsye shume e forte per te shkaktuar nervozizem. Kjo eshte edhe arsyeja se pse ky njeri i pakulturuar, e ka leshuar fare gojen, dhe flet ne studiot televizive si rrugac.
      Mbaje gojen, o bastard!

  2. Olimpia says:

    Shume qarte Nano.Do te shtoja qe Xhafa eshte nje profesionist ne politike ne kuptimin e mire.Ai ,si edhe shume te tjere , fillimisht edhe ne PD qe vijne nga nje formim.i shendoshe edhe pse para viteve 90,kane shume here me shume dinjitet se sa te ashtuquajtur politikane te rinj por qe nuk jane vecse adoleshente te perkedhelur dhe te rrezikshem .Etalon i tyre eshte Basha por me grupin e tij te ..pionereve…disa ..femije te llastuar..te Mones si dhe ndonje qe ishte ne PS apo eshte akoma..Te jemi realiste, Rama.perfiton edhe per aresyen se brezi aktual i politikaneve vuan nga nje mungese e tmerreshme kulture , nuk kane pervoje drejtuesish por thjesht militante dhe shume prej tyre nuk udhehiqen nga idete dhe morali por vetem nga interesat.Edhe ne PS qe deri diku eshte parti moderne , nuk ka perplasje idesh.Dhe kur triumfon konformizmi , vdes zhvillimi , varroset e ardhmja.Partite moderne, edhe pse kane nje linje qendrore , jane parti plurale dhe te kritikosh do te thote te koregjohesh perpara se te kete vone .Nje nga shjaqet themelore te renies se komunizmit ishte mos korigjimi i gabimeve dhe shnderimi i pushtetit ne prone.Nderkohe per PD LSI ato thjesht nuk jane parti por grupe interesi ne sherbim te Berishes dhe Metes.

  3. sali says:

    Dhe nuk ka pse largohet ,Nuk ka me te mire se ky sot per sot.Eshte me fat Shqiperija dhe PS qe erdhi Edi Rama .e shpetoi Shqiperine nga shkaterimi e Berishizmi.Kush nuk e pranon O eshte qor o eshte i lidhur me Berishizmin

  4. Nexhat says:

    Ty ke te drejte se ty edhe Ramen Serbija u pru ne pushtete dhe vetem ajo u largone. Serbija ne qeverisjen e Rames eshte fute shume thelle besoje se kontrollone shume institucione te rendesishme. Shqipetaret e kuptojne shume vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje