Ilir Meta ulet në lisharësen e Nishanit

3 Nëntor 2018, 17:43Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

E kujtoni ish-presidentin Bujar Nishani, teksa merrte me vete një vargan makinash të Gardës, trazonte redaksitë e mediave që nisën kamerat e gazetarët me vrap, e shkoi të protestonte për ndërtimin e parkut të ri të lojrave në majë të kodrës së Liqenit Artificial. Shumëkush e kujton se ai ambjent fëmijësh ka qenë një kauzë e madhe dhe e furishme opozitare (aq sa deputetët përplaseshin me kobure në brez më policinë) dhe kreu i shtetit nuk përtoi t’i bashkohet turmës, me zellin e një kryetari seksioni të PD-së së viteve ’90. Ajo ngjitje e mundimshme dhe krejtësisht folklorike e Bujar Nishanit në një kantier kolovajsesh për kalamaj, që sot mbledh mijëra fëmijë e prindër të të gjithë Tiranës, ishte metafora e një presidence militante që kishte zgjedhur të përplasej vend e pa vend me qeverinë e majtë të Edi Ramës.

Ilir Meta zgjodhi një trajektore tjetër nga ajo e paraardhësit të tij pasi hyri në Presidencë. Pak ligje të kthyera në Kuvend, profil i ulët kur vjen fjala për t’u përzier në sherre të nxehta politike, respektim formal i protokollit të kreut të shtetit. Vetëm se…dhe ka kurdoherë një “vetëm se”, po duket se edhe Ilir Meta ka zgjedhur të kopjojë Bujar Nishanin në disa momente tejet delikate të menaxhimit të punëve të Republikës tonë të varfër.

Mbajtja pezull e dekretimit të kreut të shërbimeve dhe tejkalimi i pashpjegueshëm i afateve kushtetuese për dekretimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, e ka ekspozuar presidentin në dritën aspak pozitive të njeriut të mesazheve të koduara, të goditjeve indirekte, të shahut politik me qeverinë dhe për hir të pazareve me Ramën.

Këto orë Metën po e akuzojnë se ka bllokuar SHISH dhe Ministrin e brendshëm për hir të poltronit të kryetarit të ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Presidenti i republikës nuk ka bërë asgjë për t’i davaritur sadopak këto dyshime. Përgjigjet e tij kanë qenë në kufijtë e shpërfilljes dhe ironisë, ndërkohë që në të dyja rastet ai po tregon neglizhencë dhe refuzim për t’i qëndruar përgjegjësisë së postit të lartë që mban.

Një kryetar shteti që nuk dekreton zyrtarisht shefin e shërbimeve që nga nëntori i vitit të shkuar, apo që bllokon ministrin e brendshëm, jep sinjalet më të gabuara për këto dy institucione tejet të rëndësishme të shtetit, por edhe për partnerët që i monitorojnë nga afër. Edhe sa i kohë i duhet që të mendohet Ilir Metës për të formalizuar kreun e SHISH? Edhe sa kohë i duhet atij që të lexojë nenin 93 të Kushtetutës, i cili nuk e njeh refuzimin për firmë si një opsion. E pati provuar muaj më parë edhe Bujar Nishani rrëzimin e emrit të Fatmir Xhafajt, por u tremb më shumë sesa Meta sot, nga djegia e afatit kushtetues, pasi kuptoi që nuk mund të refuzonte propozimin e qeverisë për një anëtar të ri të kabinetit. Kushtetuta nuk e njeh konceptin e refuzimit të dekreteve ministrore!

Ilir Meta ndoshta po llogarit se do t’i bënte mirë një krizë kushtetuese me maxhorancën. Ndoshta kjo do të rriste, sipas kalkulimeve të tij politike, peshën e zyrës së presidentit, në një moment kur kreditet e opozitës zyrtare janë më të ulëta se kurrë dhe kur pushteti i Ramës po bëhet i pakontestueshëm në skenën politike shqiptare. Një intuitë krejt normale dhe e kuptueshme për një protagonist të vjetër të politikës. Vetëm se presidenti ka kapur kauzën e gabuar, për t’u faktorizuar duke shkelur ligjin themeltar të shtetit.

Duke mbajtur peng emrin e Sandër Lleshit, ai po ulet fiks në lisharësen e parkut të lojrave të Liqenit, ku pati protestuar dikur Bujar Nishani. T’i ikësh përballjes me detyrimet kushtetuese nuk është një sjellje që i ngjan Ilir Metës tradicional. Përvjedhja e këtyre orëve e presidentit i ngjan më tepër një politikani me stof të paqëndrueshëm, e jo një dinosauri politik si presidenti Meta. Ky mot i habitshëm, as dimër as verë, duket se po sjell me vete edhe sjellje të habitshme të atyre që kanë në dorë firmat dhe vulat e këtij vendi.

14 komente në “Ilir Meta ulet në lisharësen e Nishanit”

  1. niki says:

    Lisharesen apo Shilaresen

    1. Bureto says:

      Lisharse Nik, lisharse!

  2. ?????????? says:

    Minxhozi e ka qa! i mbyturi , të mbyt.
    Shpresoj ta asfiksoj Bashën, se Patozi është gati për
    marshim .Vazhdo Meta, se ke marrë të tatëpjetën .?

  3. Babale says:

    Niki ! Lisharese ! Nuk kemi ndermend te bejme dush ne shi me shilares!

  4. Virusi says:

    Bravo Minxhoz! Eshte si thua ti, pune pazaresh. I duhet nje institucion per ta mbushur me militant. Kjo eshte kultura e tij, provinciale.

  5. xhemal says:

    skender je bere i pa kuptushem i le gjerat pergjysem je gazetar i lire thuaj a derbardhe si saliu i 96,97,98 2008 2011 ,si bujar mavria s iliri i 2011 jane aksidente politike ne shqiperine e pa 90 jetes ky i fundit eshte dhe pronar i partise familjare keto figura e kane bere lemsh shqiperine kjo e fundit seshte asgje para tragjedive kombetare e cudicme kur jane keta pergjegjes kryesor dicka e keqe ndodh ,harruat vjet cadren jane keta ideatoret organizatoret e zbatuesit e nje plani djallezor per nje rremuje qe te mos zbatohej reforma ne drejtesi e cila i prek personalisht e prap kurdisin pengesa si kjo e sotmja me siguri per interesa ,keta asnjehere si kane sherbyer popullit keta gjithmone i kane vene shkopin nen nrrota ecje shqiperise

  6. njaci says:

    MUT NJERI KAK TJETRI, TE DY QELBEN NGA HAJDUTLLIKU….

  7. Niku says:

    I vleresoj shume shkrimet tuaja z. Minxhozi, por mos beni krahasime te tilla si “dinosauri politik si Ilir Meta”. E keni vleresuar shume. Per mua eshte me e sakte shprehja ” ndaloi autobuzi ne Skrapar dhe Ilir Meta u be kryeminister, kryetar Parlamenti dhe President pa asnje dite pune dhe pa libreze pune”. Ngaqe eshte njeri pa integritet ben keto gjera, kur Shqiperia ka shume te tjere qe mund ta bejne me mire kete detyre.

  8. Zani says:

    Keshtu ndodhe kure politikanet e therrasin popullin kur mbrojne interesat e tyre, populli çoroditet dhe nuk beson me asnje, ne kete rast politikanet bejne çfar te duan, prandaj kemi nje president si Ilir Meta tamam fshatar, nje opozit babele dhe nje kryeminister arrogant.

  9. Epo kur thom unë qe si Sala e Iliri janë fatkeqësia e kombit shqiptar ju nuk doni ta besoni.Mos doni një 97 tjeter për ta kuptuar se cfare antishqiptari ashte Ilir Meta? Vertete ka faj Edi Rama pmr caktimin e tij si president pot Edi e ka njofte mirë se cfare kokra e ………it ashtë e prandaj ka mendua ma mirë me e pasr te mbyllur në Presidence se me e pase nepër kembë gjithë kohen me kobure në brez duke protestuar me lsistat hajdutë.

  10. dibrani says:

    Zoti Minxhozi e me ware, vetem nje pasazh I vul vetem nje pike. Dinosaur nuk eshte dhelperak po.

  11. Hakiu says:

    Na fol per Gerdecin o Minxhoz.

  12. sopiqoti says:

    Ore djema,po presidentin tone te nderuar e kemi “..te mencur..”.lereni te ne punet e tij madhore sa te gjej anen per te plotesuar DESHIRAT e Monikes.

  13. niki says:

    Zoterinj te mesiperm fjala ” lishares” ne fjalorin shqip nuk egziston, ndersa po te shikojme fjalorin fjala shilares do te thote tundes dicka qe tunde. Fjala shilares nuk ka te beje me shiun.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje