Ilir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo tjetër

4 Nëntor 2018, 11:01Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Ilir Meta i ka kapur të papërgatitur dhe i ka shokuar të gjithë. Madje edhe ata që janë gëzuar aq shumë me mosdekretimin e Sandër Lleshit, sa po e përjetojnë si një fitore të tyren, vetëm se mendojnë që kjo i prish punë Edi Ramës.

Por edhe ata vetë duken në vështirësi për ta mbështetur presidentin e tyre, ndaj po vonojnë pak të shprehen. Jo se kanë marrë ndonjë mesazh për vetëpërmbajtje, si deputetët e Partisë Socialiste, por sepse, fjala vjen, duhet të shpjegojnë se si ka mundësi që ai dekretoi pa asnjë problem, për të mos thënë me shumë qejf, “gogolin” e mafias dhe të krimit, Fatmir Xhafa, para një viti, por nuk “u bind” dot edhe pasi u mendua gjatë për Sandër Lleshin.

Por mbi të gjitha, duhet të pranojnë se për ta Kushtetuta është si një vëllim me poezi, që çdo president që vjen e lexon si të dojë vetë, sepse ndryshe i bie që Bujar Nishani vjet, kur tha se, me gjithë se dëshirën e tij nuk e rrëzonte dot propozimn e kryeministrit, ka qenë në shërbim të Edi Ramës. 

Kurse të tjerët në qeveri po e konsiderojnë si një gjëmë që i ka pllakosur papritur kombit dhe po përgatiten për hakmarrjen finale. Përveç Erion Braçes, që foli përpara dhe pa ngritur dorën për të marrë leje, të tjerët po shtrëngojnë dhëmbët me zor që të mos e shajnë me libër shpie Presidentin, për të cilin mendojnë se vetëm i tyre nuk është.

A thua se nuk ishin të njëjtët që përpara një viti mblodhën firmat, u vunë në rresht dhe votuan në parlament për ta çuar Ilir Metën në fronin e kreut të shtetit.

Sepse atëherë “ashtu ishte një punë” dhe pozicioni i Presidentit të Republikës po shërbente haptas si kusur për një pazar më të madh, nga i cili do të rezultonin pak më vonë fitues. Kurse tani po çuditen se si ka mundësi që “prej ferrës së vogël ka dalë lepuri i madh”.

Sigurisht, që ka edhe një palë të tretë shqiptarësh normalë, që e përjetojnë me dhimbje dhe trishtim këtë degradim të Republikës.

Prej të cilës duan të ikin një orë e më parë, por jo kushdo e ka këtë mundësi. Ata nuk e meritojnë aspak këtë Shqipëri, që përveçse e pajetueshme, po bëhet qesharake dhe e paparashikueshme me krizën apo precedentin, që krijon mosdekretimi i ministrit të Brendshëm. 

Kurse, për mua asgjë në politikë nuk ndodh rastësisht, ndaj askush nuk duhet të habitet. Është thjesht një shenjë e qartë se kalbëzimi i sistemit tonë politik është duke prekur fundin dhe mbase kjo do të shërbejë diçka për zgjimin pozitiv të kësaj shoqërie.

Sepse nuk mund të kërkosh dh as të presësh normalitet në një vend ku zgjedhja e presidentit trajtohet si “dënim” për kundërshtarin politik.

Ilir Meta nuk mund të jetë sot as heroi i një pale dhe as delinkuenti i palës tjetër. Por ai është padyshim sot një prej simboleve më të ndritshme të një klase politike të zhytur në amoralitet, në korrupsion dhe abuzime me pushtetin.

Dhe si i tillë duhet trajtuar, si një produkt tipik “made in Albania”, i atyre që po qajnë dhe po gëzohen nga “burrnia” apo “pabesia” e tij e fundit.

Sepse Ilir Meta na përfaqëson sot më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht se është President i kësaj Republike të mbaruar.

PS. Për ta kuptuar më mirë këtë që po ndodh sot, po risjell atë që kam shkruar kur Ilir Meta u zgjodh President, rreth një vit e gjysëm më parë. Lexojeni vetë sa aktuale ngjan.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1420880341305198&id=660999230626650

20 komente në “Ilir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo tjetër”

  1. pjeter says:

    Te perafeson ty o Astrit Patozi e jo mua.Une e kam per ofendim te perfaqesohem nga nje individ i korruptuaR si Ilir Meta.Te gjitha manovrat qe jane bere dhe po behen, nuk kane per ta mbuluar kurre ate vidio aq te paster qe pashe une dhe e gjithe bota. Prandaj ben mire qe te flasesh per titull personal Astrit Patozi.

    1. Che Guevara says:

      Bravo Patozi,se ky eshte regjimi juaj fashist qe na prute ne vend te diktatures komuniste!
      Atehere vuanin nje grusht njerezish si hajdutet,spiunet,bashkepuntoret me pushtuesit,diversantet,hajdutet,pederastet etj,ndersa sot vuan 99 % e popullit!
      Fakti qe regjimi juaj fashist u dha mundesine nje grushti njerezish te sundojne dhe te behen miliardere,ndersa shumica nuk kane buke te hane,kjo me siguri qe ju nxjerr te gjithe juve para “pushkatimit” te popullit!
      Vazhdoni me shume sukses luften kunder fantazmes se KOMUNIZMIT,se vetem keshtu do t’i mbushni barkun popullit me buke!
      Keni 28 vjet qe po e terrorizoni popullin me gogolin e komunizmit,por harroni,qe bumerang ne koken tuaj e keni!
      E provuat ne 97-ten se cfare ju ben nje popull i tallur dhe i masakruar ekonomikisht,ligjerisht,financiarisht etj!
      Te gjithe jeni sjelle me popullin me keq se pushtuesit nazi-fashiste!
      Edhe fashistet italiane e lane nje shenje ndertimi me ministrite ne Tirane,me rruget ane e mbane vendit,ndersa ju o bandite gjithcka qe ishte ndertuar ne socializem e grabitet dhe shkaterruat!

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Shqiperia eshte katandisur si nje anije pa shprese qe endet ne mes te “trekendeshit te Bermudes”. Ne qoshet e ketij trekendeshi jane pozicionuar tre banditet e politikes: Berisha, Rama dhe Meta.

  3. Lumi A says:

    Kur ishe ti me banden tende vrasese dhe zhvatese shqipria ishte me mire apo jo o Pat e zeze me emrin Patozi. Po ik ore ppusht se jeni te neveritshem. E shkaterruuat at vend. Meta eshte hajdut dhe vrases.

    1. Fshati says:

      Cdo gje ne Albanian country eshte neveri.Ed Rama perpiqet te beje shtet por ky shtet i ngjan karit Tim kur del nga pidhi i motres se opozites…i fishkur,i lodhur ,pa energji

  4. Gri says:

    Z. Patozi!
    Mbaje gojen! Mos perdor peremron NE.
    Ne fakt ai te perfaqeson ty dhe skoten e politikaneve te degjeneruar, hajdut, introgant, pa moral! Jo ne qytetaret e thjeshte! Clidhje ka ky imeta i vetepunesuar si hajdut me kohe te plote pune me nje te papune?
    Ai duhet te largohet nga karrikja e shenjte presidentit! Jo per mod miratimin e ministrit! Por se ka nje “bindje te brendshme” te mijra qytatereve, qe ai eshte hajdut dhe intrigant dhe nuk meriton te jete president.
    Z. Patosi, tako andi bushatin! Se ishte gdhi me …
    Aty afer je dhe ti!
    Jam qytatar i thjeshte, qe me ilir meten s’pranoj te pu nje kafe! Ashtu si gjenerali!

  5. Doni me per Belulin.. says:

    Shqiperia eshte katandisur si nje anije pa shprese qe endet ne mes te “trekendeshit te Bermudes”. Ne qoshet e ketij trekendeshi jane pozicionuar tre banditet e politikes: Berisha, Rama dhe Meta.
    Pergezime per shkrimin.

  6. drejtesia says:

    Rama e beri president Ilir Meten. sipas marreveshjeve te fshehta qe kishin bere te dy , duke ngrene ngjala te lyrshme. Ai si president venes le t’i zgjidhe tani problemet me te, ne se nuk ka bere prape marreveshje me Meten qe ta zvarrisin sa me shume emerimin e ministrit te brendshem, se fundja kur Shqiperia ka Ramen,” c’i duhet ministri I brendshem….”Gjerat jane te lidhura, asgje nuk shfaqet kot. Anarkia qe solli Rama ka pagesen e saj.

  7. Viro says:

    O Patoz, me shtate uji dhe nje kos, ku qendron brilantizmi Metes? Te gjema qe beri me 700 milionet dhe te vraret ne bulevard. Meta eshte hajdut dhe nuk behet kurre I ndershem e aq me pak brilant. LSI me ane te drejtorve, vidhte shtetin ne te gjitha instancat. Jeni te gjithe ne nje tave. Jeni brez politikanesh qe u ka ardhur fundi. Edi Rama po ju heq kallain, po vjen SPAK dhe do perfundoni ne burg.

  8. kozmo says:

    ILIR META U ZGJODH ,QE TE NDIHMOJE DY KLASAT POLITIKE TE ZHYTUR NE KORRUPSION .
    ILIR METEN NUK E ZGJODHI POPULLI ,POR DEPUTETET E KORRUPTUAR , QE KANE PAZARE ME ATE . SHQIPERIA PO DEGRADON NGA FELLIQESIRAT E PARLAMENTIT . DUHET ME CDO KUSHT TE KALOJNE NE SITEN E SPK TE GJITHE POLITIKANET QE NOTOJNE NE PARA .

  9. Ergys says:

    Nuk doli nje Enver Hoxhe qe tu shperfytyronte te gjithe ju krimbat e politikes duke filluar nga Meta Berisha Rama dhe gjithe plehrave qe e shkaterruan kete vend.Keshtu do vazhdoje me keta qelbesira se asnje nuk e ka figuren e paster per te mposhtur te keqen sepse te gjithe jane te shantazhueshem nga njer-tjetri.

  10. Moralistet says:

    Majft i goditur si artikull… si gjithmone je ”objektiv” kus shkruan… Astrit Patozi.
    Astrit, qe te jesh i besueshem dhe qe te rifitosh 100% rrespektin jo vetem te demokrateve, por te gjithe Shqiptareve, duhet qe per nje here te vetme te besh ”mia culpa” te mos i tregosh Shqiptareve pasojat, por shkaqet… nga kane filluar, si kane filluar dhe kush jane shkakateret e vertete… qe per mendimin tim, eshte vetem nje njeri qe ti o Astrit Patozi kurre nuk ke guxuar t’ia permendesh emrin ne publik, por vetem privatisht dhe gjithmone nen ze, me ata njerez qe ti i dine te besuar.
    Ti do jesh i besuar, nderuar…vetem atehere kur te shpjegosh qe shkaterrimi i Partise Demokratike e i gjthe Shqiperise erdhi nga tradhetari dhe babai i te gjithave te keqijave… qe eshte ai qe te flaku edhe ty nga ajo Parti ku ti ke dhene nje kontribut te madh e qe quhet, sali ram berisha.
    Persa i perket ilir metes dhe te klanit te tij familjar lsi, nuk ka shqipatr brenda dhe jashte vendit te mos ta dij se kush eshte, perse ndodhet ne ate post dhe cfare i ka shkaktuar vendit…
    Te pershendes Astrit Patozi, me shpresen qe nje dite do lexoj nje shkrim te ngjashem po si ky edhe per shkaterruesin e vendit tim… dhe jam i sigurte qe do ja qendisesh bukur sepse ti jo vetem qe ke talent per te shkruar, por ke dhe fakte te pakundershtueshme e argumenta bindese… askush me mire se sa ty nuk e njeh tradhetarin berisha. Tregoje Veten per nje here te vetme qe je Burre.

    1. Grigor says:

      Moralist.
      Uroj qe Astrit Patozi ta lexoje komentin tend. Por ai nuk ka mender bythe ta beje ate që thua ti.

  11. BRSS says:

    ASTRIT PATOZI O KUMARXHI O PLER TA BERI MIR BASHA QE TE VURI HURIN SA PER ILIR MRTEN HAJDUTIN ME FAM NDERKOMBETARE NUK KE ÇA THUA MOR BYTHQIR SE AI DUHET TE ISHTE NE BURG DHE JO NE PRESIDENCE

  12. BRSS says:

    ASTRIT PATOZI O KUMARXHI O PLER TA BERI MIR BASHA QE TE VURI HURIN SA PER ILIR MRTEN HAJDUTIN ME FAM NDERKOMBETARE NUK KE ÇA THUA MOR BYTHQIR SE AI DUHET TE ISHTE NE BURG DHE JO NE PRESIDENCE

  13. timo says:

    Ky person është nga ata, që ndjesinë që kanë për veten, ja veshin Republikës dhe në grahmat e tyre të fundit politike, mundohen të përmirësojnë biografinë.

  14. LORA says:

    I lumi ti patoz,qe ke zgjedhur te te perfaqesoje
    like-floriri !!?

  15. Mihali says:

    Shqiptaret nuk kan te ngopur me Ilir Meten t’a shoo-in ne litar Rama e ben President !! Veni nje santazh ne popull dhe do te cuditeni se sa vota do te marr.Edhe Monika do te votoj Kundera.

  16. aleko says:

    Tu thafte goja more Legen, menduam se I kishte pese pare mend ne nate pacavureen e PD por jo, Kush na perfaqeon me ndricim , Ilir Mata <Vertet thua??? HAHAHAHA !..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje