Nga Ardian Ndreca
Mospëlqimin ndaj kandidatit për ministër të brendshëm e shprehu i pari Nishani, mungesën e të cilit do ta ndiejmë vetëm për kartolinat me urimet e fundvitit me aviona e kamiona që përgatiste me bukurshkrimin e nji zelltari të sapo-analfabetizuem.
Gjatë një mandati si president e vetmja gja kuptimplote që bani ishte heqja e musteqeve prej kajmekami me të cilat pat inaugurue detyrën. Ka edhe suksese tjera, por asht humbje kohe me folë për nji individ kaq të pakuptimtë si ai. Për shembull, në vijim të deklaratave të tija skandaloze ndaj grevës së urisë i dha fund jetës me vetëdjegie në tetor të vitit 2012 në mes të Tiranës, ish i përndjekuni politik Lirak Bejko.
Mbas tij me rradhë e morën fjalën tataloshat si Ndoka e Paloka, (mungonte pa arsye Bumçi) të gjithë këta, kontigjente idiotësh funksionalë që përdoret për raste kur s’ka shpresa me gjetë arsyena të mirëfillta kundër dikujt.
Nuk vonoi as Basha, i cili tue pasë mbi ndërgjegje suksese të mirëfillta si puna e shpenzimeve ekstra (asht eufemizëm) për Rrugën e Kombit dhe katër të pushkatuem në mes të bulevardit qëndror sa ishte ministër i mbrendshëm, s’mund të ndihet i garantuem prej nji ministri që nuk ka asnji analogji me të maparshmit.
Nuk vonuen as mercenarët e përhershëm, gazetarët e llomit mediatik të Tiranës, kollovarët e haleve partiake, njerëz prej të cilëve s’mund të izolosh as dy fraza pa i ba nji padrejtësi gjuhës dhe logjikës së diskursit.
Nuk mungoi as vetë Ilir Meta – që në nji interviste që i dha njenit prej atyne gazetarëve të insanit së masipërm, bani nji ofertë për pazar me kandidatin në fjalë, dhe njikohsisht foli me zemër në dorë tue portretizue Tahirin si të ishte tue folë për vetveten.
Gjithçka ishte e qartë tashma. Linja e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk pranohet prej mafies shqiptare.
Kërkesa e Metës për nji takim privat me Sandër Lleshin asht tipike e mentalitetit të traktativave dhe garancive mafioze nën dorë, e këtu Kushtetuta e Republikës merr flakë vetvetiut. Refuzimi i kandidatit në fjalë me u takue privatisht me Metën asht prova ma e qartë se me të nuk mund të kishte pazare të pista.
Në politikë për çdo veprim ka nji faturë. Afërmendsh, raportet që mbërrijnë dhe përpilohen në këto orë në Washington do të ngallnin prej varrit të gjithë ata që do të kishin ndonji gja me
dëshmue rreth atij që mban postin e presidentit të Republikës. Por, gjithsesi të gjallët dalin e teprojnë.
Nji faturë do të ketë patjetër, madje me afat pagese të shkurtë. Deri atëherë presidenti le të englediset me Ballirin e demokracisë, eksperienca e të cilit në luftën kundër armikut amerikan dhe përvoja e gjatë sup më sup në nji llogore me shokun Hekuran vështirë se do ta nxjerrin nga situata.
Qesharakja e çështjes ishte se Meta u shpreh se nuk kishte krijue bindje për kandidatin për ministër. Meta s’ka bindje, të asnji llojit, ka vetëm instinkte, të cilat siç dihet janë të verbëta. Bindja nënkupton nji ngjyrim etik, që s’i përket etologjisë politike shqiptare.
Refuzimi i Metës ndaj Sandër Lleshit, shprehet me vetëdije por buron prej nënvetëdijes, ai asht refuzimi me pasë nji Ministri të Punëve të Brendshme, asht dëshira me e shkri atë, shërbimin sekret, policinë, gjithçka që mund të kthehet në nji rrezik për partinë ma të fuqishme që ka Shqipnia sot, e kam fjalën për atë partinë transversale që përshkon jetën politike e ekonomike të vendit sa majtas djathtas pa qenë as e majtë dhe as e djathtë.
Të presim dhe të shohim se kush do të fitojë. Ky asht vetëm fillimi, por tashma rruga asht në teposhte dhe hovin e marrun s’e ndalin instinktet vetëmbrojtëse të atyne që mbajnë peng shtetin shqiptar.
Edhe une kam shprese se DASH tani do te pershpejtoje renjen e kryehajdutit Like dhe denimin e tij. Me pelqeu shume ky shkrim sarkastik.
Floriri & Co. Vazhdojne te tallin “menderet” me JU O POPULL !
Nuk ka as DASH as dem me brire tu nxjerri geshtenjat nga zjarri
JENI JU POPULLI, amvisat e oborrit tuaj,detyrat e shtepise
vete i kane bere gjithe civilizimet,Behini edhe ju o Shqipetare !
Hera e parë që i jap të drejtë Ardian Ndrecës. Ndërsa shumë herë më parë, shkrimet e tij ishin “fletërrufe anti-kumunistash”, sot ka folur qartë e pastër për realitetin, për atë që po ndodh tani, reagim për ditët e sotme. Dhe jo historira me fantazma 50-vjeçare, që hidhen si shashka për të mbuluar zullumet e sotme, 100 fish më të mëdha.
Se pari Ndreca eshte ARMIK i gjuhes shqipe se bashku me botuesin e TEMA-s qe lejon te botohen shkrime ne dialekt!
Se dyti Ndreca e mbron Lleshin vetem se eshte katolik e jo se eshte apo jo i afte per atre detyre!
Se treti,ndonese nuk mbeshtes Meten si politikan,por arsyetimi im qe Lleshi nuk duhet te behet minister i Brendshem eshte ky:
-Lleshi eshte pjese e ushtarakeve qe mbajti ne ushtri Berisha pas reformes ,per te shkaterruar dhe grabitur ushtrine!
Per me teper te gjithe ata qe moren poste dhe grada nga Berisha me pas ,kane dhene prova se i kane sherbyer qellimeve te tij kriminale!
-Lleshi ishte pjese e ushtarakjeve qe nuk mbro9jten dot vjedhjen e armatimit dhe municioneve dhe nuk ka prova se ai ka kundershtuar regjimin berishian per vjedhjen e tyre.
Ndryshe ai duhet te kishte dhene doreheqjen nga ushtria!
Keto nuk i beri,por pranoi per interesat e tij krimin e bere dhe me pas mori gradat dhe postet me te cilat mburret sot!
-Lleshi per deri sa nuk ishte ne gjendje te denonconte grabitjen e armatimit dhe pajisjen e popullit me ate armatim,me te cilin lulezoi KRIMI ne Shqiperi,si do te jete sot ne gjendje ta luftoje kete KRIM kur vete eshte bashkefajtor me ate?
Ushtaraket,vecanerisht ata madhore qe sherbyen ne ushtri deri me sot,duhet te hetoheshin dhe minimalisht te shporreshin nga ushtria per krimin e mos kryerjes me dashje te detyres se tyre!
Por Rama i beri keta jenicere 12 prefektet e qarqeve nje skandal i turpshem per nje shtet demokratik!
Se fundi ministrer i Brendshen,pas 2 tre tjhereve te sukseseshem,por koka turku te mafies ne opozite dhe ne pushtet,duhej tre vihej nje profesionist shume here me i mire se para ardhesit e jo nje ushtarak i rendomte,qe dikur nuk ka komanduar asnje skuader ushgtaresh per rreshtore,por ka sgherbyer thjesht brenda ne zyre!
Eshte TURP qe nje ushtarak i tille,qe pervec servilizmit ndaj eproreve nuk ka asnje aftesi tjeter,te caktohet minister i Brendshem!
TË LUMTË PENA
I ke thënë të ghitha
Po ik mor kar Shqupit
Romeo,
Mos-spastrimi i ushtrise nga te gjithe ata gjenerale e oficere, shtabe dhe komanda, perfshire Ministrin e Mbrojtjes dhe Kryetarin e Keshllit Kombetar te Mbrojtjes te asaj kohe, si dhe mosdergimi i tyre para Gjyqeve Ushtarake per tradheti te larte ndaj atdheut sepse, me apo pa qellim, nuk munden ose nuk deshen te perballen me permbushjen e betimit te tyre si ushtarake, per te siguruar paprekshmerine e ushtrise si dhe dhe zbatimin e detyrave te saj kushtetuese ne raste lufterash apo ngjarjeve te jashtzakonshme, eshte/perben ne vetvete nje akt te tradhetise se larte ndaj atdheut.
Ky akt i pashembullt i tradhetie se larte ndaj atdheut u krye nga lidershipi politik dhe shteteror i kohes, i cili mban edhe pergjegjesine penale supreme per te.
Ky lidership pervers dhe tradhetar, i ndergjegjshem per veprat penale qe kishte kryer, me nje aktmarreveshje tinezare dhe te paligjeshme pozite-opozite ne tavolinen e djallit president Berisha, ne Mars 1997, u VETEAMNISTUA, lau duart si Ponc Pilati nga masakra dhe tragjedia e firmave piramidale dhe shembja e shtetit ne 1997, njelloj sic bene edhe me grushtin e shtetit te vitit 1998, ku u amnistua armatosja totale e Selise se Partise DEmokratike si shtabi i kryengritjes se armatosur kunder rendit kushtetues, sikurseu amnistua edhe djegja dhe plackitja e kryeministrise, pushtimi i Radio Televizionit Shteteror dhe ndjekja per ta vrare e kryeministrit te asaj kohe.
Zoti Romeo,
I sjell ne vemendjen tende, por edhe te lexuesve te tjere te ketij bllogu, keto fakte te njohura e te perseritura deri ne lodhje dhe marramendje per opinionin publik, per te vene ne dukje se ti nuk mund te kesh e te perdoresh haptazi dy standarte per vlresimin e ngjarjeve dhe te pergjegjesive te asaj kohe:
Njeri standart strikt, per gjeneralet e vitit 1997 qe, sipas teje, (dhe meje), duhej te ishin para gjyqeve ushtarake dhe, qe per pasoje, Like Floriri sot, sipas teje(por jo sipas meje), ka te tagrin qe te mos i dekretoje si Ministra, edhe kur kur kane pasterti figure, apo “clearance” sic njihet, nga institucionet kushtetuese te kohes.
Dhe nje standart tjeter, te kundert nga ai i mesipermi, dmth nje standart liberal, cfajesimi dhe mospergjegjesimi, per lidershipin drejtues, politik-partiak-shteteror te vitit 1997, si autore dhe ekzekutore te katrahures dhe tragjedive kombetare te atij viti, nje lidership famekeq e kriminal, sidomos antikombetar, por qe edhe sot, per fat te keq, per nje shumice nostalgjikesh dogmatike pd-iste dhe te djathtesh ekstreme, kane si “mascot” te lidershipit te tyre, fytyren e Sali Berishes, kryepergjegjesit per shembjen e shtetit dhe te ushtrise, per kolapsin e financave dhe ekonomise kombetare dhe per frenimin e tranzicionit postkomunist shqiptar per te pakten per nje dekade.
Dhe Romeo, nga nje veshtrim i shpejte i komenteve dhe replikave tuaja ne kete bllog, duket se ti je nje nga me te flaketit dishepuj te Berishes se pandeshkuar te 1997-es, ose me mire te themi, nje nga ushtaret konseguente te asaj qe perfaqson “Berishizmi”, si kriptokomunizem, bajraktarizem, si autokraci, si kleptokraci korruptive, dhe si populizem i djathte i kamufluar me retorike antikomuniste ekstreme.
Por nese sot i ve prane e prane, per krahasim, dy portretet sociopolitike te Berishes dhe te Sander Lleshit per te votuar se kush duhet te mbetet dhe kush duhet te menjanohet me turp nga politika, do te shohesh se diferenca e votave do te jete shume e madhe, ne favor te Sander Lleshit, edhe nese ne kete votim, do te perfshiheshin votet e LSI-se se Like Floririt dhe Monika Kokemadhes, qe e kane harruar prej kohe sloganin hipokrit te tyre: me qetesi dhe me dashuri, per ta zevendesuar ne praktike me moton: me urrejtje, dhe me egersi dhe me poshtersi!
Plotësisht dakord me ju Romeo!
Jeni shumë i saktë në gjithshka shkruani.
Edhe unë kam bindjen se z Lleshi nuk është njeriu i përshtatshëm për këtë detyrë ndonëse mos dekretimi nga Meta ndodh për të tjera motive
Romeo, je i nderuar. Por eshte fatkeqesi që njerez si ty Jane me pakice ne Shqipëri.
Edhe sikur ta kesh gabim per kete Lleshin, mendimi yt racional dhe i pavarur meriton respekt.
E KE QA , MOR ZOT !! ?????????
Cfare mund te pritet me shume nga nje president qe pervecse hajdut eshte dhe personi qe afroi me politiken kriminelet dhe familjet e krimit. Pavaresisht kush eshte Sander Lleshaj, presidenti ka detyrimin te beje te qarte arsyen se pse nuk e dekretoi si minister. Dhe dikush qe ben krahasim me Italine nuk e njeh fare politiken ose eshte miop funksional. Mos dekretimi nga Matarella i ministrit kishte si arsye madhore idete e shprehura te ministrit te nominuar te cilat shkonin kunder euros dhe praktikisht do e kishin cuar Italine ne nje perballje me EU. Kuptohet qe analogjia ketu ska lidhje me cfare vendos nje president spurdhjak si ky yni. Nuk e beson kush se burri i nje te cmendure per pushtet, qe dhe cizmet te cilat i hedh drejt kryeministrit do jene te dhuruara nga nje fakir qe do te perfitoje nga pushteti, mund te perfaqesoje tashme shoqerine shqiptare e cila duhet sa me shpejt te emancipohet dhe te dale nga bataku.
Ilir Meta te qofte hera e fundit qe turbullon pseudo demokracine shqiptare! Eshte urim me beso.
Shqiperia eshte katandisur si nje anije pa shprese qe endet ne mes te “trekendeshit te Bermudes”. Ne qoshet e ketij trekendeshi jane pozicionuar tre banditet e politikes: Berisha, Rama dhe Meta. Shpresoj qe
vendi i madh, i cili ndodhet me afer trekendeshit, ta shpetoje anijen. Perndryshe jemi te mbytur.
Do ju shpetoje Lulushja e virgjer me republiken e rruges se kombit.
Shqiperia eshte katandisur si nje anije pa shprese qe endet ne mes te “trekendeshit te Bermudes”. Ne qoshet e ketij trekendeshi jane pozicionuar tre banditet e politikes: Berisha, Rama dhe Meta. Shpresoj qe vendi i madh, i cili ndodhet me afer trekendeshit, ta shpetoje anijen. Perndryshe jemi te mbytur..
Ndreca,ke shkruar shume qarte,edhe pse nuk ke dashur ti permbahesh gjuhes letrare.Gfjithesesi me pelqen sepse je lakonik,ke stilin migjenian ne pershkrimin e presidentit me absurd qe gjendet mbi toke.Si rregull diktatore apo presidente vjedhin apo rrembejne pasurine e shtetit kur largohen nga frika e popullit ,ky i yni behet president per te ruajtur ate qe ka vjedhur.Eshte kjo aresyeja qe i pari minister i brendeshem ushtarak pa te kaluar politike refuzohet ,megjithe perkrahjen amerikano gfjermane qe gezon .Dhe me e cuditeshmja eshte argumenti i mosdekretimit…nuk jam i bindur..Eshte normale ,Meta nuk ka per te firmosur asnje kanditat qe rrezikon Berishen dhe Meten.Nderkohe llumi i medias Zheji me shoke apo i drejtesise Gjata dhe banda argumentojne se ..kandidati nuk ka histori politike,eshte nje zyrtar i thjeshte.E pra injoranti Noka ishte nje …intelektual klasi i zyrave serbe..dhe kishte garanci per Meten..Kohe te cmendurish qe po shkelin me kembe nje popull te tere.Nderkohe ne SHBA ne demokracine me te zhvilluar ne bote ushtarakeve u besohen jo vetem dikasteret e sigurise por shume here edhe ato te jashteme,te doganave,te financave etj.Por ne jemi bote tjeter.Rama mund te beje nje lebvizje te papritur,ose ta marre vet Ministrine e Brendeshme dhe delegoje Lleshin si zevendes te pare ,ose te propozoje nj figure tjeter ushtarake me te forte se LLeshi.Te shikojme si do reagoje Meta dhe cikagojanet e trustit te krimit yte Berishes dhe te tjeret,tye te gjitha ngjyrave.
Sejcili ka të dretë ta lexojë sipas bindjeve të tij, veprimin e Presidentit #MetaKryemadhi, dhe unë e lexoj sipas bindjeve të mija!
Ky veprim i #MetaKryemadhit mua më bënë të shohë atë që askush nuk e sheh! Unë shoh se faji për këtë çmenduri “PA KOMENT” të Presidentit nuk është i tij por i #EdiRamës! Kjo për arsye të thjeshtë, sepse ishte pikërisht vendimi i Edi Ramës që e shpëtoi një “PESHK TË MADH” duke e marrë nga “rrjeta e peshkatarit” për ta bërë President!
Tani është shumë normale që Presidenti të ketë kujdes të mos bie edhe njëherë “në rrjetë të peshkatarit”, aq më pak që atë ta bëjë me dorën e tij, të zgjedh “peshkatarin më të aftë” në rrjetën e të cilit do ishte pikërisht #MetaKryemadhi që do binte, si “PESHKU I PARË DHE I ARTË”! Prandaj nuk dua as “KËK e as MËK” nga analistë, gazetar aq më pak nga qeveritar dhe pushtetar të #EdiRamës!
#MetaKryemadhi janë në rolin e tyre dhe askush s’ka të drejtë t’i fajësojë ato për kujdesin e tyre të mos bien pre e “PESHKATARIT”, që do e zgjedhin me dorën e tyre!
Maja e destruktivitetit antikombetar te kusarit me bllok ne dore,per mua,ishte intriga me yshtje sllavo-orthodokse e cadres gabele tremujore te 2017-es,frytet me te “embla” te se ciles i mori mjeshtri i prapaskenes like-floriri.
Ngulja e tij ne fronin presidencial e garantoi nisjen pa ndalese ne teposhte ,,,e cila edhe me ngjitjet e tij ne male beharin qe kaloi ,nuk ka te ndalur.Fundoma e fronit aktual presidencial eshte krejtesisht e pamundur t’i fshihet kredos se tij mizerje ne publik,neverise dhe revoltes ne rritje kunder kesaj figure krejt te degradume ,pergjate tere tranzicionit rraskapites.Per kete e cmoj strategjone frytdhenese te Kryeministrit Rama.Qendrimi dinjitoz i Sander Lleshit,qe nuk u qas per te bere pakt me djallin,e pershpejton teposhten e lesh-e-listit te pa-pare.
Respekt Ardian Ndreces per thellesine analitike te ketij shkrimi dhe per gegnishten vibrante ,me te cilen vjen tek lexuesi.
Po ky Ndreca eshte bashkekohes i Pjeter Bogdanit ???Duket sikur artikulli eshte shkruar ne vitet1460-1650.
Të presim dhe të shohim se kush do të fitojë. Ky asht vetëm fillimi, por tashma rruga asht në teposhte dhe hovin e marrun s’e ndalin instinktet vetëmbrojtëse të atyne që mbajnë peng shtetin shqiptar.
Po vertete te presim e te shohim.
Mafia qe ka zaptuar shtet-pushtetin i ka ditet e numeruara.
Fara e keqe komuniste e vetquajtur rilindje duhet zhdukur sa me shpejt.
E ke qare, sidomos pershkrimin e Anal-isteve gazetare. Meta duhet shkarkuar!
O “Eri”! Shkrimin e” PjeterBogdanit” (Ndreces)…e kupton ashtu si duhet …”Hamza Kastrioti” i Skraparit, alias Hajdut Meta!
Likja është një hajdut si gjithë të tjerët.
Por i duket vetja i zgjuar.
Për interesat e vet do të uli Edin ne tavolinë e ti mari diçka ….
Për të na vjedhur Ne.
Ne jemi të humburit e kësaj telenovele.
Vazhdoni e votoni o njerëz …
Ky êshtë realiteti.
Per derisa ne klasen politike janë ende Berisha&Meta Co, Shqiperia nuk do ecë kurrë përpara!
Artikull mese i lexueshem…shyqyr zotit paskerka akoma mendje te mençme
Te lumt penda
Ceshtja lleshi eshte pasoja,shkaku eshte bashkpunimi I forcave politike per te penguar hyrjen e Shqiperise ne historine moderne te ndertimit te shtetit te se drejtes.Kaosi I postkomunizmit investoi ne pasurimin e paligjshem te politikes duke dhunuar pronen private dhe shtetrore .Duke u bere tashme pale me krimin metastazat e kancerit kane perpire cdo qelize te shoqerise ,kane kaluar cdo limit,.Do te duheshin qindra S.Lleshi te thyejne rethin e problemeve,do te duheshin gjithe shqiptaret te kuptojne se nuk vazhdohet keshtu,nuk mund te vrapojne pa mesuar te ecin.S per z.Meta eshte pa dyshim figura politike me e urryer dhe e neveritshme e te gjitha kohrave.flm per shkrimin .pelqej nderthurjen e dialectic verior ne gjuhen shqiptaret.
Ka nisur numrimi mbrapsht.