"Pedonalen e ndërtoi Basha", ish-ministri i Berishës nxjerr blof "spikeren" e PD: Mos gënje, ishte Rama kryebashkiak

4 Nëntor 2018, 18:16Politika TEMA

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango në kohën e qeverisë Berisha dhe zëdhënësja e PD-së janë përplasur në facebook, në lidhje me projektin e ndërtimit të pedonales.

Zëdhënësja e PD tha se pedonalja e parë u ndërtua nga kryebashkiaku Lulzim Basha kur ai ishte kryetar i Bashkisë.

Ndërkohë i mënjëhershëm ka qenë reagimi Pangos, i cili sqaron se projekti ka qenë i ministrisë së Kulturës, kur ai drejtonte këtë institucion dhe kryetar bashkie ishte Edi Rama.

“Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha.

Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.

Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës, nuk e bëra une, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe une si Minister.

Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten”, sqaron Pango.(TemA)

1 komente në ““Pedonalen e ndërtoi Basha”, ish-ministri i Berishës nxjerr blof “spikeren” e PD: Mos gënje, ishte Rama kryebashkiak”

  1. shqip says:

    Mos ja fusni kot , “Lyli e beri ” . Madje ai ne gerrhime e siper beri edhe Tramin . Eh sa Pune ka bere Lyli s’mbahet mend . Ja thoni ju , mbahen mend te gjitha endrrat kur fle me gerhima ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje