Ka një hendek të thellë midis perceptimit publik mbi të ardhurat financiare të deputetëve dhe vetë mendimit të deputetëve.
Anketimet e zhvilluara nga ISP në dy grupimet, – tek deputetët dhe tek qytetarët votues japin të dhëna kundërshtuese: shumica e deputetëve mendojnë se kanë trajtim financiar shumë më të vogël sesa praktika e vendeve të tjera dhe në raport me punën që bëjnë, kurse shumica absolute e qytetarëve të anketuar mendojnë se deputetët kanë përfitime më të larta financiare sesa kontributi që ata japin dhe puna që bëjnë.
Megjithatë, pakkush nga qytetarët e di sesi funksionin sistemi i pagesës për deputetët: faktikisht pagesa llogaritet mbi disa kategori, – pjesëmarrja në komisione, pjesëmarrja në seanca, përfitimi i bonusit për udhëtimin dhe strehimin, trajtimi telefonik, ditet, etj, për rrjedhojë nuk ka një pagesë fikse për deputetët. ISP ka raportuar edhe në janar e shtator 2018 për rastet e deputetëve që deklarojnë se nuk kanë banesë në Tiranë dhe për të cilët shteti paguan për strehimin e tyre.
Numri i tyre është i vogël, kryesisht deputetë të rretheve të largëta, por gjithsesi midis tyre ka pasur e ka deputetë që de facto kanë jo vetëm kanë banesë në Tiranë, por kanë edhe banesa luksoze. Në një rast, një prej deputetëve që ka deklaruar se nuk ka banesë në Tiranë, ka bërë regjistrim në një nga emisionet më të ndjekura televizive, duke treguar me detaje edhe të dhënat e banesës private, e cila “zyrtarisht” nuk ekziston.
Gjithsesi, lista e pagesave të deputetëve tregon se deputetët “më të rëndësishëm” që kanë poste të larta politike dhe parlamentare dhe që mbajnë peshën e aktivitetit parlamentar, në fakt përfitojnë pagesa më të vogla financiare sesa një numër deputetësh anonimë, të cilët figurojnë në listën e deputetëve me nivel më minimal angazhimi parlamentar.
Në tabelën e mëposhtme ne kemi listuar vetëm 16 deputetët më shumë të paguar dhe 16 deputetët më pak të paguar në parlament gjatë sesionit të deritanishëm, për periudhën janar – shtator 2018. Sic shihet në tabelë, por siç rezulton edhe nga të dhënat për të gjithë deputetët, drejtuesit e parlamentit dhe të partive kryesore politike kanë përfitime financiare shumë më të pakta sesa 50% e deputetëve të Kuvendit.
Disa prej tyre “kompensohen” me funksionin zyrtar, posedimi i zyrës apo mjeteve të tjera të aktivitetit parlamentar, sidomos drejtuesit e Kuvendit.
Një pjesë ka edhe poste në partitë respektive dhe “kompensohet” me infrastrukturën e saj, por në tërësi trendi mbetet i njëjtë: deputetët më të paguar, nuk janë deputetët më aktivë në parlament dhe gjithashtu, deputetët drejtues në komisione dhe funksione parlamentare, gjithashtu nuk janë deputetët më të paguar.
Të dhënat e ISP janë marrë bazuar në monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë, projekt që nisi më 2016 dhe do të vijojë gjatë gjithë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të rritjes së transparencës publike, ka miratuar në shtator 2018 vendimin për të publikuar online të ardhurat mujore të deputetëve.
Ky vendim konsiderohet një zhvillim pozitiv, për shkak se gjatë sesioneve dhe viteve të kaluara ka qenë thuajse e pamundur të merren në kohë dhe me detaje, të dhënat mbi pagesat mujore të deputetëve, pavarësisht ekzistencës së ligjit mbi të drejtën e informimit.
ISP ka adresuar një numër të madh kërkesash gjatë periudhës 2016-2018, pjesa më e madhe e të cilave ka marrë përgjigje të pjesshme ose mohuese, ndërkohë që praktika e ri i jep zgjidhje përfundimtare kësaj problematike dhe plotëson një standard formal të parlamenteve në të gjitha vendet anëtare ose kandidate për në BE.(ISP)
Nje pyeteje prej budallai, per Redaksine e TEMA-s (ju kerkoj paraprakisht te falur)
Keto shifrat e listes jane me leke te REJA apo te VJETRA?
Po qe se jane me leke te REJA, atehere te na rrojne sa malet TE GJITHE DEPUTETET, pa perjashtim, TE TE GJITHA PARTIVE.
O gazetar!
Na sqaro dicka: keto rroga te paraqitura ne tabele,jane vjetore apo mujore?
Po te jene mujore,keta qenkan grabitqaret me te medhenj (si ata me rroga te medha ashtu dhe ata me rroga te vogla).
Po te jene vjetore (qe sma merr mendja) ketyre duhet ti shkoj te shtepia emisjoni “Shqiptaret per Shqiptaret”
Ju lutem,dua nje pergjigje!
Kujtesa, ne tabele shkruhet mujore, po pyetja eshte ne leke reja a te vjetra? Se po qe ne te reja, atehere t’ua leme Shqiperine ketyre.
kush merr mungese ne pune ka te drejte rroge?
se opozita ka muaj qe nuk vete ne pune (parlament) kush i paguan ata????????