Precedenti “Lleshaj” dhe një sugjerim me kurban për zgjidhjen e krizës

5 Nëntor 2018, 09:05Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Teksa lexoja një postim të ish- kryeministrit Berisha, i cili i dilte krah vendimit të Presidentit Meta për të refuzuar kandidaturën e propozuar për ministër të Brendshëm pa shkaqe të arsyeshme, ndonëse në shkelje të Kushtetutës, por vetëm në bindjen e zotit Meta; duke lexuar një lajm se kryeministri Rama i kishte kërkuar të tijve që të mos reagonin ndaj Presidentit; duke parë edhe hapin e Kryeministrit për të pranuar një takim me Presidentin, thënë të gjitha këto, për një çast hyra në imagjinatë dhe e solla të njëjtën situatë por në role të kundërta, pra, sikur kryeministër të ishte Berisha dhe president një përfaqësues i Partisë Socialiste.

Refuzimi për të dekretuar kandidatin për ministër do konsiderohej as më pak e as më shumë por Puç Kushtetues dhe pa humbur kohë do të fillonte mbledhja e firmave të deputetëve për të kërkuar shkarkimin e tij. Duke qenë se kjo nuk do të ishte e mundur për shkak numrash në Kuvend, do kalohej në një sulm verbal, si nga faktori politik ashtu edhe ai mediatik. Çdo një orë do kishim konferenca shtypi ku ofendimet kundrejt Presidentin nuk do të mungonin. Përpara zyrave të Presidencës do kishte çdo ditë militantë që do kërkonin dorëheqjen e Presidentit, bile, ata do bëheshin barrikadë që ai të mos hynte as në Presidencë. Fundja, garda dhe policia janë nën urdhrat e qeverisë dhe nga cilët do merrnin urdhra këto forca të ndërhynin?!

Denoncimi i këtij akti do kalonte padyshim edhe kufijtë e Shqipërisë. Presioni do të ishte aq i madh saqë Presidenti nuk do të kishte mundësi as për kompromis, sepse pala e mazhorancën assesi nuk do pranonte të ulej në bisedime me një puçist kushtetues. E vetmja alternativë  mbetej dorëheqja.

Nëse mendoni se në këtë rast po shoh ëndrra me sy hapur ju them vetëm të ktheni pak kasetën e ngjarjeve të 21 janarit 2011 në marrëdhëniet Qeveri-Presidencë, dhe do të më jepni të drejtë në të gjithë skenarin që kam parashtruar më lart.

Tani le të kthehemi në realitet pasi dua të ndalem në dy çështje.

Së pari, vendimi i Presidentit për mos dekretimin e kandidaturës së Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, jo vetëm që nuk ka precedent pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur me vendim të unifikuar që Presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për dekretim, por mbi të gjitha, ky vendim krijon tashmë precedent.

Precedenti i krijuar artificialisht, është tejet i rrezikshëm, pasi ministrin, nga atribut ekskluziv të kryeministrit, e kthen në një vendimmarrje të përbashkët, pra konsensuale, Kryeministër – President. E drejta e kryeministrit për të qenë i lirë në vendimmarrjen e tij në përzgjedhjen e ministrit, ka rënë automatikisht me vendimin refuzues që ndërmori Presidenti. Precedenti “Lleshaj”, në rastin më të mirë duhet konsideruar një lajthitje presidenciale për të cilën duhet të bëhet kurban (me dorëheqje) këshilltari Ligjor i Presidencës.  Duke njohur frymën tolerante të Ramës në këtë rast, ky do të ishte kompromisi më i mirë. Presidenti Meta nuk duhet të tregojë muskuj në këtë rast, sepse nuk është ky rasti për t’i bërë presion Qeverisë. Ia njeh ligji këtë “presion” në rastet e Drejtorit të SHISH-it, Kryetarit të KLSH-së, apo Guvernatorit të BSH-së, por assesi për ministrat.

Çdo avancim në këtë drejtim, pra nëse Presidenti nuk tërhiqet dhe tregohet refraktar, na jep të drejtën të mendojmë se kemi të bëjmë me një dashakeqësi të tij për të krijuar me ndërgjegje e vullnet të plotë një krizë të rëndë institucionale. Kjo krizë e provokuar kaq tinëzisht e penalizon edhe më rëndë Presidentin i cili, po me Kushtetutë, qëndron mbi palët dhe përfaqëson unitetin e popullit.  

Së dyti, nga burimet e shtypi po thuhet se kryeministri Rama ka një plan “B”, ku zotin Lleshaj do ta emërojë zëvendësministër të parë të Brendshëm. Nga ajo që unë di, është se zëvendësministri e përfaqëson dikasterin në mungesë të ministrit dhe me delegim të tij, në mbledhjet e qeverisë dhe në komisionet parlamentare. Nuk di ndonjë rast që zëvendësministri ta ketë përfaqësuar dikasterin në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancave plenare kur ministri ka qenë me shërbim jashtë vendit. Aty marrin pjesë vetëm deputetët dhe ministrat që betohen përpara Kuvendit. Pyetja që lind është se si do të përfaqësohet ministria e Brendshme në Kuvend? Duke mos pasur mundësi përfaqësimi, cili do i mbrojë politikat e kësaj ministrie në seancë plenare? Mungesën e ministrit mund ta zëvendësojë vetëm kryeministri, por ai kështu kthehet në zëdhënës ministrie. Në këto kushte, do krijohej një vakuum i dëmshëm nga mos përfaqësimi duke e nxjerrë zbuluar këtë dikaster të rëndësishëm në përballjet e egra politike në sallën e Kuvendit.

Si përfundim, ngado që ta rrotullosh, e vetmja zgjidhje është tërheqja e Presidentit duke bërë kurban këshilltarin e tij ligjor dhe dekretimin e zotit Lleshaj në detyrën e ministrit. Çdo tërheqje e kryeministrit thjesht do e certifikonte precedentin”Lleshaj” si një normalitet kushtetues, gjë që në të ardhmen do ta kthejë në një normalitet parlamentar ku, përbërja e qeverisë nuk do të jetë më vullnet i kryeministrit dhe mazhorancës parlamentare, por i orekseve të presidentëve të radhës.(TemA)

7 komente në “Precedenti “Lleshaj” dhe një sugjerim me kurban për zgjidhjen e krizës”

  1. Kalec Dega says:

    Ju anali stat e Albanistanit…nuk thoni qe eshte shkelur kushtetuta dhe kjo shkelje apo”precedence” duhet tie sqarohet ne Parlament dhe jo me dyer te mbyllura si ne cader midis Ramutit dhe Floririt.

    Ju o legenat e Albanistanit nuk na thoni perse Edvin Ramuti beri President Ilir Floririn dhe e quajti me vone me te mirin qe ka Shqiperia.Po shiksin pse nuk e dekreton dhe pse nuk u ngritet si zagare edhe per kete shkelje?

  2. Alban.ny says:

    Jo, ka dhe nje zgjidhje tjeter, i dashur Altin: Kryeministri te beje nje riorganizim te kabinetit. Disa ministra aty ta shpifin, dhe Rama duhej t’i kish hequr me kohe.
    Ashtu zgjidhet dhe problemi i MB dhe Gjeneral Lleshit.

  3. joel shkodra says:

    Po pse kushtetuta i le 7 dite Presidentit per te vendosur per ministrat? Po te ishte se nuk mund te thote “jo”, atehere perse duhen keto 7 dite? Mjaftonin 24 ore – bile jane shume: duhet ta firmose sapo t’i shkoje propozimi.

  4. Lennard says:

    Sygjerim dashamires dhe i pershtatshem per Momentin,po Like Floriri nuk ha Pyke.E ka koken me qoshe dhe nuk i hyn kollaj mendimi i shendoshe se i b4en Rikoshete.

  5. TITI says:

    O LIRO KETE RADHE EDI DO TE SHKERDHEJN MIR FARE MOS U MERAKOS SEME VON DO TA FUSI DHE FBI QE TE VEJ TAMAM OKOPILI I SKRAPARIT

  6. TITI says:

    O LIRO KETE RADHE EDI DO TE SHKERDHEJN MIR FARE MOS U MERAKOS SEME VON DO TA FUSI DHE FBI QE TE VEJ TAMAM OKOPILI I SKRAPARIT

  7. TITI says:

    O LIRO KETE RADHE EDI DO TE SHKERDHEJN MIR FARE MOS U MERAKOS SEME VON DO TA FUSI DHE FBI QE TE VEJ TAMAM OKOPILI I SKRAPARIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje