“Ndëshkimi i të fortëve”, Xhafaj: Nuk është show, por përballje reale me krimin. Rezultatet flasin vetë

5 Nëntor 2018, 15:17Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar operacion “Forca e ligjit në territor”, ku sot u bënë publike rezultatet e javës së fundit.

Në një postim në rrjetet sociale Xhafaj thotë se  “Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit dhe se në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga!

Më tej Xhafaj bën me dije se sky operacion nuk është një show, por një përballje reale me krimin.

“Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës.

 Operacioni “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit.

 Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga!

 Rezultate që flasin vetë.

Shifra sa për 1000 fjalë?

Daullexhinjtë avazin??

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s’është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin.

Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë.

 Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë #ForcaeLigjitnëTerritor?”- shkruan Xhafaj në Twitter. (TemA)

2 komente në ““Ndëshkimi i të fortëve”, Xhafaj: Nuk është show, por përballje reale me krimin. Rezultatet flasin vetë”

  1. Mikel says:

    Duhet te arrini te Likja Basha e Berisha.Po i pari te Likja se ai eshte marre personalisht me Balilin.

  2. kozmo says:

    OK , ta vlersojme shume luften ,por perse u largove nga fushbeteja ????? ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje