Edi Rama: Që prej së shtunës kemi një problem me Ilir Metën, që nuk e kupton se ato që i çoj unë thjesht duhet t’i dekretojë

6 Nëntor 2018, 10:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne në sallë kemi votuar për Ilir Metën si President.

Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhet ta zgjidhnim presidentin e shtatë të Republikës.

Që kur hyri në Presidencë pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI-së e ka justifikuar plotësisht votën tonë: ka respektuar Kushtetutën dhe ka peshuar fjalën.

Por, qysh prej të shtunës mbrëma kemi një problem me Presidentin të krijuar nga Presidenti”, tha Rama.

“Nuk e ka të drejtën askush që të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama tha në Kuvend se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë që të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”.

“Kushtetuta i ka të përcaktuara qartë të 12 kompetencat e Presidentit. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për t’i refuzuar propozimet e kryeministrit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi, pasi lexoi letrën e refuzimit të Metës:

“Presidenti nuk ka krijuar “bindjen e plotë” ka thënë dhe nuk i përgjigjet dot pozitivisht propozimit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ministër që nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë”.

1 komente në “Edi Rama: Që prej së shtunës kemi një problem me Ilir Metën, që nuk e kupton se ato që i çoj unë thjesht duhet t’i dekretojë”

  1. spartak says:

    Pse çuditesh e bën të habiturin e të pa diturin o zoti Rama . A nuk qe ky Ilir Meta , që pasi e zgjodhët Ju me shokët president , la nam duke luftu si i shkalluar për partinë . Ai nuk është budalla . E din mirë që Partia e bëri pasha . Edhe tani , veprimet e tij , bien era pazare partie . Ai i bën me idenë ti eci sa ti eci , sepse i duhen për kapitale politike partiake për nesër . Edhe pas 15 vjetësh ( e jo pas 5 vjetësh ) sikur të mos jetë president ai e shikon veten , tashmë jo vetëm tek LSI-ja por edhe si Lider grupimesh politike kundërshtare me ju . Këtë nder , si qokë , ja ka bërë Sala , duke lënë akoma në krye të PD-së Lul karafilin .
    Pra . Iliri , që kur u zgjodh punoi e do vazhdojë të punojë për partinë . Din me i kamuflu gjërat me kujdes e marifet , por mos të duket gjë e re dhe sikur shfaqet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar .
    Jeta është llogari , Olimbiiii .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje