Rama: Gjithçka mund ta përballoj, përveçse një president qesharak. Zyrtarisht Sandër Lleshi do drejtojë Ministrinë e Brendshme, Meta ka kohë ta bluajë edhe pak

6 Nëntor 2018, 10:32Politika TEMA
Rama: Gjithçka mund ta përballoj, përveçse një

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se Ilir Meta ka ende kohë të ndryshojë mendje për Sandër Lleshin, edhe pse tashmë afati ligjor ka skaduar.

Ai ndërkohë, duke komentuar fjalët e njerëzve të Metës, se ky i fundit po e sfidon, tha se nuk do të donte ta besonte këtë, pasi nuk mund ta pranojë një president qesharak.

“Përmes një gazetari në një klub, mora vesh se mbrëmë paska hedhur dorashkën e sfidës.

Mos qoftë ajo që unë ende nuk e besoj që ma kanë dëgjuar veshët në takimin me të, madje pranoj që të kem probleme me veshët, sesa të pranoj atë që më ka thënë vetë ai dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura a të hapura, a me ne a gjysmën e familjes sonë politike në Kuvend, gjithçka që e ka mbajtur përmenda me shumë gjasë pa arritur dot në sy, por mos qoftë ajo që ma ka thënë mua.

Gjithçka e pranoj, por një president qesharak nuk e përballoj dot.

Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën.

Sot të votojmë shkarkimin e Xhafës, që e falënderoj për bashkëpunimin, më pas votojmë në qeveri ministrin e Brendshëm, si zv.ministër, që e refuzoi presidenti, dhe do t’i japim presidentit kohë që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por edhe vetes”, tha Rama.

Kryeqeveritari gjithashtu paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit:

“Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë. Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare. Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave”.

“Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e presidentit dëshira dhe durimi që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim.

Ky është moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm.

Uroj me gjithë zemër që kjo të mos bëhet një qëllim që shkon përtej dekretimit të Sandër Lleshit”, vijoi Rama.(TemA)

25 komente në “Rama: Gjithçka mund ta përballoj, përveçse një president qesharak. Zyrtarisht Sandër Lleshi do drejtojë Ministrinë e Brendshme, Meta ka kohë ta bluajë edhe pak”

  1. vang says:

    Ku je o Zheji per ”marrveshjen”qe ka sprapsur Ramen?.PI nje kafe tjeter te shikosh filxhanin,se per analist u pa puna.

    1. Kalec Dega says:

      Ky Rama sa vjen dhe me qesharak behet.Spektakurare si ja futi Presidenti qe vete Rama zgjodhi vet!

      Ky veprim i fundit si nga Floriri si dhe nga Rahm uti tregon qe keta spejrd hin per Kushtetuten e Shqiperise.

      1. bureto says:

        Meta nuk do të guxonte kurrë, ashtu si Nishani, që të mos dekretonte ministrin, sikur mos ndodhemi në mungesën funksionale të Gj.K. Ai ka aq eksperiencë politike që ta dijë se neni 98 i Kushtetutës nuk lë ekuivok për interpretim sipas qejfit të presidentëve, në këtë rast të Metës. Po ai bëri një gjest ‘force’ për të testuar se deri ku mund të shkojnë gjërat, por edhe për t’u dhënë zemër të tijve apo aleatëve të momentit se ai do t’u jetë në krah në aksionet e tyre politike.
        Por arsye më afër realitetit mund të jetë bashkërendimi i forcave për të rezistuar presionin nën të cilin mund të ndodhen nga krijimi i organeve si SPAK dhe BKH, të cilët, jo vetë atyre, u kanë prishur gjumin. Dhe dihet se çfarë bën njeriu kur është në panik. Vret edhe veten, edhe pse ndoshta thellë thellë nuk e kërkon këtë. Gjithsesi janë përpjekje të dëshpëruara dhe në një mënyrë apo tjetër do ta futin bishtin nën shalë, pavarësisht sofizmava të anal-istave ala Zhej, Gjata, Bushati, Lela, Qimpeka e co. dhe parapolitikanëve mjeranë të sojit basha, vasili, paloka, salianji, noka etj, me në sfond ujqërit pa dhëmbë, qytetarindigital dhe presidentin ‘socialist’ në detyrë.

  2. epo kjo bela says:

    Rame e zgjodhe vete president… prandaj kerko ndjese, boll me llafe koti

    1. Zigur Qarri says:

      Perse duhet Presidenca atehere,kur shperfillet dhe denigrohet nga Kryeministri?!Perse nuk propozoi Rama per Minister te Brendeshem
      nje militant te PS-s,ashtu i ndodh kudo ne politiken e nje qeverie?Ka frike se peson te njejtin fat si dy te paret,sepse te gjith”rilindasit” jan
      te inkriminuar?Sa mund te ndjehet Rama fajtor qe “rilindja” ka kaq shume te inkriminuar,aq mund te ndjehet qe ishte pikerisht ai qe e beri
      Meten President.Ilir Meta i pergjigjet po me te njejten monedhe poshtersis se Rames,por ama shkaktari kryesore per kete krize institucionale,
      eshte drogaxhiu arrogant Edvin Rama,qe i ka vene tritolin Shtetit shqiptare.

  3. ina says:

    A do na lere rehat ky meta apo jo? Boll me me keto karagjozlleqe, se shqiperia s’eshte pazar, kete e dua, kete s’e dua. Po dhe ne se duam Meten!

  4. ????? says:

    Sandër Lleshi s’është ndonjë gjeni.,ndaj Kryeministri Rama të mos nguli këmbë. Presidenti Meta ka të drejt. Kjo detyr ju besohet të gjithve dhe jo të gjithëve.

    1. WOW says:

      Nga e ke mare biografine e Sandrit, nga Shqupi, nga Salehu dixhital? Oh, je ne rruge te drejte …

  5. edvin qameti says:

    presidentin qesharak duroje se e zgjodhe vete po ne pse duhet te durojme nje kryeminister psikopat. po sme besut mu pytni Mero Bazen ,ai i ka nxjerr kartelat

  6. ggg says:

    Plaka Shaniha e lagjes sime theshte: ” u be dhe muti maces per ilac”. Kete duhet te dinte edhe Ram corapekuqi: Maloku i dale nga jataket e kashtes plot pleshta nuk mund te qyteterohet as me nje brez as me dy breza sado para apo flori te kete. Dhe ja ku i ka parasysh te dy: Nje nga vrimat e Skraparit dhe nje nga te Vucidolit.

  7. DINGO says:

    Po Urime Gjeneral Sander Lleshit se eshte nje njeri i denje per Punen .
    Po ate president qe kapi me nje dore 700mije euro pse e mban akoma o psikopat,rrezoje dhe fillo te fusesh disa brenda se do i kesh perpara dhe do te nxjerrin probleme.Arresto klanin e qenit serb,hajdutit nga skrapari,dhe kelyshet e fatos pijanecit qe te marre pak Fryme populli se e mbytet keni 28 vite.

  8. Viro says:

    Cfare dorashke do hedh ky liliput qe nuk meret me punet e presidences po me punet e partise se gruas. Me refuzimin e Sandrit dhe dekretimin te Bendos, pas nje viti, Meta ka treguar cekuiliber te forte psiqik. Njeri I vogel.

  9. Arjan says:

    Qesharak u bere ti o Rahmut me popullin qe te dha voten duke zgjedhur nje plehre si like floriri,pije lengun.

    1. bureto says:

      Mos harroni që, sa më lart të ngrihesh, aq më shumë vritesh kur rrëzohesh. Sepse ndodh që nga lartësia të të merren mendtë. Këtë na mëson historia, qoftë kjo e largët apo e afërt.

  10. tomsojeri says:

    Kini miresin dhe durimin te ndegjoni ter fjalen e kryeministrit ne parlament, per kte ceshtje ,e besoj se do nxirni nje konkluzion real per rrugacerin presidenciale ! Nuk do shum te kuptosh qellime te erresires ,qe vijn nga interesea personale e aspak atdhetare te ktij presidenti qe si duket ka vendosur te ndjek rugen e atyre paraardhesve, qe nxin historin presidenciale te ktij Kombi fatkeq udheheqsish hajdut ,kriminel e tradhtar ! Mos rini pa e ndegjuar kte fjalim or shqiptar indiferent qe na katandisi deri ne kte derexhe , qe kta politikan te zgjedhur deri ne majen me te lart jan fatkeqesi e shqiptareve ,fatkeqesi e ktij brezi qe po mer ruget e mergimit ! Turp or president, qe po ben beli biografin tende e te gjith familjes tende !…..Shpresoj qe interesi i ndyr qe kerkoni te mbroni me cdo form e fuqi per te mbuluar ate cka i keni ber ktij populli te shkermoqet bashk me ju e te mar frym lirisht ky popull …

  11. rroku says:

    Qe eshte hajdut e qesharak e di gjith Shqiltaria por ti e bere president o karagjoz…..

  12. trimi says:

    Kesaj i thone ja sheshi ja mejdani ja dhe Sulo kapedani . Kesisoj zhurma kemi degjuar gjithmone na jane mesuar veshet ne provojme doli gje s,doli epo mo sdoli, ne prap ketu jemi sna heq njeri. Jemi mesuar me filma viztimore prap vazhdon TOMI vs JERRY.

  13. Asi11 says:

    A ka ndodh kund ne bote qe burri me qene president dhe gruaja kryetare e nje partie kur thuhet ne kushtetute qe presidenti duhet te jete mbi palet (pra duhet te jete mbi Moniken por nuk e le ajo ) si dhe faktor stabiliteti ndeŕsa ky eshte si Berisha faktor perçarje , po mire e ka dhe mire ja ban Rames e P.S se se vete e zgjodhen . Si ka mundesi qe e vetmja gje qe ka mbet sekret deti sot eshte zgjedhja e Ilirit president se kush jua ka rekomandu kete a serbet a greket a izrealitet a papa i Romes !

  14. katarakti says:

    Une çuditem sesi disa nuk e kuptojne, ose bejne sikur nuk e kuptojne per diversion, se Rama ishte i detyruar ta bente Meten president. Muajt e fundit te legjislatures se kaluar ai ishte ne maje te tehut. Dhe beri ekuilibristin. Ne rast se Meta nuk do te ishte bere deputet me votat e Edi Rames, qeveria do kishte rene dhe sot ne pushtet do te kishim dyshen makabre PD/LSI. Kush i ka ndjekur me vemendje ngjarjet ne ate kohe e ka me se te qarte kete pazar. O Meta president, ose zgjedhjet legjislative te kaluara do t’i organizonin Meta me Berishen. Kete e pohoi indirekt dje edhe Rama kur vuri ne dukje se ne legjislaturen e kaluar PS-ja nuk e kishte shumicen e vetme, siç e ka sot!

  15. Fatosi says:

    Buka qe thyet nuk ringjitet me Presidenti me kote ne historin e Shqiperise NJe president lolo I cili do te perkrahi interest e PD dhe LSI por nuk ka asnje gje ne dore ,pervec per te bere keq Tek popul dhe intersat e Shqipetarve dhe Shqiperise
    Kush nuk do ta kuptoje : Le te ri dhe te mos ta kuptoj dhe te beje dhe te nxjeri llafe dhe aludime te kota ( Kafeneje)

  16. Floriri says:

    E beri president se si parti shkerdhate qe drejtonte Meta gjeja e pare ishte babezia pra I kerkoi Rames se te benin coalicion kunder sb donte postin e presidentit(koalicioni eshte pisllik) se elbete ky “politikan “I sprovuar per percarje, mendjemadhesi, babezi……duhet ti provoje te gjithe postet sa eshte katandisur I padeshiruar per shumicen me perjashtim te servileve qe e rrethojne E pate cberi me Vasilin?? Ja dha partine e menjehere ja hoqi e ja dha se shoqes se me patjeter duhet te drejtoje nje gjysem shekulli si EnveriTe shpresojme ,se shpresa vdes e fundit, se do vi dita ti paguaje floriri

  17. Ilir says:

    Rama beri shume mire qe e beri Meten president. Keshtu, ai e shmangu nga fushata elektorale, duke e lene LSI-ne me gisht ne goje.
    Ne zgjedhjet vendore, LSI nuk do kete asnje bashki, pra shkermoqet ploesisht.
    E kuptuat pse Rama e beri Meten president?

    1. Kalec Dega says:

      Sa te zgjuar jeni ju militantat e kuq, nuk ka tahir, fatmir e lesh t’jua marre….

      ndryshe nga Rama qe pohoi jo pak kohe me pare: “Se eshte Presidenti ma i mire” apo jo, o trimat e xha Jahos….

  18. Cobo says:

    Kolec or karkalec. Sa per fjalet Rames nuk ja ha qeni shkopin. Dhe per burrni. Eshte dy here me I gjate se mistreci Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje