Lulzim Basha nga Lubjana, del në TV në… Maliq

6 Nëntor 2018, 12:16Politika TEMA

Sot zyra për shtyp e Partisë Demokratike, njofton se kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë banorët e Maliqit.

Sipas tyre, Basha bashkëbisedoi për alternativën e opozitës, për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte,  Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtjen e prodhimit vendas me tarifat doganore.

Por në fakt takimet janë zhvilluar gjatë fundjavës, kur kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime në qarkun e Korçës, pasi ashtu sikurse CNA.al ka raportuar më parë, prej ditës së djeshme, Lulzim Basha nuk ndodhet në Shqipëri.

Basha ka udhëtuar drejt Lubjanës, kryeqytetit të Sllovenisë, ditën e djeshme në orën 15:00.

Kryetari ka vendosur ta drejtojë opozitën në korrespondencë dhe në këtë foton e siguruar nga CNA.al Basha duket shumë i lumtur që po largohet.

Zyra e shtypit nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet që të mbulojë vakumin që ka lënë Basha, i cili më shumë është jashtë sesa në Shqipëri dhe ky është një nga të shumtat raste, që Basha nuk është fare në Shqipëri, por në media shpërndahen e-maile apo video, të aktiviteteve që janë zhvilluar ditë më parë, për të plotësuar vakumin e lënë bosh nga kryetari i PD-së, që është më shumë turist sesa kryetar i opozitës.

3 komente në “Lulzim Basha nga Lubjana, del në TV në… Maliq”

  1. kashi says:

    ne qe jetojme ne hollande e shikojme shpesh lulin ne avion

  2. Bashkia Tirane says:

    Paska filluar te kopjoje Lali Erin. Ai eshte mjeshtri i ketyre teknikave.

  3. On says:

    Nuk ka lidhje kjo o Mero…po luann me pensionistet..Eri del nhekohesisht ne 13 vende…e oastaj rendesi ka qe ka qene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje