Shkarkimi i Xhafajt, ambasadori i BE: Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, e aftë të luftojë me forcë krimin

6 Nëntor 2018, 11:12Politika TEMA
Shkarkimi i Xhafajt, ambasadori i BE: Një Ministri e Brendshme

Ambasadori i BE Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me operacionet ndaj krimit të organizuar në një kohë kur në Kuvendin e Shqipërisë po votohej për shkarkimin e ministrit në ikje Fatmir Xhafaj.

Soreca shprehet se  Ministria e Brendshme është plotësisht funksionale dhe në gjendje të luftojë me forcë krimin,

“Muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar.

Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër #krimittëorganizuar është thelbësore për Shqipërine në rrugën e saj drejt BE”, shkruan Soreca.

Kujtojjmë që qeveria vendosi me vendim të Këshillit të Ministrave, emërimin e Sandër Lleshit në postin e zëvendës ministrit të Brendshëm, me të gjitha kompetencat e ministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje