Luftanija që kthehej nga një stërvitje e NATO-s përplaset me anijen cisternë

8 Nëntor 2018, 18:58Bota TEMA

Norvegjia ka evakuar të gjithë ekuipazhin e një prej luftanijeve të saj pasi u përplas në një grykë të ngushtë me një anije cisternë.

Të paktën 7 persona mbetën të plagosur lehtë në përplasjen në Hjeltefjord, pranë Bergenit në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

KNM Helgeelge Ingstad po kthehej nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

Ndërsa anija cisternë, Sola TS, mbeti pak e dëmtuar dhe raportohet se nuk ka derdhur naftë në det.

Nuk është e qartë se si ndodhi përplasja e dy anijeve rreth orës lokale 04:00, që çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.

Anija me flamur të Maltës kishte lënë terminalin e naftës Sture të Equinor me një ngarkesë të papërpunuar të Detit të Veriut, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

BBC shkruan se për arsye sigurie dhe një masë parandaluese, Sture, një terminal i madh i naftës eksportuese, u mbyll përkohësisht.

Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjensisë së lajmeve AFP se një “vaj i vogël” kishte rjedhur nga fregata.

U desh shumë ujë dhe ekziston një rrezik i vërtetë që të mbytet aty ku është“, tha zyrtari.(TemA TV)

1 komente në “Luftanija që kthehej nga një stërvitje e NATO-s përplaset me anijen cisternë”

  1. jon says:

    Dhe se pergatiteshin gjoja se do sulmonin Rusine. C’fare lufte ka fituar NATO? Lufta e 2 Boterore zgjati 4 vite kurse me talibanet kane 18 vite dhe po humbasi. Po sigurisht lufta s’fitohet me teknologji dhe homoseksuale qe ushtria e USA eshte e mbushur https://russia-insider.com/en/us-pushing-war-military-keeps-losing-them/ri25296. Gjithe bota qesh me te madhe.Aksidenti ndodhi dhe s’eshte aqs i pari as i fundit, tani imagjino se me se jane duke u marre ushtare e NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje