Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Flecknestein ka deklaruar se është kundër bojkotit të opozitës në Parlamet.
Në konferencë me gazetarët eurodeputeti gjerman tha se beteja politike bëhet në Kuvend, ndërsa apeloi për dakordësi maxhorancë-opozitë sa i takon Reformës Zgjedhore, kur zgjedhjet vendore po afrojnë.
“Gjithmonë kur politikanët dhe deputetët mendojnë se duhet të bojkotojnë parlamentin unë nuk jam në anën e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për demokratët apo socialistët.
Mendoj se mund të bësh shumë jashtë parlamentit si deputeti por mendoj se mund të bësh shumë në parlament.
Për sa i përket reformës zgjedhore e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe kam përshtypjen ende që dy kryetarët e komisionit ad hoc po bëjnë më të mirën e tyre për të shpëtuar atë për të cilën po punojnë.
Dua t’i bëj thirrje palëve se do ishte një shenjë për BE, KE, PE që në një çështje kaq thelbësore është e mundur që palët të gjejnë dakordësi.
Jam shumë i lumtur për dy bashkëkryetarët dhe përpjekjet që po bëjnë”, u shpreh raportuesi i PE-së. (TemA)