Robotët gati të japin… edicionet e lajmeve

9 Nëntor 2018, 15:43Lifestyle TEMA

Shpeshherë të kritikuar për mënyrën e të lexuarit si robotë të komunikatave të regjimit komunist, prezantuesit e televizionit kinez po përballen me konkurrencën e robotëve më natyralë se kurrë.

Duke e konsideruar si hera e parë në botë, agjencia Hsinhua prezantoi këtë javë një çift prezantuesish virtualë të revistave televizive duke iu bashkuar përpjekjeve të bëra nga Pekini për të inkurajuar teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Njëri me kostum të zi, kravatë të kuqe, tjetri me xhaketë dhe kravatë gri, dy prezantuesit informatikë prezantojnë në ekran tekstin e futur në sistemin e tyre duke lëvizur buzët sipas tekstit të lajmit.

Njëri flet kinezisht, ndërsa tjetri anglisht.

 

1 komente në “Robotët gati të japin… edicionet e lajmeve”

  1. Baliu says:

    I mbyti komunizmi kinezet, mjert ata. Duhet urgjentisht te themelohet nje agjenci kineze e privatizimit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje