Tre vitet e fundit Njësia 9 ka përjetuar disa nga investimet dhe projektet më të mëdha transformuese për Tiranën, duke nisur nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar me Bulevardin e Ri e deri te Bregu i Lumit. Në bashkëbisedimin e djeshëm me banorët e Njësisë 9 për Buxhetin 2019, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu u shprehën të entuziazmuar për të gjitha ndryshimet e ndodhura, sidomos ato infrastrukturore, të cilat do të vijojnë me të njëjtin ritëm edhe vitin tjetër.
Veliaj tha se investimet në këtë njësi kanë nisur nga qendra e deri në periferi, aty ku Bregu i Lumit ka ndryshuar plotësisht pamjen e sot është një realitet krej tjetër. “Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara’”, tha ai. Sipas tij, është drejt përfundimit edhe një nga investimet më të rëndësishme për qytetin, projekti i Bulevardit të Ri. “Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite; jemi thuajse afër fundit, na ka ngelur vetëm sheshi fundor, ku jemi duke punuar aktualisht”, tha Veliaj. Edhe pse nuk ka përfunduar ende, shumë prej institucioneve dhe kompanive ndërkombëtare kanë shprehur interes që të zhvendosen aty, për t’i dhënë një zhvillim të ri kryeqytetit.
Lajmi i mirë jo vetëm për Njësinë 9, por për gjithë kryeqytetin, është edhe vendimi i qeverisë shqiptare për rivendosjen e linjës së trenit, pikërisht në ish stacionin e vjetër. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”, shpjegoi Veliaj.
Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. “Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.
Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave. Puna pritet që të fillojë edhe për rehabilitimin e një prej blloqeve më të njohur në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysendalliu”, “Asim Vokshi”. Veliaj shtoi se këto investime dhe projekte transformuese nuk do të ishin bërë nëse qytetarët nuk do t’i jepnin besimin Partisë Socialiste. Ndaj, ai kërkoi që kjo mbështetje të vijojë, si e vetmja mënyrë që investimet të mos ndalen.
“Kur të vijë koha e zgjedhjeve, duhet me e pyet opozitën: – Ore ku ishit ju? Kemi bërë shumë, imagjinoni sa shumë mund të bëjmë nëse PS do të ketë shumicën dërrmuese në Këshillin Bashkiak. Që punët të ecin pak më shpejt na duhet të na jepni votat për PS, siç keni bërë për kandidatin. Nëse doni një provë, shikoni rezultatet e zgjedhjeve: Këtë vit na duhet ta mendojmë thellë. Nuk na duhet një votë për kryetarin, kur nuk kemi votën për këshillin. Ndaj, nëse duhet ta bëjmë tamam këtë punë, duhet votë për kryetarin dhe votë për PS në Këshillin Bashkiak, si një e vetme”, tha Veliaj.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, një vëmendje të shtuar Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje. Teksa solli shembullin e vizitave mjekësore okulistike falas edhe nga mjekë amerikanë, në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi e pavarësisht se ka ende punë për të bërë, shërbimi i mbështetjes sociale dhe ai shëndetësor janë transformuar tërësisht.
“Në qendrat tona sociale kemi nisur një shërbim të ri, kontrollin e syve dhe syzet falas për të moshuarit. Më vjen mirë që sot kemi 7 qendra sociale dhe do të vazhdojmë t’i shtojmë ato. Pashë disa qindra qytetarë të cilët, ose janë me ndihmë ekonomike ose pensionistë, që marrin shërbime falas me aparatura dighitale, për kontrollin e syve. Për këta qindra qytetarë, kryesisht në moshën e tretë, është një bekim i jashtëzakonshëm”, nënvizoi ai, teksa siguroi se kjo nismë do të vijojë në të gjitha qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.
Duke folur për shëndetin, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të minimizojnë përdorimin e automjeteve dhe përdorimin e mjeteve alternative, të cilat shkaktojnë më pak ndotje e për pasojë përmirësojnë cilësinë e jetës në qytet. “Pjesa më e madhe e problematikës po na vjen nga makinat. Sipas OBSH-së, fëmijët janë më të predispozuar të thithin të gjitha grimcat që dalin nga marmita e makinës. Ndaj, i jam shumë mirënjohës Edi Ramës, Ogertës, qeverisë sonë, shumicës socialiste, që votoi për herë të parë ligjin që ndalon vjetërsirat që vijnë nga Europa, me mbi 10 vjet përdorim. Për të marrë një makinë jemi gati që t’i fusim fëmijëve helm në mushkëri, por kjo nuk shkon”, deklaroi Veliaj, ndërsa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të japë shembullin e para, duke futur autobusët elektrikë në transportin publik.
Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit, ku Njësia 9 do të jetë përfituese e projektit për ndërtimin e shkollave të reja. Në këto tre vite ka pasur edhe një pasurim të jetës artistike dhe kulturore në kryeqytet, ç’ka ka bërë që Tirana të jetë një kandidate serioze që në vitin 2024 të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës.
Pjesë e planit për ruajtjen e kulturës është dhe projekti për kthimin në shtëpi muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. “Shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë e kemi shpronësuar, pra e ka marrë bashkia për ta kthyer në një muze. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe me familjen e Dritëroit, për t’u siguruar që ajo pjesë e Njësisë 9 përfiton edhe nga një zonë muzeale. Ne duam që ta rikonstruktojmë atë pallat dhe ta kthejmë në një vend të aksesueshëm sepse besoj që edhe njësisë i ka hije që një ndërtesë ikonë, ndërtesa e famshme e Maks Velos për të cilën ai u fut edhe në burg, sot ritransformohet nga bashkia dhe kthehet në një zonë muzeale”, përfundoi Veliaj.
Tirana me ne fund e gjeti kryebashkiakun e saj
Lali Eri ???
Mos i bëj gjërat o Lali Eri
dhe/ose vetëm sa t’u dukur
hiqe atë Glasën e zogut aty
dhe Bulevardi është më i bukur!
Kur do besh nje mbledhje o kryebashkiak i pa afte ne zonat e banuara te Bashkise ku nuk ke investuar ASNJE LEK?
Mos u mburr me ato qe ke bere,por jep llogari per ato qe nuk ke bere!
Mbete duke hedhur miliona ne qender te Tiranes dhe ne ato vende ku bien me shume ne sy vetem per propogande!
Ti je mashtrues kur the dje se ne te ashtuquajturin “bulevardin madheshtor te Kasharit” nuk u punua gjate veres se ka rene shi!
Si nuk ke turp qe genjen?
Qe nga qershori e deri me sot eshte punuar me pak se 2 jave gjithsejt dhe shumica e diteve ka qene me diell,por ti e di mire qe ajo cope rruge prej 200 metra,qe ti e ben “bulevard” do te mbaroje vetem 1 muaj para fushates se zgjedhjeve per ta perdorur si reklame!
Ajo rruge duhet te kishte mbaruar qe para dy muajsh,por eshte punuar me pak puntore dhe vetem me nje turn!
Kudo privatet punojne me 3 turne,aq me teper qe kjo cope rruge nuk kishte as probleme prishjesh shtepish!
C’do gje qe ben lali Eri verbon barbaret e paciviluzushem te Salmutit
Puna qe po behet ne tirane eshte me te vertet e mrekullueshme, sikur te gjithe te benin sa gjysma e veliajt shqiperia shume shpejt do te ishte model per te gjithe.
Bravo per punet qe po beni ne cdo njesi te Tiranes , vazhdoni me kete ritem dhe jeni me te miret !
Tren hibrid me naftë. .??
Ku e gjetët mo të uruar.
Bravo lali bytha…. nuk shkojne me turista as ne Rome as ne Paris. Kane ardhur te gjithe ke ne.
NE NA VJEN UJI I QELBUR ME ORAR NE VITIN 2019 , TARACAT E PALLATEVE JANE PLOT ME HEKURISHTE.
MER TAKSA ME SHUME SE NE ZVICER MOR ….
Soji yt di te pij vetem nga cici lulushes.
Gjithe bota therret Tirana!
Te gjithe Salushet therrasin duam uje nga cici Lulushes!
PO, DO ISHTE BACE ME LULE NE BREG TE ADRIATIKUT. A JU PJERDHSHA TRUTE JUVE QE KENAQENI ME NJE GARUZHDE GROSH!
Të lumtë Erion! Je puntor i madh, por ke dhe një vizion GJENIAL. Nuk është se po rregullon Tiranën, po i jep energji gjithë SHQIPËRISË.
Shyqyr qe eshte ky lali i ri.Megjithese nuk e njoh them qe eshte fat per Shqiperine dhe shqiptaret.Eshte detyra e tyre qe jo te votojne se nuk diskutohet por ta mbrojne nga.qente e infektuar majtas e djethtas.
Po per shpronsimet pse nuk flet e jep shifra?
Sa apartamente popullore ke ndertuar kaq vjet per njerzit qe nxjerr nga shtepite ?
O lope euforike.
E para – nuk eshte lali cun punetor, se harxhon paret e dhuruara, por fondet e tere Republikes i Gjati ja jep Lalit.
Po ti japesh cdo qyteti ato fonde – kryetari do duket shume punetor.
E dyta – ku ne te semes i ben ky studimet per nderhyrjet qe ben. Tek bulevardi i ri perzuri familjet prishi stacionin evjeter dhe beri nje apendix qe edhe per 20 do jete pa zhvillim. Tani meqe i mbeti bosh do te ktheje trenin perseri. Pidh i nones qe e prish dhe e ndreq po nuk i doli pa dhene llogari.
E treta – une kam prioritet ujin e pishem 24 ore! paguaj taksa dhe kete dua. Uji qe kam eshte burim rreziqesh per shendetin dhe abuzim i taksave te mia qe me detyron te paguaj bashkine por te paguaj edhe privatin per ujin qe pi.
Perpara kozmetikes me duhen permbajtja. Lali do bej edhe ca pordha sa te kete barrikade te gjatin ne Parti, por PS do e shqyej Lalin sapo te mbetet pa te Gjatin. Lali eshte demagog nuk ben asgje ne permbajtje por vetem ne siperfaqe. Kryetarit te bashkise qe do e ndjeki do i lere nje bobme me sahat ne dore.
O bajge berishiane , po ti i ben studimet ke unversiteti i bythes ne Vicidol?
Shko dhe pi nga bililushi i Bashes se vetem ate lloj “uji” meritoni soji yt per te pire.
Ky Erjon Veliaj eshte komplet showman.Personazh mashtrues i pergatitur nga strategjite Sorosiane.Ky eshte kompet fallco.Ne kemi nevoje per njerez punetore te vertete dhe qe kane dhembshuri per njerezit dhe te ardhmen e tyre.Ky eshte fytyra e mashtrimit per mendimin tim.Shpresojme te behen disa gjera te dobishme po ky eshte i dyshimte.Personazh i dale nga hici.Njerezit e shquar dhe te afte gjithmone jane afirmuar ne profesionin e tyre.Kete nuk e dime akoma se cfare profesioni ka.