Investimi, Zall Bastari me një rrugë të re

8 Nëntor 2018, 10:33Sociale TEMA

Jo vetëm qyteti, por edhe zonat rurale janë në qendër të investimeve të Bashkisë së Tiranës.  Nga një rrugë tërësisht e degraduar, banorët e Zall Bastarit do të kenë një rrugë të re me standarde e sinjalistikë rrugore.

Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, ritmet e punës së Bashkisë së Tiranës në Zall Bastar po ecin me shpejtësi, ku tashmë rruga është hapur tërësisht me dy kalime duke afruar banorët, si dhe produktet bujqësore dhe blektorale të kësaj zone me tregun e Tiranës.

Pjesë e rëndësishme e investimit kanë qenë edhe ndërtimi i disa urave në pjesë të ndryshme të kësaj rruge, si dhe ndërtimi i bankinave.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Veliaj, konkretizimi i këtij projekti do të sjellë më shumë zhvillim për këtë zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje