Bashkia Tiranë i përgjigjet shqetësimit të prindërve te "Bashkëqeverisja", shton stafin e edukatorëve

7 Nëntor 2018, 19:44Sociale TEMA

Në platformën e bashkëqeverisjes adresohen jo thjesht dhe vetëm ankesa personale, por edhe në funksion të një komuniteti që ka nevojë për zgjidhje.

Një rast i tillë u prezantua sot nga Kryeministri Rama në takimin e tij javor me qytetarët që gjejnë zgjidhje në këtë platformë.

Një zonjë nga Tirana kishte shqetësimin që dy fëmijet e saj binjakë shkonin në një kopësht të Bashkisë Tiranë me 50 fëmijë, por me një numër të pamjaftueshëm edukatorësh.

Pas ineteresimit të zonjës në platformën e Bashkëqeverisjes, Bashkia e Tiranës e trajtoi cështjen në kohën e duhur dhe stafi u shtua.

“Sot ka një raport normal mes numrit të fëmijëve dhe numrit të edukatorëve. Falenderoj zonjën duke e ftuar që të jetë e pranishme në javën e ardhshme”, tha Kryeministri.

2 komente në “Bashkia Tiranë i përgjigjet shqetësimit të prindërve te “Bashkëqeverisja”, shton stafin e edukatorëve”

  1. Drini says:

    Propagande zoti kryeministr!
    Me kete platformen e bashkeqeverisjes tuaj ju keni shkaterruar shtetin ligjor dhe keni nxjerre jashte loje administraten vendore dhe qendrore!
    Vendin duhet ta qeverise e gjithe administrata e jo me sajime te tilla si e shtuquajtura bashkeqeverisje!
    Ju kam shkruar ne adresen tuaj te e mail se UKT po vjedh qytetaret dhe ju nuk keni reaguar fare!
    Kjo vjedhje mund t’u behet mijra qytetareve prandaj ju duhet t’i kerkoni hetime te plota kryebashkiakut socialist Veliaj e jo te me ktheni mua pergjigje se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
    Edhe per buken qe prodhohet me miell kanceroz serb,sipas denoncimeve te medias ju keni heshtur!
    Edhe per mijra te ngujuar nga Gjakmarrja ju keni heshtur!
    Atehere perse te duhet kjo bashkeqeverisja kur ti nuk degjon vete personalisht denoncimet e qytetareve?

  2. Savon says:

    Sa korrekte po na hiqet kjo Bashika e Tiranes nga ankesa e ca prinderve?
    Po pse valle duhet bere ankesa vetem tek “perendia” lart kur keto ankesa fare mire mund te beheshin ne Bashki?
    Kjo pervoje ramiste sikur te perhapej ne gjithe boten,mos valle 5-6 miliard njerez duhej te ankoheshin prane OKB-se?
    Bashkeqeverisja eshte nje SKANDAL i madh qe ka nxitur shkeljet ligjore,zvarritjet e njerezve dhe nxitjen e korruposionit!
    Rama vete jeton si ne “Boten e Cudirave” dhe kujton se ka bere shpikjen e shekullit me kete mashtrimin e madh qe e quan bashkeqeverisje!
    Ate nuk e qasnin tek porta,AI KERKONTE BIJEN E MBRETIT PER GRUA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje