Prishet sa hap e mbyll sytë "asfalti elektoral", rruga e shkatërruar në Divjakë dëmton ekonominë e zonës

6 Nëntor 2018, 14:59Sociale TEMA

Aksi rrugor nga pushimi i shoferit deri në Divjakë po degradon dita-ditës.

Kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2011 dhe i erdhi në ndihmë rreth 50 mijë banorëve të zonës, por sot ajo është në gjendje të mjeruar.

Pranë stacionit hekurudhor në Gradisht, 3 km nga rruga janë shkëputur duke u bërë rrezik për të gjithë përdoruesit e saj.

Edhe pse ka 3 vjet që rruga në këtë vend rrëshqet vazhdimisht, askush nuk ka marrë asnjë masë. Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar. Me nisjen e reshjeve, rrëshqitja pritet që të rëndojë gjendjen e rrugës.

Për banorët e Divjakës ky është i vetmi aks që i lidh ata me autostradën dhe dëmtimi i rrugës është kosto e madhe financiare për ta, që mjet të vetëm jetese kanë bujqësinë.

2 komente në “Prishet sa hap e mbyll sytë “asfalti elektoral”, rruga e shkatërruar në Divjakë dëmton ekonominë e zonës”

  1. Titi says:

    Eeeeh, rruget e Berishes!!! Inauguroheshin rruge e tunel pa u mbaruar, veç per vota. Dihet ky muhabet, por halli eshte se keshtu kane fluturu paret tona dhe sot duhet te ribehen nga fillimi po me paret tona. Kesaj i thone qe Berisha na ka shkaterru dy here.

  2. kashi says:

    e ka fajin edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje