FOTOT: Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

5 Nëntor 2018, 11:40Sociale TEMA
FOTOT: Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave

Nga një pirg me plehra që shkaktonte ndotjen jo vetëm të ambientit përreth, por edhe të Liqenit Artificial, pjesa jugore e Parkut të Madh po kthehet në një shesh rekreativ të gjelbëruar e çlodhës.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Fondacionin TIKA ka vijuar punën për sistemin dhe shtrimin e rrugicave te Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut të Madh të Liqenit.

Kjo hapësirë do të ketë gjithashtu një kënd lodrash për më të vegjlit por edhe sipërfaqe të gjelbra për të krijuar vende çlodhëse për çdokënd që do të shëtitë buzë shëtitores së re.

Puna për gjelbërimin e kësaj zone ka nisur edhe më herët ndërsa tani kujdesi i punonjësve të APR-së është përqendruar te rrugicat përreth sheshit.

“Hapësira do jetë një stacion i bukur lodrash e rekreacioni, gjelbërimi e çlodhjeje buzë shëtitores së re e pistave të reja të vrapimit e pedalimit, si zgjidhje edhe për gjithë banorët e Liqenit të Thatë e Saukut”, – sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. 

Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij në pjesën e Amfiteatrit.

5 komente në “FOTOT: Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë”

  1. Arzt says:

    Une vetem beton shikoj

  2. shvejku says:

    Vazhdoni beni parqe lojrash dhe rekreacionitedi kudo ne malet e Shqiperise dhge ne te gjitha fshatrat e braktisura nga fshataret se atje nuk merret vesh se sa keni shpenzuar dhe futrur neper xhepa!
    Ndersa 50 mije banoret e Yzberishtit nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulkishte apo rruge te shtruara nga bashkia mashtruese!

  3. shvejku says:

    Vazhdoni beni parqe lojrash dhe rekreacionitedi kudo ne malet e Shqiperise dhge ne te gjitha fshatrat e braktisura nga fshataret se atje nuk merret vesh se sa keni shpenzuar dhe futrur neper xhepa!
    Ndersa 50 mije banoret e Yzberishtit nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte apo rruge te shtruara nga bashkia mashtruese!

  4. nick says:

    e qelbi tiranen me hekuishte dhe beton,mesoni pakes nga shtetet fqinje se late lera

  5. Koli says:

    Ndertojne kudo ku nuk ka njerez ose atje ku njerezit shkojne nje here ne vit!
    Ndersa atje ku banojne njerezit NUK HESHIN ASNJE QINDARKE!
    Kjo ndodh se atje ku nuk ka njerez nuk shikon njeri se sa eshte investuar!
    Pazaret behen me kollaj ne fshatrat turistike poa asnje kembe njeriu se sa ne ish komunat e Tiranes qe banojne mijra njerez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje