Rënia drastike e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës, në pah dalin “relike” të së shkuarës

6 Nëntor 2018, 08:59Sociale TEMA
Rënia drastike e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës,

Thatësira e krijuar për shkak të mungesës se reshjeve ka shkaktuar një rënie drastike në nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës

Në sipërfaqe kanë dalë gërmadhat e anijes së mbytur si dhe pirgjet e mbetjeve.

Bregu i liqenit më të madh në Ballkan, ai i Shkodrës po ngjason me një kënetë. Është mesi i stinës së vjeshtës dhe thatësirë e lartë. Një liqen i përbashkët me Malin e Zi i pasur me florën dhe faunën e tij. Por që nga viti në vit po dëmtohet.

Në Shirokë ka dalë në sipërfaqe dhe barka e fundosur e njohur si anija e austriakëve. Sa herë ajo del në pah, tregon nivelin e ulët të ujit në Shkodër. Mungesa e reshjeve po afron anomalite.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje