Me sa duket, marrja e urdhrave politikë nga PD për të protestuar kundër ndërtimit të Teatrit të Ri ka qenë praktikë e zakonshme për aktivistët protestues.
Konfirmimi ka ardhur nga Gjykata e Tiranës, e cila ka pushuar një proces gjyqësor kundër kryebashkiakut Veliaj, e nismuar nga Mirela Jorgo, anëtare e grupit që proteston kundër Teatrit të Ri.
Jorgo u kap nga mediat duke shkëmbyer mesazhe në cellular me drejtues të lartë të PD-së, të cilët i jepnin urdhëra për të braktisur një nga dëgjesat e Veliajt me aktorët dhe artistët për Teatrin e Ri. Edhe pse inicioi padinë në gjykatë ndaj Veliajt, Jorgo nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, duke lënë të kuptojë se të gjitha veprimet e saj dhe të lëvizjes që ajo përfaqësonte kanë prapavijë të qartë politike të lidhur me PD, vetëm për konsum mediatik.
Për pasojë, në mungesë të seriozitetit nga ana e paditëses Jorgo, çështja është pushuar duke hedhur poshtë pretendimet e saj dhe duke konfirmuar deklaratat e Veliajt se kjo lëvizje po bënte lojën e PD-së.
Në dëgjesën e zhvilluar më 25 qershor me artistë dhe arkitektë organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, mediat zbuluan mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendojnë se janë të pavarur, merrnin urdhra direkt nga zyrtarë të PD, lidhur me kohën se kur duhet të flisnin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thoshin në dëgjesë. Fotografimi i mesazheve që Mirela Jorgo i dërgonte zyrtarëve të PD tregoi planin e PD për prishjen e dëgjesës.
Mirela Jorgo eshte Heroine.Erion Veliaj nuk ka as 1% te burrerise,qytetarise dhe ndershmerise se saj.
Shqiperia eshte nen diktature,qytetaria shqiptare ne agoni.Drogaxhiu Edvin Rama ka marre peng Shtetin
shqiptare.Erion Veliaj thirri aktoret qe te bisedonin per problemin e Teatrit,dhe montoi kamerat per ti
pergjuar ne pabesi.Viktime e ketij veprimi mafioz ishte aktori Neritan Liçaj, te cilin e akuzoi si te përdorur
politikisht.Dhe kete e tha i pabesi Erion Makiaveli.