Pse u lodh Ilir Meta duke bërë arbitrin?!

12 Nëntor 2018, 19:32Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se po ngrihet një precedent që po ribën rregullat bazë të funksionimit të shtetit ligjor, të ndërtuar mbi parimin e ndarjes së pushteteve. Këto orë mes tyre po shkëmbehen letra publike, të cilat janë më shumë fletrrufe politike, sesa debate procedurale e juridike për dekretimin e anëtarëve të qeverisë.

Mes gjithë këtij mishmashi, që na thotë se dekreti Lleshi do ta djegë me shumë gjasë edhe provën e dytë, pa e marrë firmën e kreut të shtetit, një gjë duket e qartë si drita e diellit: Ilir Meta nuk ka asnjë dëshirë të dekretojë ministrin e brendshëm të Edi Ramës! Ministrat janë të kryeministrit, jo të presidentit. Megjithatë presidenti ka vendosur se duhet të jenë edhe të tijët!

Është me vend në këto rrethana të reja, të komentohet sfondi i kësaj përplasjeje, arsyet dhe kalkulimet që e rrethojnë atë, pasi, sa për fundin e kësaj ecejakeje, ai tashmë dihet. Përtej ndonjë kompromisi të minutës së fundit (që edhe ai duhet analizuar me qetësi), Sandër Lleshi do të vazhdojë të jetë zv.ministër, e jo ministër i brendshëm.

Pasi kishte heshtur në mesin e një vere dhe fillim-vjeshte të ndezur mes qeverisë dhe opozitës, Ilir Meta vendosi të zbresë në fushë tani. Pse pikërisht tani dhe pse duke bllokuar qeverinë në elementin e saj primar: zgjedhjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar?! Kjo është pyetja që bëhet më shpesh këto orë në ambjentet politike e mediatike të Tiranës, ndërkohë që paralelisht me lajmet, ka nisur baleti i shfrenuar i gjysëm, çerek apo aspak-lajmeve, si zakonisht të mbushura me agjentura të huaja dhe gjithfarë përçartjesh kafenesh. Lënia pezull e një zyrtari të lartë ka krijuar historikisht një vello misteri, përfoljesh dhe thashethemesh të të gjitha llojeve e përmasave në mjedisin shqiptar. Dhe me Sandër Lleshin po luhet e njëjta lojë e vjetër e përbaltjes, në pritje të daljes nga tuneli i sherrit politik që ka shkaktuar emri i tij.

Nëse ka një gjë që Ilir Meta e urren dhe që ka një vit që e dëgjon pafund, është refreni se ai është kthyer tashmë në një “garniturë institucionale”, në një “kukull zbukurimi” të sistemit dhe në një pensionist të parakohshëm. Të gjitha këto përcaktime bien ndesh me çdo qelizë dhe instikt të tijin të brendshëm, si një politikan që është mësuar të rrijë kurdoherë në mes, e jo diku në sfond. “Kingmaker”, njeriu që përcaktonte rregullat e lojës dhe që ndante fitoren nga humbja – ky ka qenë statusi i artë që sot i mungon pafund  Metës. Ai e dha një goditje “bishti” me rastin e plotfuqive për negociatat shqiptaro-greke për Marrëveshjen Detare, por pesha speficike e atyre bisedimeve e pengoi të bëjë obstruksionistin e fortë. Siç po ndodh tani me rastin Lleshi, ku më në fund ai po sillet siç mezi ka pritur të sillet: i ashpër e kokëfortë, shpërfillës për Kushtetutën dhe indiferent për faktin se po bën diçka që asnjë president tjetër s’e ka bërë.

Llogaritë e një sjelljeje të tillë mund të jenë të shumta dhe përkojnë të gjitha me objektivat afatshkurtra dhe afatmesme të politikanit Ilir Meta. Së pari është faktorizimi në ambjentin politik e publik të vendit, duke tërhequr mbi vete vështrimet e të gjithëve, në një moment kur fabula politike po luhej gjetiu. Së dyti, Meta po tenton t’i hapë Ramës edhe një front tjetër konflikti, përpos atij të opozitës. Nëse do të rezultonte kështu, do të ktheheshim në pozitat e vjetra të Bujar Nishanit, i cili u mundua ta përdorë hapur Presidencën, kundër shumicës së re pas vitit 2013.

Së treti, bllokimi i Metës për Sandër Lleshin jep publikisht mesazhin e kriptuar, se kryeministri aktual nuk është i pathyeshëm, siç thonë rëndom Berisha e Basha, të cilët predikojnë daljen nga fusha e rregullave të lojës, për t’ju drejtuar protestave, dhunës etj. Ilir Meta po kërkon të tregojë se Rama mund të luftohet edhe nga skrivania, jo vetëm nga kalldrëmi i Dëshmorëve të Kombit. Vizitat e Ramës në presidencë, letrat e tij për dekretimin e Lleshit, shoqëruar me tërheqjen zvarrë të përgjigjeve nga keru i shtetit, duket se bëjnë të gjitha pjesë në strategjinë e Metës për të afishuar idenë se Rama nuk është as i plotfuqishëm dhe as i pamposhtshëm.

Së katërti Meta po luan një lojë e cila synon defaktorizimin e Ramës jo vetëm në planin e përgjithshëm politik, por edhe brenda Partisë Socialiste. Njoftimi se Presidenca do të përfshijë në vallen e dekretimit të Sandër Lleshit edhe Kuvendin, është një demarsh i pastër për të relativizuar fuqinë politike të kryeministrit brenda maxhorancës së tij.

Së pesti, ky e Sandër Lleshit duket hapur si një presion i kreut të shtetit për të pasur më shumë hapësirë dhe fuqi negociuese në lidhje me disa pozicione të tjera institucionale delikate. Më i pari ndër to, kreu i KLSH, kandidaturën e të cilit Presidenti e hodhi në derën e Parlamentit në mes të sherrit për Lleshin. Kjo u duk hapur si një ftesë e (pa)kamufluar për një pazar emrash: më jep Vitore Tushën, të të jap Sandër Lleshin. Përgjigja e Ramës se emërimi i Tushës në KLSH dëmton reformën në drejtësi, mund të jetë lexuar në Presidencë si një dëshirë e munguar për kompromis. Çka e ka kthyer topin edhe një herë në mes të fushës. Veçse arbitri po thotë se e ka harruar bilbilin në shtëpi dhe se dëshëron të kthehet në lojtar! (Javanews)

7 komente në “Pse u lodh Ilir Meta duke bërë arbitrin?!”

  1. Likja says:

    Arbitri sic duket eshte ngopur me para dhe pushtet dhe do te provoje dhe nje eksperience te re ate te burgut te cilen e meriton pasi per bllokun e tij u vrane 4 njerez te pafajshem

  2. Shvejk says:

    Meta po tenton grusht shteti, mos u mundoni te gjeni emer tjeter per ate qe duket qarte ne syte e te gjitheve. Per ti shpetuar arrestimeve te rendesishme qe pritet te beje Lleshi, Meta mund te kryej edhe levizje te cmendura.

  3. Pse u lodhe o Skender te na thuash gjera qe i dime dhe nuk thua kryesoren!? Friken e Likes per burgun!

    1. LORA says:

      Syri i Shkodres,eshte ne natyren permanente te Minxhozit ,qe te mos e thote kryesoren,,,i duket vetja me i mencur
      keshtu !!!!
      Konfliktimi transparent i turpit aktual te fronit presidencial me Qeverine,eshte per mua shenje e mire
      e mbarevajtes se shendetshme te implementimit te Reformes ne Drejtesi,,,ne te
      kunderten do t’e m’e shqetesonte.
      Si konkluzion xhongleri lesh-e-list,me objektiva afat-shkurtra apo afat-gjata,nuk e pengon dot me
      Qeverine dhe perparimin e Shqiperise.
      Tung.

  4. Ylberi says:

    E ke qare, nuk e di kur ka ndodhur po per mua je bere gazetari me i qarte ne ate qe shkruan.
    Keshtu vazhdo.

  5. korçari says:

    Like floriri nuk ben gje tjeter veç ka shtuar urrejtjen e shumices se shqiptareve te cilet presin me padurim venien e tij para drejtesise dhe konfiskimin e pasurive te vjedhura ketij populli .Le te shpresojme dhe urojme se drejtesia vonon por nuk harron dhe se denimi i Likes &Salehut&Bashes do te jete fundi i tranzicionit dhe shtetit rrumpalle per t’ju kthyer shtetit ligjor dhe demokratik.

  6. Kur na vjen likja nga stani,baj mileti vaj vatani says:

    Sic thote dhe “Likja” me lart,ashtu eshte.Ai e ndjen se po i afrohet dita per tu rishfaqur ne Tv me byzylyke ne dore,pasi heren e pare e shpetoi Il Capo i PD-se,Berisho-UDB-isti dhe ka vendosur te beje presjon ndaj Rames,sic beri dhe kur mori nga ai postin e tanishem,ne te cilen ferkon k….tere diten,dekoron dhe ndonje per te thene se po mbytet ne pune dhe bredh nga stani ne stan e nga njeri vend ne tjetrin,me e pa qellim,se parate jane te “kokepalareve” sipas tij, te 21 janarit.Ai,i cili per padrinon e krimit ne kete vend,sipas dhe juristit Spartak Braho, s’ka thene as hje fjale qe pas vitit 1998,kur e cilesonte si agjent…. dhe per krimet e tij ka qendruar “ne heshtje me qetesi e dashuri” dhe per tavarishin rus lulzim me kaq ceshtje te hapura mbyll jo vetem syte por dhe veshet,kujtohet te mos dekretoje Sander Lleshin,i cili vec te tjerash eshte dhe i paisur me certifikate sigurie (e di kete ai apo i ka thene “ortaku”kriminel Berisha ta anashkaloje).Per mendimin tim,ai e meriton te paraqitet para nje komisioni mjeko-ligjoir,sepse pavaresisht se duket si”baballek” i qetesise e dashurise (diten,haptas),naten punon pa pushim per minimin e demokracise e te perparimit te vendit se bashku e ne unison me PD-ne e Berishen.Ligesia e tij eshte e pamase dhe do jete edhe me e theksuar,nese nuk del nje prokuror e gjyqtar me “vegla” te forta ta coje atje ku e ka vendin dhe te nxjere nga porta autogolin qe Edi Rama beri me te kur e vurti president te leshelise,se i popullit e unitetit te tij as ka qene ky kulish i degjeneruar me bllok ne dore e as do te jete ndonjehere.Ka pune populli yne me te,eshte akoma fillimi me kokekungullin e Monikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje