Nga Andi Bushati
Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti rrefuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve.
Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama.
Korespondenca e sotme e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë.
Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendëshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera (shiko këtu poshtë/lapsi.al) kreu i shtetit nuk e ka firmosur atë.
Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. “As unë as ti nuk jemi juristë” thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës.
Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor –shekeje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë.
Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama.
Me pak fjalë ai thotë. “Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s’ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër”.
Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendëshëm, – që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet – të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë.
Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet.
Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve.
Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të.
Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t’i japim klientëve tanë Check –Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurentë.
Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi.
Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë.
Perseri doli gazetari i WC publike per jashqitje te castit per popullinIke o idjot
Po pse eshte Perdhosje o Gazetaruc?.Rama eshte shprehur qarte.Le te iki si Gjeneral dhe te vihet Minister.Po pse Ngul Kembe Rama per Z.Sander Lleshajn??.Ai ka gjetur tek ky person njeriun e duhur per postin e rendesishem te Ministrit te Brendshem .Kryeministri ka te drejten te zgjedhe duke mbajtur te gjitha pergjegjesite. dhe PIKE O te Rafte Pika o gazetaruc qe je bere Binjak me Ish te denuarin Lubonja e na cani Trapin me persiatjet Tuaja.
Leonard
Ne thelb shqiperia eshte kjo HALE e madhe ne fakt jo per faj te rames apo te metes po sepse ketu njerezit pa tru ose legene jane me shumice.
Ky eshte problemi real qe ka shqiperia.
Ne rastin konkret
Edi rama NUK MUND te coje per minister 1 ushtarak ne detyre.
E ndalon kushtetuta
Eshte kaq e thjeshte.
Po rames nuk I ruhet fare,po fare per ligjin dhe kushtetuten.
Dhe e di pse ??????
Sepse ai e di qe eshte km I nje turme te madhe idiotesh qe cfardo qe te beje idiotet dhe legenet do e gjejne 1 justifikim.
Une jam me Arian Canin qe thote se me kete popull idiot ne fakt rama mund te vidhte edhe me shume.
Mbase bera gabim qe shkruajta sepse ne kete llum dhe kete derexhe qe eshte shqiperia mbase as zoti vete nuk ka ca ju ben shqiptareve jo me 2 fjalet e mia.
Mos haro tasin e kosit per darke
Dhe mendo si do ikesh ne amerike apo angli.
You totally wrong. Mr Lleshi is not an active person on duty. He needs presidential executive order. Therefore he can become a minister and to make it clear he sent a letter to Mr President that he will not follow up on the court decision of ordering Mr President to appoint him as an active general on duty.
O ben-i!
Qe Shqiperia prej 28 vjetesh eshte bere nje hale ku ca dhjesin dhe ca e hane ate qe eshte dhjere ashtu sic po ben edhe ti ketu me kete komentin tend te….dhjere kjo dihet,por ti pervec ketij huqi je edhe ndopak ….IDIOT funksional!
Rama i ka te gjitha te keqiat,njelloj si te gjithe politikanet e ketyre viteve dhjerokracie,por ne rastin konkret Rama ka te drejte dhge Meta JOOOO!
Se pari Lleshi nuk eshte gjeneral ne detyre,sepse eshte liruar nga detyra dhe eshte nxjerre ne rezerve me urdher te presidentit te Republikes!
Ne se ti kete nuk e kupton varet se cfare ke ne koke:TALLASH apo mut!
Se per tru nuk dukesh qe ke,rrjedhimisht e as mend!
Jeniceri injorant i Berishes dhe Bashes,Bushati nip i ish Anetarit te Byrose Politike,deklaron se presidenti nuk e dekretoi Lleshin sepse ishte akoma gjeneral ne detyre!
A ka me gomar se ky?
Si mund te kete qene ne DETYRE ne ushtri Lleshi kur eshte larguar nga te gjitha funksdionet ne ushtri qe ne 2013?
Pra AKTIV apo ne detyre eshte ushtaraku qe sherben ne ushtri ne nje funksion te caktuar,qe merr rrogen si i tille dhe kaq!
Cfare funksioni ka patur Lleshi ne ketre kohge kur u propozua per minister?
Askush nuk e thotre sepse nuk kane cfare thone!
E gjitha kjo eshte nje loje e NDYRE,qe tregon helmin qe ka Meta dhe jeniceret e tij kunder Rames!
Por shteti nuk drejtohet me bindje dhe as me hamendje sic ben Meta!
Edhe ato 14 pyetjet qe Meta i ben ministres se Mbrojtjes per Lleshin tregojne mjerimin e tij moral,shpirteror pa le me politik dhe juridik!
Ato sqarime nuk i takojne Metes,por kryeministrit!
Ne se ai dhe keshilltaret e tij nuk i kane bere me pare,e kane ata pergjegjhesine,sepse sipas ketij precedenti te kijuar nga Meta neser do dale nje tjeter dhe do thote se nuk e miratoj si minister se eshte nen 1.70 cm i gjate,eshte nen 70 kg peshe,i ka floket e thinjur,perdor syze optike etj,etj!
Ky eshte shtet ZULULAND e jo kandidat per ne BE!
ke 5vjet qe vuan o gazetar prit te pakten edhe 5.vjet te tjera
Bravo pushti Hysniut. Ja shpetove “nderin” Likes.
Ik bej shurren baçes tani..
Je bere nje nevojtore publike, Andi!
Artikull kot se koti thjesht per te qene kunder Rames. Lleshi eshte shkarkuar me dekret presidencial (Nishani). Fitimi i gjyqit nuk e ka kthyer ate ne detyre, duhet nje tjeter dekret presidencial (veprim permbarimi i gjyqit te fituar) qe ai te ribehet gjeneral. Idiotesia e Metes qe sillet si nje kalama kokeforte dhe jo si burre shteti po prodhon dhe gazetare tranguj.
Mor Andi kur shkruan dhe jep mendime dhe opinion per shkelje te kushtetutes ,mendon se je nje nga konstitcionalistet me te mire te ketije vendi? Me sa di une ti je nje gazetar qe i lepijesh padroneve apo atyre qe te paguajne per sherbimet qe ju bene. Pse ja heq te drejten nje gjenerali (jo aktiv) per funksione te larta si ajo e nje ministri? Ai mund te cdekretohet si gjeneral nga presidenti(ne qofte se ka shkelje te kushtetutes) dhe te emrohet minister ashtu sic heq dore ministeri(i dekretuar nga presidenti) per tu bere kryebashkiak apo ne ndonje funksion tjeter. Po z. Meta qe u zgjodh president ishte e ligjeshme si krytar partije kur presidenti duhet te jete mbi palet? Ai jo vetem nuk hoqi dore nga kryetar por mori pjese aktive ne fushaten elektorale per zgjedhjet ne thyerje flagerante te kushtetutes (largimin nga kryetar e beri pas betimit) dhe ti Andi nuk je ndier per keto shkelje sepse, ose nuk te lene padronet ose ke gelltitur ndonje corbe te prishur. Prandaj z.Andi beju me realist dhe me burreror se turperon veten dhe prejardhjen familjare nga e cila rrjedh.