FOTOT: Njihuni me avionin më të madh në botë që nuk u ngrit kurrë në qiell

13 Nëntor 2018, 15:38Politika TEMA
FOTOT: Njihuni me avionin më të madh në botë që nuk u

Diku në periferitë e Kievit, në një ndërtesë industriale fshihet avioni më i madh në botë. Një vepër e papërfunduar e aviacionit sovjetik, Antonov An-225 ka përmasat e një ndërtese shumëkatëshe.

Inxhinierët sovjetikë e ideuan në fund të Luftës së Ftohtë, si një mjet që do t’i ndihmonte të fitonin garën për pushtimin e qiejve dhe hapësirës. Ai nisi të ndërtohej por nuk përfundoi kurrë.

Që atëherë, kompania me bazë në Kiev ka ndërtuar vetëm një avion të ngjashëm. Avioni tjetër An-225 ka marrë emrin Mriya (ëndërr nga gjuha ukrainase) dhe e ka realizuar fluturimin eparë në vitin 1998. Por ndërsa Mriya thyen rekorde në qiej, “binjaku” i tij mbetet ende një mozaik i paplotësuar.

Fati i “binjakut” sekret të Mriya-s mbetet një rrëfim interesant për ambiciet e mëdha dhe frustrimet edhe më të mëdha që lindën në historinë e trazuar të Ukrainës moderne pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, historia nuk mbaron këtu. Antonov mbetet optimist se një ditë do ta ngrejë në qiell Antonovin An-225. (TemA TV)

2 komente në “FOTOT: Njihuni me avionin më të madh në botë që nuk u ngrit kurrë në qiell”

  1. ????????? says:

    Avioni i till është si seksi i Roco Sifredi .(aktor porno italian në pension)

  2. Eri says:

    Si cdo gje komuniste. E pjerdhur qe ne embrion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje