Këshilltari i Thaçit përgjigje Beogradit: Serbia ndezi Luftën e Parë Botërore, protokolli francez nuk gaboi me Vuçiçin

14 Nëntor 2018, 17:34Politika TEMA

“Turp për Francën në Ditën e Fitores në Luftën e Madhe”, “Parisi nuk është më një qytet i dritës”, “Turp për ju francezë…”, këto ishin disa nga titujt plot mllef të mediave të Beogradit, si reagim ndaj faktit se në protokollin e ceremonive në Paris, presidenti Thaçi ishte nderuar më shumë se ai Vuçiç, sipas pozicionit të përcaktuar për t’u ulur, mes lidërve të ftuar botërorë.

Vetë Vuçiç u ndje i fyer, në emër të asaj që Serbia është vend fitues i luftës, duke thënë se nuk donte të bënte ndonjë skandal, meqë Macron do të vizitojë Beogradin pak javë më vonë.

Më pas, para dy ditësh, ishte ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni i cili i kërkoi falje Vuçiçit dhe popullit serb, për shkak të asaj që e quajti gabim në protokoll, ndërkohë që Le Figaro shkroi se “Serbia u poshtërua padrejtësisht”.

Por Azem Vllasi ish-udhëheqësi i fundit Kosovës nën ish-Jugosllavi, aktualisht këshilltar i Thaçit,   beson se asgjë nuk ka qenë gabim apo aksidentale.

Duke folur për mediat boshnjake, Vllasi kujtoi se para se të jetë fituese, Serbia ishte shkak i shpërthimt të luftës, referuar faktit që serbi Gavrilo Princip vrau me atentat në Sarajevë Arkidukën Ferdinand.

“Kudo që shohin përfaqësuesit e Kosovës në skenën ndërkombëtare, Vuçiç dhe njerëzit e tij çmenden. Sa për atë se ku u ul Thaçi dhe ku ai, është e qartë se presidenti i Serbisë njeh protokollin francez. 

Ai donte ta shihte veten sikur Serbia të ishte ndër fituesit e Luftës së Parë Botërore. 

Por historikisht, Serbia është përgjegjëse për fillimin e kësaj lufte, për shkak të vrasjes së Franz Ferdinandit në Sarajevë dhe rolit të Serbisë në këtë vrasje. 

Dhe protokolli francez këtë ka pasur parasysh kur ia ka caktuar vendin Vuçiçit”, tha Vllasi.

3 komente në “Këshilltari i Thaçit përgjigje Beogradit: Serbia ndezi Luftën e Parë Botërore, protokolli francez nuk gaboi me Vuçiçin”

  1. Serbia Filloj Luften - Nuk Meriton Respekt Fare says:

    Bravo! Me se fundmi dikush ka lexuar historine. Ishin 6 atentatore, te gjithe serbe. Te gjithe te pergatitur dhe paisur me arme nga sherbimi inteligjent i ushtrise serbe te asaj kohe. Gavrilo ishte ai qe qelloj Princin e Fronit Austro Hungarez Franz Ferdinand ne Qershoir 1914. Pas vrasjes se Princit trashegimtar te fronit nga taentatoret serbe Austria i shpalli lufte Serbise. Kjo filloj Luften e Pare Boterore. Presidenti Vucic kerkon te respektohet Serbia qe filloj luften me vrasesit e saj. Eshte qesharake dhe idioteske. Duhet te kish shkuar atje me bisht ne shale dhe i turperuar madje te kerkonte falje. Por nuk kuptohet se si ka mundesi qe Franca i kerkon falje!

  2. ? says:

    Në OKB hiqet si Superfuqi. S’vete në asamblen që u mbajt në tetor.

  3. Ledio says:

    Gjithmon duan te bejne viktimen edhe si fillim nuk kerkojne falje duke menduar se historia/koha do ti harroje edhe do ti fali. Me vone bejne qarramanin sic po ben ky Carri qe mendon se Bota do harroje milionat e viktimave , se Kroacia ,Bosnia, Kosova do harrojne te vraret edhe te perdhunuarit. Beni gati armet se historia edhe ngjarjet mund te vonojne, por gjithmone perseriten. Bishti i qenit sa do qe ta terrheqesh, prap bisht qeni ngelet, po ashtu edhe Serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje