Unaza e Re, Balla: Projekti do të vijojë, opozita po bën betejën e radhës me mullinjtë e erës

15 Nëntor 2018, 11:39Politika TEMA

 “Unaza do të vijojë dhe se është e turpshme sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në Tiranë e pjesë të tjera të Shqipërisë, PD me nga pas LSI-në synon t’i pengojnë këto projekte”.

Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa foli në Kuvend.

Më tej Balla e ka cilësuar mbëtetjen e PD për banorët që po protestojnë si beteja e radhës idioteske e opozitës me mullinjtë e erës.

“Beteja e radhës me mullinjtë e erës, të asaj c’ ka ka ngelur nga kjo opozitë është e turpshme që pas dështimit te parku, pas dështimeve të sheshi Skënderbej,pas historisë pa kuptim të teatrit kombëtar tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës.

Aq pa kuptim është sa kryetari në detyrë i opozitës Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vule si Ministër i Transportit në 2007 por edhe si Kryetar i Bashkisë. Gjurma është miratuar nga Bashkia në 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar.

Unaza do të vijojë. Është e turpshme sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në Tiranë e pjesë të tjera të Shqipërisë, PD me nga pas LSI-në synon t’i pengojnë këto projekte, që i japin më shumë interkonektivitet qytetit.” -u shpreh Balla. (TemA)

2 komente në “Unaza e Re, Balla: Projekti do të vijojë, opozita po bën betejën e radhës me mullinjtë e erës”

  1. BR says:

    Perse te prishet e te ndertohetsa mee bukur Tirana? Tirana ka bukurine saj. Pastaj, zbukurimi eshte luks.NeseRirana ka mjete teprice le ti destinojeato per viset me te varfera te Shqiperise,andej nga vuajn njerzit per gjera me bazike. Per uje, buke e rruge.

  2. Kola says:

    Keta banore jane shtetas te RSh. Kane ca te drejta, e drejta jetike per nje banese eshte e para dhe e fundit. Nuk ka pse lidhet ky problem me nismat e subjekteve politike…I pari, qytetari, shtetasi me te drejtat dhe detyrimet e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje