Balla mesazh nga Gramshi: Denonconi çdo rast të abuzimit me detyrën nga administrata

17 Nëntor 2018, 15:51Politika TEMA

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste vijoi në Gramsh, ku dhjetëra të rinj e të reja, kryesisht  mjekë, mësues, inxhinierë janë bërë pjesë e kësaj force politike. 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Anastas Angjeli dhe Kryetaren e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollan,i uruar mirëseardhjen anëtarëve të rinj.

“Procesi i hapjes së PS dhe arsyeja pse jemi sot këtu është se ne jemi një parti që ristrukturimin e kemi pjesë të fizionomisë tonë. Kjo parti nuk do të ishte kaq e madhe sa është sot nëse ne nuk do t’i mbanim dyert e PS të hapura. Ne kemi hapur dyert e PS, jo vetëm për djem e vajza të reja, që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një partie politike, por unë besoj që në Gramsh ka mësues me reputacion publik të cilët duhen ftuar për të qenë pjesë e PS; profesionistë të sektorit privat po ashtu janë të ftuar të bëhen pjesë e PS.

Është vetëm kjo parti sot që garanton që Shqipëria të eci me shpejtësi në rrugën e integrimin europian. Por është dhe kjo parti sot që nuk ka më aleanca me lloj-lloj partish, por ka vetëm një aleancë, atë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi”, deklaroi Balla.

Duke i dhënë rëndësi aleancës së qeverisë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, Balla kërkoi prej tyre më shumë bashkëpunim për të denoncuar çdo rast të shpërdorimin apo abuzimit me detyrën dhe çdo rast të mos shërbimit ndaj qytetarëve.

“Bashkëqeverisja me njerëzit është t’i vendosim zyrat e shtetit në shërbim të tyre. Një drejtor që nuk e pret dhe nuk i kthen përgjigje një qytetari nuk na hyn në punë as ne dhe as Gramshit. Një drejtor që nuk respekton qytetarët nuk mund të jetë më pjesë e PS. Mund të jesh përfaqësues i PS vetëm nëse shërben mirë, u kthen përgjigje njerëzve dhe sigurisht je i ndershëm në punën që bën.

500 punonjës të niveleve të ndryshme në administratë, jo vetëm janë larguar, por janë çuar në ndjekje penale sepse nuk kanë bërë detyrën si duhet. Por kjo është një betejë që nuk mund të fitohet nëse edhe ju nuk bëheni pjesë e denoncimeve. Prandaj u bëj thirrje të denonconi çdo rast të kujtdo që guxon të mos presë qytetarin, të mos i ktheje përgjigje qytetarit dhe sigurisht rastet kur guxon të kërkojë rryshfet, apo të mos bëjë detyrën për të cilën është ngarkuar nga qeveria.”, përfundoi Balla.

2 komente në “Balla mesazh nga Gramshi: Denonconi çdo rast të abuzimit me detyrën nga administrata”

  1. ad says:

    Jo ore, do denoncojme rastet nga kuvendi, pra nga deputetet, perse nga administrata ??

  2. Feniks says:

    Zoti Balla!
    Ti e ke mire,por une si antar i vjeter i PS,kam dy vjet qe i jam ankuar kryebashkiakut te Tiranes Veliaj,kryetares se PS Tirane B.Gjylameti dhe disa here kryeministrit Rama duke e denoncuar UKT Tirane per VJEDHJE ME TAKSAT E PALIGJESHME VENDORE,por asnje nuk me ka degjuar!
    Bile kulmi eshte se edhe vete krytari i PS dhe kryeminister Edi Rama m’u pergjigj se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Po bashkia socialiste e Tiranes nga kush varet?
    Po kur qytetari denoncon nje vjedhje pse hesht kryeministri ndersa propagandon qe te denoncojme korrupsionin?
    Dhe me skandalozja ne ketre mesele eshte se ndonese KLSH me dha tre drejtre ne ankjesen time,ua dergoi kete edhe UKT,Bashkise se Tiranes dhe kryebashkiakut Veliaj,por ata prap me kokefortesi u mbajten ne te tyren!
    Tani do t’i drejtohem gjykates,sepse shtet me Edi Ramen kryeminister NUK KA!
    Mos i mashtroni te rinjte sot,kurse ne seline e PS Tirane kurre nuk gjen njeri te ankohesh!
    Dhe ju mburreni se bashkeqeverisni me qytetaret!
    Jo more jooooo,ju na doni vetem per vota!
    TURPI JU MBULOFTE!
    Sa te jete Edi Rama kryetar i PS dhe kryeminister nuk do jem familjarisht as antar i PS dhe as do votoj!
    Per mua Rama sillet si PUSHTUES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje