Petrit Vasili sulmon qeverinë "Rama 2": Ku është shëndetësia falas o shkollë pak? Ja disa lajme të zeza sipas LSI-së

17 Nëntor 2018, 10:04Politika TEMA

Petrit Vasili është indinjuar me qeverinë “Rama 2” ku rendit disa nga çështjet që sipas tij duhet të ishin zgjidhur.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së kujton disa premtime të qeverisë “Rama 1” ku ai kërkon shpjegime se pse s’janë zgjidhur.

Megjithëse ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe ndan përgjegjësi për të, Vasili nuk nguron t’i cilësojë si premtime idiote.

Ndër të tjera ai shkruan:

Buxheti i 2019 po “shëtit” nëpër komisionet parlamentare, po bën adetin apo qokën si prelud i vjedhjes gjigande të radhës.

Shkollëpakësia ka ndërtuar një buxhet mediokër e shkatërrimtar si ditë e zezë për ekonominë e mijëra familjeve shqiptare, ndërsa hajdutëria ka ndërtuar një buxhet si ditë e bardhë për oligarkët bashkëklientë të pushtetit.

Asnjë element vizionar, asnjë shpresë për ulje të pabarazisë shoqërore, asnjë lajm i mirë për të varfërit, asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim, asgjë për bujqësinë, taksa më të larta.

Ku është shëndetësia falas, premtimi më idiot por edhe më i poshtër e më shkatërrimtar i shkollëpaktit, që praktikisht po zhbën çdo ditë shëndetësinë kombëtare.

Por është shumë i qartë dhe vizionar ky buxhet në pagesat e koncensioneve, që mbushin xhepat e oligarkisë dhe qeverisë.

Një borxh kombëtar që vetëm rritet dhe në mënyrë kriminale fshihet e arrin mbi 72%.

Thellimi i varfërisë, që i dëbon shqiptarët nga atdheu i tyre.

100 milionë euro pagesa për koncensione.

40 milionë dollarë taksa më shumë.

1 e treta e të ardhurave grabitet në taksa që nuk prodhojnë shërbime.

Dhjetëra mijëra familjeve që u hiqet ndihma ekonomike dhe flaken në skamje.

Asnjë investim madhor i huaj apo në infrastrukture që rrit ekonominë por mbi të gjitha punësimin.

Asnjë shpresë për ulje të papunësisë.

Këto janë lajmet e zeza që vijnë nga një buxhet i përgatitur nga hajdutëria dhe shkollëpakësia të bëra bashkë.

Ky është buxheti që iu ofron shqiptarëve vetëm largimin nga vendi pasi ua kthen përditshmërinë atyre në një ferr mbijetese të pamundur.”(TemA)

5 komente në “Petrit Vasili sulmon qeverinë “Rama 2”: Ku është shëndetësia falas o shkollë pak? Ja disa lajme të zeza sipas LSI-së”

  1. salianji pederast says:

    Ky PETRIT VASILI,ky plak i ndyre,ky plak i shemtuar,nje rruge ka per kete fytyre te ndyre ,duhet kapur,duhet rrahur me nje hu sa ti dali shpirti ketije faqezi,ketije ndyresire,ketije fashisti te ndyre.Ky fashist nuk durohet me e ka mbushur kupen vetem duhet zhdukur kete shemtire,kete zagar te pa skrupull.

  2. tafa says:

    hahahahaha e cfare te komentosh per kete gajdexhiun e vjeter qe i bie fyellit vetem ne nje fryme.O Trumcak rritu behu njeri ,rregullo fjalorin e mundohu te shkepusesh kontaktet e zorres se trashe me trurin.

  3. M says:

    Nga jashte te gjithe dine ta heqin vallen .
    Votat i keni mare te perfaqesoni elektoriatin ne parlament e jo ne portale dhe me kryesorja kalut dhe juve nga ajo porte dhe na dolet “pordhe me rigon”, ne te gjitha drejtimet si ne shendetesi, ekonomi, drejtesi dhe arsim.

  4. xx says:

    po more shkolle shumi po.Te kane vene si top per gjuajtje se sben ndonje gje te hairit.Se jane budallenj shpellare gjithe bota e perparuar qe ka shkolla arti nga 6 vjec deri 24 vjec e lart.Ti ne MARS se shkolluar more injorant,idiot fundrine e LSI?Po ku merr vesh ti more pellazgjik i prehistorise qe shkollat e Artit nuk i quan arsim.por ne se nuk te jane perveshur ndonje here artistet e bejne se u vjen perte qeshur nga idiotizmat e tua dhe e quajne humbje kohete merren me nje debil si ty.

  5. Elidoni says:

    Ku te shkojne jeto mor..keto nuk dine te flasin…Rama i telendis fare keto horra be parlament…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje