Rruga e Sandër Lleshit si ministër: Të enjten votimi në Kuvend, pastaj betimi tek... Ilir Meta

17 Nëntor 2018, 20:25Politika TEMA

Dekreti i presidentit Ilir Meta i dha fund krizes 20 ditore mes qeverise dhe kryetarit te shtetit duke i hapur rruge votimit te Sander Lleshit si minister i Brendshëm ne parlament.

Burime nga mazhoranca bejne me dije se votimi i ministrit te ri te Brendshëm do te behet ne seancen e se enjtes ne 22 nëntor, pasi nuk ka asnjë ngut per nje seance te jashtëzakonshme, persa kohe qe Lleshi drejton prej 6 nëntorit kete Ministri nga posti i zëvendësministrit.

Pas votimit ne séance, Lleshi nuk mund te nise zyrtarisht detyren pa bere betimin përpara presidentit Ilir Meta.

Kushtetuta nuk i vendos ndonjë afat kryetarit te shtetit per ceremoninë e betimit, por mësohet se nuk do te kete asnje vonese nga kryetari i shtetit.

Ky është rasti i pare qe procesi i dekretimit te nje ministri zgjat 20 dite.

Kryeministri Edi Rama e dërgoi propozimin per Sander Lleshit ne 27 tetor, menjehere pas dorëheqjes se Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit te Brendshem.

Ne prag te skadimit te afatit 7 ditor qe kushtetuta i jep kreut te shtetit per te dekretuar nje minister, Ilir Meta refuzoi te firmoste emrin e Sander Lleshit, duke u mjaftuar me sqarimin se nuk kishte krijuar bindjen e plote per te.

Shefi ekzekutivit i ridergoi emrin e Sander Lleshit serish per dekretim, e kete here kryetari i shtetit sqaroi se kandidatura ishte ne shkelje te nenit 103 te kushtetutes, pasi ishte ushtarak aktiv.

Ne 16 nentor Meta dekretoi fillimisht nxjerrjen ne lirim te general brigade Sander Lleshit, e pak ore me vone e dekretoi si minister te Brendshem.

Por ndersa kriza u zgjidh, mazhoranca eshte e vendosur ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te pasur nje mendim perfundimtar rreth kompetencave qe presidenti i Republikes ka mbi ministrat. (Vizion Plus)

8 komente në “Rruga e Sandër Lleshit si ministër: Të enjten votimi në Kuvend, pastaj betimi tek… Ilir Meta”

  1. Zigur Qarri says:

    Tema shkruan se:”Ne 16 nentor Meta dekretoi fillimisht nxjerrjen ne lirim te general brigade Sander Lleshit,e pak ore me
    vone e dekretoi si minister te Brendeshem”!!!!!!!
    Pra,Edi Rama ishte ne kundershtim me ligjin!Pasojat e kesaj politike te papergjegjshme i paguajn shqiptaret dhe jo”rilindja”
    qe hodhi ne sulm te gjith megafonet e saj.Kjo “kulture”e denigrimit te vertetes,e keqinformimit,e mashtrimit,fatkeqsisht
    vazhdon akoma nga”rilindja”,qe mesa duket e ka kthyer ne doktrine te ideologjise se saj ne arritjen e qellimeve politike.
    Militantet fetare,armiqt me te eger te kombit shqiptare, nxituan te hedhi helmin,per ta paraqitur kundershtimin e Z.Sander
    Lleshit Minister te Brendeshem,si nje akt ku mbrapa fshiheshin tendeca fetare,ndersa militantet e”rilindjes”si maskarallek
    te maskarait Like Floriri!Ne nje vend ku nuk funksionojn institucionet shtetrore,mund te supozosh gjithshka,por jo te verteten.
    Kryeministri Rama me nje shkrese zyrtare drejtuar Presidentit Ilir Meta,propozon Sander Lleshin Minister te Brendeshem,nje
    ushtarak aktiv,Por Kushtetuta nuk e lejon qe nje ushtarak aktiv te kandidoje per Deputet dhe Minister.Vetvetiu lind pyetja;-nuk
    e dinte kete Kryeministri Rama?Personalisht mundet,por Kryeministri per çdo hap keshillohet me juriste,per te parandaluar nje
    ndermarje antiligjore ne kunderishtim me kushtetuten.Prandaj mund te thuhet,qe Rama jo duhet ta dinte,por zyrtarisht e dinte,
    sepse eshte i detyruar me ligj ta dinte,por e injoronte!!!Dhe kjo perben veper penale.Por nuk i mjaftoi vetem kjo,por angazhoi edhe
    te gjith ushtrine e tij militante dhe mediatike kunder Presidentintit(Presidences)ne antiligjshmeri,ne nje konflikt institucional,duke
    nxitur urrejtje ndaj Presidentit(Presidences).Ky akt antikushtetues,antiligjore,ishte me vetedije te plote nga Rama,dhe kjo ka ndodhur
    shpesh,dhe gjithmone eshte perkrahur nga nje mase gjigande ne nismen e tij antishtet!!!Kjo eshte edhe tragjedia e kombit shqiptare historikisht,kur Shteti sakrifikohet per tekat pesonale te nje uDHEHEQESI te pandergjegjshem,duke perfituar nga masa injoranteve
    qe e ndjek qorrazi nga pas.Pra,ky eshte nje rast qe perben nje veper penale per Edvin drogaxhiun,qe deklaroi tinzisht,pabesisht,se:
    “Ilir Meta është presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.
    Pra,Ilir Meta ka 100% te drejte ne kete rast.Por,Ilir Meta duke qene i ndergjegjeshem qe eshte i dhjere,duke qene i ndergjegjshem
    qe Rama e zgjodhi President pikerisht sepse eshte i dhjere,per ta perdorur si te donte edhe kur mund te kishte shkelje flagrante te
    ligjit,gjeti momentin e duhur t’ja ktheje po me te njeten monedhe,per t’ja bere te qarte shqiptareve,qe edhe Kryeministri eshte i dhjere,
    per ti dhene nje fakt drejtesise,se Rama abuzon me ligjet si askush tjeter.Barazim Rama-Meta????Te shohim.Nese Metes rastesisht i
    eshte dhene shanci te laje sadopak mekatete e tij,Rama nuk do ta kete mundesi,aq shume vepra antiligjore,korruptive ka mbi supe.

    1. joel shkodra says:

      Ke te drejte, o Zigur, po pse nuk e sqaroi Presidenti kete ngerç “gjenerali” qysh heren e pare? Por u mjaftua te thote “nuk jam i bindur”. Cfare kane biseduar koke me koke Presidenti me Kryeministrin dhe Gjeneral Lleshin? Cfare kishte per “dyer te mbyllura” ketu? Ka disa mistere ketu.

      1. Zigur Qarri says:

        Pse nuk e sqaroi?
        He pra ,pse?Ndryshe nuk do ishim ketu ku jemi.
        Meta provoi te ndalte arrogancen pa kufi te Kryeministrit, qe shperfill ligjet si nje ordiner.

  2. Janë formalitete. Dhe Ilir Gjoni u bë ministër i brendshëm.

  3. Pedro i ri says:

    O guri,, me i miri me bllok apo pa blokkkkkk

  4. Eri says:

    Heheeeheee betimin,thashe se thoshte hetimin.

  5. Che Guevara says:

    O Zigur Qarri!
    Qe je idiot funksional kjo duket qarte,por qe duhet te kesh njohurite minimale juridike dhe ushtarake,kjo nuk te penalizon se fundi aq mend ke,sa vetem SAMARI te mungon!
    Per respekt te lexuesve po sqaroj:
    -Se pari Meta nuk e dekretoi Lleshin si minister brenda afatit ligjor 7 ditor,duke shkelur i pari Kushtetuten gjoja se nuk kishte krijuar bindjen!
    Cfare argumenti kushtetues ishte kjo “bindja”?
    Nje president normal pavaresisht cfare gjykon duhet te kishte shpallur dekretin e tij ku te shkruante ato qe dinte ai vetre,por jo te leshonte njoftime shtypi se nuk kam krijuar bindjen!
    Se dyti,pas zhurmes mediatike,politike dhe dipllomatike Meta nxorri simiten e radhes,me skandaloze se BINDJA e meparshme se gjoja mos dekretimi i Lleshit u be per arsye te pengesave kushtetuese!
    Dhe kush ishin keto pengesa?
    Kulmi i komedise groteske:
    -Lleshi qenka akoma USHTARAK AKTIV!
    Mos more i ziu president!
    Po keshilltaret e tij kaq GUAKE qenkan apo ashtu i i9nteresonte Metes?
    A nuk e dinte Meta se LLeshi ne vitin 2013 ishte nxjerre ne REZERVE nga ishi Nishani?
    Pra qe atehere lleshi nuk ka qene ne sherbim ushtarak,por ne rezerve!
    Qe do te thote edhe per nje femije te fillores qe nuk ka qene ushtarak AKTIV!
    Se AKTIV do te thote qe je pjese e organikave te perditeshme ushtarake,me nje funksion te caktuar,me nje rroge mujore dhe ta kesh emrin ne liste pagesat mujore si dhe te paguash kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore etj!
    Por te gjitha keto Lleshi nuk i ka patur,pra se nuk ka qene ushtarak AKTIV!
    Cfare ka ketu per te mos u kuptuar?
    Ky eshte nje TURP politik,juridik dhe moral i nje shtetari te larte qe ia vlen te studiohet ne te gjitha fakultetet dhe universitetet juridike te botes si nje IDIOTESI e rralle qe nuk besoj se ka ndodhur gjekundi ne bote!
    Se fundi,gallata e Metres doli hapur kur njoftoi se “dekretoj nxjerrjen ne LIRIM te gjeneral brigade Sander Ndue Lleshaj”!
    Sipas Metes i bie qe Lleshi paska qene deri dje ne detyre aktiv ne ministrine e Mbrojtjes dhe i takon te marre rrogat e pa paguara per 5 vjet qe i bie rreth 80-90 milion leke!
    Po mire more shtetare te pa afte,po drejtshkrimin e gjuhes shqipe si nuk e dini?
    Po cfare ndryshimi paska dekreti i Nishanit qe e nxorri ne REZERVE Lleshin ne 2013 dhe ky tani qe e nxjerr ne LIRIM ?
    Jo ve por KOKOVE!
    Dhe kete e miratoi ne heshtje edhe Rama,qe detyroi Lleshin te kerkonte pa arsye Metes qe ta cdekretontre si gjeneral dhe ta nxirrte ne lirim!
    Hajde gallate,hajde!
    Shtet si ne Zululand!
    Turpi ju mbulofte o politikane te pa afte!

    1. Zigur Qarri says:

      Kaq idjot sa je ti,nuk te mjafton nje jete qe ta kuptosh.
      Prandaj shko e vizitohu,se je shume keq.Idjot egoist!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje