Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u zhvillua eventi Ditët e Radios 2018, (14 – 17 nëntor), një seri aktivitetesh dedikuar 80 vjetorin të fillimit zyrtar të transmetimeve radiofonike në gjuhën shqipe.
Përzgjedhja e vendit nuk ishte rastësore. Para tetë dekadave, pikërisht më 28 nëntor 1938, në godinën e ish-bashkisë së kryeqytetit, nga njera prej zyrave të saj që shërbeu si redaksi dhe studio e Radio Tiranës, nisën zyrtarisht transmetimet. Një ekspozitë pamore retrospektive ishte dekori në të katër ditët, që tentoi të rindërtojë fillimet e Radio Tiranës, për të evidentuar disa prej gjurmëve kryesore të dinamikës së tregut radiofonik shqiptar në 80 vite.
Ne ja arritëm që në aktivitete të përfshinim përfaqësues nga tre segmente kryesore të grupit të interesit për këtë ngjarje të rëndësishme të medias shqiptare, thotë njëri prej organizatorëve, Arben Muka, drejtor i Programeve në AMA.
“Së pari, u përfshinë ata gazetarë, redaktorë por dhe punonjës nga sektorë të tjerë që aktualisht janë të angazhuar dhe kontribuojnë në radiot shqiptare, në stacionet publike apo komerciale, në ato kombëtar apo lokale. Erdhën dhe nga ata që kanë një kontribut të madh në transmetimet radiofonike ndër vite, në një shenjë mirënjohje dhe admirimi për gjithcka kanë bërë. Dhe segmenti i tretë ishin studentët e gazetarisë dhe komunikimit, si gjenerata, që si në cdo sektor të medias, do të angazhohet në të ardhmen e afërt”.
Tek Ditët e Radios 2018 u synua kujtimi, por dhe nxitja e qarkullimit dhe transferimit të përvojave e eksperiencave profesionale. Dhe formati i zgjedhur në plotësim të këtj synimi ishte diskutimi dhe debati në disa nivele, për t’u fokusuar tek aspekti thelbësor i procesit të transformimit dhe sfidave të programeve radiofonike në erën e internetit.
Ekspozita pamore, e gjitha në bardh e zi, reflektonte dinamikën e 80 viteve, ndarë në disa etapa kryesore. Periudha e Luftës së Dytë Botërore, vitet e komunizmit dhe koha e tranzicionit demokratik. Tek kjo e fundit përfshihej dhe etapa e pas vitit 2006-2007 e në vijim, që njihet si radio në erën e internetit. Foto, dokumente, portrete dhe ekipe gazetarësh e reporterësh brenda dhe jashtë stacioneve radiofonike, krijonin konvencionin e secilës periudhë të transmetimeve audio, shoqëruar dhe me shpjegime didaktike për aspekte të vecanta, si dhe gjetje të studimeve e kërkimeve në kohë të ndryshme, të cilat po ashtu ishin pjesë e ekspozitës pamore. Ky ishte dhe sfondi mikpritës për veprimtaritë e zhvilluara në Ditët e Radios.
Në njërin prej sesioneve të diskutimit u vu në fokus problematika dhe sfidat e redaksive lokale aktualisht. U prezantuan profilet e disa radiove, si në Sarandë, Burrel, Shkodër dhe Tiranë dhe mbi bazën e tyre u fol gjerësisht mbi panoramën e përgjithshme, mundësitë dhe pengesat në përgatitjen e produktit analog dhe online, si dhe sfidat e menaxhimit të stacioneve të vogla. Shkëlqim Hajno, Adrian Hoti, Don Prekë Lazraj, Genc Murati, Mark Marku dhe Arben Muka u paraqitën me kumtesa, si dhe ju përgjigjën pyetjeve dhe komenteve nga të pranishmit.
Ndërkohë që një sesion ju dedikua rolit dhe ndikimit të stacioneve ndërkombëtare si VOA, BBC, DW, RFI etj., në median dhe shoqërinë shqiptare. I ftuar në auditor ishte korrespondenti në Shqipëri i VOA në shqip Armand Mero, i cili tregoi mbi angazhimin e këtij stacioni që ndiqet ende me vëmendje nga shqiptarët kudo jetojnë, përmes lajmeve, intervistave, analizave e reportazheve bazuar në standardet më të mira gazetareske. Për të pranishmit u shfaq dhe dokumentari “E dëgjova në Deutsche Welle!”, kushtuar aktivitetit të DW në shqip, transformimit të gjigandit mediatik publik gjerman nga transmetues në valë të shkurtëra në një platformë multimediale.
Një forum i hapur u zhvillua dhe me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës, ku e ftuar ishte pedagogia dhe drejtoresha e bordit në Radio Kontakt, Jolanda Lila. Organizimi i redaksisë, burimet e lajmeve, temat më të preferuara, rekrutimi i gazetarëve të rinj, performanca online, interaktiviteti me ndjekësit e programeve ishin disa nga aspektet ku u orientua diskutimi në auditor.
“Kjo është hera e dytë që organizohet një aktivitetet mbi radion në kuadër të 80 vjetorit të fillimit të transmetimeve zyrtare. Më 13 shkurt 2018, në Ditën Botërore të Radios, ne sërish ishim në një forum mediatik, ku vendosëm në qendër problematikat dhe sfidat e radios në kohët e sotme”, thotë prof. Mark Marku nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.
Gjithashtu dhe RTSH ka planifikuar një kalendar aktivitetesh me rastin e 80 vjetorit të fillimeve të transmetimit nga Radio Tirana.
Edhe themi pse ka shku per lesh universiteti shqiptar.Keshtu eshte ku pedagoge jane 2 M ose Dopio Marku dhe kjo e radios Kontakt,qe vetem Radio nuk mund te quhet,po altoparlant i Shqupit .Kohet e fundit mesova qe andej nga shkencat politike shefe departmenti eshte kunata e Ardites se Doktor Rrumpalles.