“National Geographic”: Ju njohim me Nivicën, modeli i ri i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri

18 Nëntor 2018, 20:45Turizëm TEMA

Pasi largohesh nga rrugët e dendura të Tiranës, arrin në rajonin malor të jugut, jo shumë larg nga bregu. Rruga është e mbushur me peizazhe të bukura të mbushura plot histori. Shumë shpejt mbërrin në fshatin e vogël dhe dikur të braktisur të Nivicës, shkruan grupi i “National Geographic” që po ndihmon në realizimin e projektit Nivica.

Kjo zonë quhej në kohët antike, rajoni i Epirit dhe është jo më larg se 100 kilometra nga Lumi Arkeon që shtrihet gjatë kufirit jugor të Shqipërisë dhe veriperëndimor të Greqisë.

Nivica, një fshat i vogël malor është e mbushur plotë besime antike që as ksristianizmi dhe islami nuk kanë arritur t’i largojnë ose t’i zhdukin krejtësisht. Njerëzit këtu ende besojnë tek syri i keq, zanat, gjëmimet dhe tek lisat e shenjtë. Nuk është arti i magjisë, por besimet antike që banorët e zonës ende i ruajnë edhe sot e kësaj dite.

Në fakt projekti Nivica përfshin dy fshatra të vogla në Shqipëri dhe synon t’i lidhë këto me zonat e tjera të vendit. Fshatrat janë Nivicë dhe Rexhin. Që të flasësh për këtë vend është e domosdoshme të shpjegosh historinë, gjeografinë, klimën, faunën, florën dhe peizazhet madhështore. Kjo sepse Nivica ndodhet në rajonin e Kurveleshit, që është pjesë e vargmalit, Mali i Gribës, një prej më të lartëve në këtë rajon.

Malet e mbushin plot magji jetën e përditshme në Nivicë: “Të zgjohesh në këtë vend është sikur kthehesh në të shkuarën, në origjinat e njerëzimit, pa dallime kombësie, ngjyre të lëkurës apo gjuhe, Nivica të fton të kthehesh në të kaluarën”, thotë Petriti, një prej fshatarëve të zonës.

Orët në Nivicë janë të gjata dhe të këndshme. Banorët e saj ngrihen herët në mëngjes për të mjelur lopët, për të bërë produktet e përditshme, për të pjekur bukën, distiluar një pije lokale të bërë nga rrushi dhe që quhet Raki dhe të përgatisin vaktet e ditës.

“Çdo gjë është organike, çdo gjë është e bërë në shtëpi, nuk ka pesticide”, thotë Dyshja, një fshatare e zonës.

Këtu çdo gjë është mirë dhe pa rehatinë e botës së sotme. Madje është shumë mirë, është perfekte. Banorët e Nivicës janë një shembull i qartë se cilësia e jetës vjen me qetësinë, paqen dhe në dedikimin për t’u kujdesur për tokën.

“Është e rëndësishme të vish në Nivicë për të kuptuar se paraja nuk është monedha e këmbimit këtu. Nëse një fshatar të fton në shtëpinë e tij, duhet t’i japësh diçka nga vetja, nga rajoni jot. Kështu ka funksionuar për shekuj, nuk duam të ndryshojmë këtë”, thotë Auron Tare, drejtuesi i Projektit Nivica.

“Kur një grua më ftoi në shtëpinë e saj, ajo më priti me ëmbëlsira, pije dhe përqafime. Munda ta kuptoj nga sytë e saj se nuk ishte e nevojshme për mua që të flisja në gjuhën e saj ose për atë që të kuptonte fjalët e mija. Ne ishim të bashkuar nga mirësia njerëzore”, tregon Erika Gilsdorf, producente, regjizore, konsulente dhe eksploruese në Qendrën e Administrimit të Destinacioneve për “National Geographic”.

“Shpirti i Nivicës qëndron tek njerëzit e saj, në traditat dhe përkushtimin që ata kanë për tokën e tyre që i pa të lindin dhe që sot kujdeset për ta. Nëse do të vini ndonjëherë, ju lutem mos mos harroni të respektoni dhe përqafoni thjeshtësinë e saj”, thekson Gilsdorf.

6 komente në ““National Geographic”: Ju njohim me Nivicën, modeli i ri i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri”

  1. Krio says:

    ku bie kjo Nivica ne Sarand apo ne Gjirokaster o Auron Igli Tare?

  2. olimpia says:

    Gjithe jeten kam menduar se cila eshte karakteristika themelore e banoreve te Laberise.Lindur ,rritur jashte Laberise,por vizitor i perviteshem i saj,vendi i origjines sime,mendoj se banoret e kesaj zone ne thelb jane shprehja jetesore e shqiptarit te te gjitha zonave. Krenaria,kombinimi i cuditeshem i nje humanizmi te thelle te tipit …Nene Tereza…me ashpersine ,zgjuarsia natyrale per tu adaptuar nga jeta fisnore e baritore me jeten moderne te metropolve,dashuria per traditen dhe prirja per te marre sa me shume kulture,kokfortesia shpesh e demsheme,por edhe aftesia per tu pershtatur,ideja per te qene i pari deri ne ekstrem dhe njekohesisht bindja ndaj me te mencurit,shpirti poetik i lindur dhe prakticiteti per tu pershtatur ne cdo rrethane,besimi pa kushte ndaj te hujave por edhe zemerimi dhe hakmarrja ndaj bukshkelesve…Natyrisht ka edhe veti te tjera…dhe keto i gjen kudo ne Shqiperi.Nuk harroj kurre periudhen e femijerise kur i ndodhur me familjen time ne nje fshat katolik per aresye te punes se babait tim ,shoqerohesha me femijet e nje familjeje teper te varfer dhe nuk shkoja ne shtepi te haja por ulesha ne sofer me ta per te ngrene buke misri te ngrohte ,pak djath dhe shellire.Me dukej gjeja me e shijshme ne bote sepse kjo familje katolike me trajtonte me nje dashuri qe une e ndjeja si familjen time.Natyrisht ,nena ime i trajtonte keta femije ne menyre te njejte..Por kete natyre te shqiptarit veshtire ta gjesh ne bote..

  3. Xixa says:

    Ky eshte CINIZEM GROTESK ne shkallen me te larte.
    Te tallesh me varferine e njerezve te humbur.
    Pse nuk ngrini hotele resorte me 5 yje pra ne Nivice?

  4. Lymi Tutit says:

    Olimpia – komenti me i mire qe sot kam lexuar ! Shume i ndjere dhe domethenes ! Te pershendes Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje