Serbia e tronditur që Rusia mbështeti votimin per pranimin e Kosovës në INTERPOL

19 Nëntor 2018, 19:55Rajoni TEMA

Mediat në Serbi kanë mbetur të tronditura që Rusia mbështeti axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për nesër, ku do të votohet edhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Serbia, së bashku me Spanjën, Qipron, Kinën, Sirinë, Venezuelën dhe Surinamin, kishte kërkuar që kjo axhendë të ndryshohet, por mori përgjigje negative nga Këshilli i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Sipas burimeve të mediave serbe, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e ka penguar hedhjen në votim të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë.

“Rusët nuk kanë marrë udhëzime nga Qeveria e tyre për të folur për këtë çështje. Kërkesa e

Kosovës u miratua që të hyjë në rend dite nesër dhe kështu do të votohet edhe për anëtarësimin e saj”, shkruan gazeta serbe Telegraf.

1 komente në “Serbia e tronditur që Rusia mbështeti votimin per pranimin e Kosovës në INTERPOL”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Pse i besoni ju keto tronditje ? Mbase me pas Thaçi do ti japi Serbise veriun, pjesen me te pasur dhe te mire te Ilirise. I besoni ju akoma te qarave serbe ? Mos u lodhni te qani hallin e te tjerve por shikoni si mund te hiqni qafe Thaçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje