Tentoi të godiste Veliajn me vezë, gjykata dënon militantin e PD-së

21 Nëntor 2018, 14:03Kronika TEMA
Tentoi të godiste Veliajn me vezë, gjykata dënon militantin e

Gjykata e Tiranës ka dënuar militantët e PD që tentuan të qëllonin kryebashkiakun Veliaj me vezë ndërkohë që ai po shkonte në një dëgjesë të organizuar me artistët për çështjen e teatrit. 

Në vendimin e saj thuhet se një prej militantëve të PD, Oleg Gora , ka qëlluar me vezë disa herë në drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, por nuk ka arritur ta godasë atë. 

“Gjykata, bazuar në nenin 274 te K.Penal, e gjen fajtor te pandehurin Oleg Gora për kryerjen e kundërvajtjes penale të “Prishje e qetësisë publike”. Nisur nga sa më sipër gjykata vëren se, rrethanat e mësipërme, në kompleksitet janë të tilla që, bazuar në nenin 406/a te K.Pr.Penale lejojnë miratimin e kërkesës së prokurorit për miratimin e urdhrit penal. Për pasojë, Gjykata çmon se dënimi i të pandehurit Oleg Gora me 50 000 lekë gjobe, për kryerjen e kundërvajtjes të “Prishje e qetësisë publike””, citohet në vendimin e gjykatës. 

Me udhëzimin për të devijuar vëmendjen nga dëgjesa me artistët për Teatrin e ri Kombëtar, një grup militantësh kryesisht nga Mamurrasi, tentuan që të bllokonin këtë aktivitet, ndërkohë që video e xhiruar u shpërnda më pas zyrtarisht nga zyra e shtypit e PD.

1 komente në “Tentoi të godiste Veliajn me vezë, gjykata dënon militantin e PD-së”

  1. rroku says:

    Ne Mamuras me te zgjuar jane derrat se keta idjote….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje