Pas gjykimit të Emiljano Shullazit, Ambasada e SHBA: Presim hetimin e plotë ndaj Ervis Martinajt dhe Saimir Tahirit

20 Nëntor 2018, 16:46Kronika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish ministrin Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn.

Në një shënim në faqen zyrtare në facebook ambasada bën me dije se “ presim hetimin e plotë ndaj Ervis Martinaj, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë. (TemA)

 

6 komente në “Pas gjykimit të Emiljano Shullazit, Ambasada e SHBA: Presim hetimin e plotë ndaj Ervis Martinajt dhe Saimir Tahirit”

  1. ??? says:

    Është problem i brëndshëm që i përket së kaluarës.

  2. Xha Teme says:

    O Ambasada e leshit eshte turp per ju kur listoni bashke me emrat e krimineleve dhe ate te Saimir Tahirit. Ceshtja e tij eshte mbyllur ne Itali mbi te cilen u ngrit fortuna e prokuroreve plepiste ne Shqiperi. Ata tani skane ci bejne turpit qe u perdoren nga politika dhe e mbajne te hapur pa asnje prove. Ceshtja Tahiri nje show i turpshem i opozites kriminale dhe segmenteve te emeruar nga ajo ne Prokurori.

  3. Pensionisti says:

    Zoterinj te Ambasades se ShBA ne Tirane:
    Populli shqiptar gjithnje i ka varur shpresat se ShBA me ne fund do te ndihmonin shqiptaret qe te largonin nga drejtimi i Shtetit Shqiptar kriminelet, hajdutet, vrasesit, perdhunuesit, trafikantet bashke me pjestaret e familjeve te tyre.
    Tanime shqiptaret i kan humbur shpresat tek ShBA. Humbja e shpreses, eshte humbja me e thelle qe i ndodh te gjith shqiptareve. Shqiptaret nuk kane asgje ne dore, jane te lodhur, te poshteruar, te raskapitur, u eshte vjedhur jeta, pasuria, e drejta per te jetuar dhe cdo gje tjeter.
    Ju nuk arrini te njihni gjendjen e vertete dhe humneren ku ka rene padrejtesisht populli shqiptar.
    E pra shqiptaret prisnin shume nga Ju, nga Shteti Amerikan dhe kurre nuk mendohej se do te braktiseshim ne kete menyre nga ShBA.

    1. LORA says:

      Une jam nje shqiptare ,qe nuk prisja kaq shume sa ti ,Pensionisti,,,,,,bile ,kam ndot nga ata qe detyrat e pragut te tyre ua besojne te tjereve.
      Saimir Tahiri po behet targeti qe po verifikon ,ne menyre transparente,lojrat e flliqta te Ambasades Amerikane ne Tirane.
      Respekt per stoicizmin unik te Saimirit.

  4. VERI says:

    .. nuk e dime ambasadat e tjera c`fare mendimi kane , pamvaresisht se keto jane “nderhyrje ne punet e brendeshme”..!

  5. muhamet qeflliu says:

    ca i ka bere sorres ky tahiri qe i jane qepur me buke ne torbe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje