Reshjet e dëborës, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes në këto akse

18 Nëntor 2018, 13:25Kronika TEMA

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullim në disa akse rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për mediat, ka bërë me dije se deri tani çdo rrugë është e kalueshme, por duhet që shoheret të tregojnë kujdes në akset Korçeë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

“Per shkak te reshjeve te dendura te debores qe vazhdojne ne Qarkun e Korces, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bejne thirrje drejtuesve te mjeteve te tregojne kujdes maksimal ndersa udhetojne ne akset Korce-Voskopoje, Korce-Dardhe dhe Korce-Kapshtice.

Kompanite e mirembajtjes kane nderhyre dhe vazhdojne punen per kriposjen dhe mbajtjen e rruges te hapur. Aktualisht nuk ka probleme  me kalueshmerine e mjeteve por ato duhet te qarkullojne me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore jane ne terren ndersa konsiderohet shume e rendesishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojne sinjalistiken dhe udhezimet e punonjesve te policise ashtu sikurse gjate oreve te nates te kene kujdes te shtuar.”- thuhet në njoftimin e ARSH.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje