Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë ushtruar kontrolle në disa zona të konsideruara të nxehta.
Mësohet se nën drejtimin e drejtorit të policisë së këtij qyteti, Altin Qato, janë ushtruar kontrolle në disa banesa të fisit Çapja, por edhe në shtëpitë e personave të tjerë me precedentë penal.
Operacioni ka nisur si rrjedhojë e hetimeve për shpërthimin e një granate në lagjen “Partizani” ku mbeti i plagosur rëndë Albert Alterziu.
Nga kontrollet mësohet se janë ndaluar së paku tre persona, ku një prej tyre është i fisit Çapja.
Po ashtu policia ka sekuestruar një minë me telekomandë dhe dy pistoleta.
Burime nga grupi hetimor për atentatin nga 32 vjeçarit Alterziu, shprehen se dyshohet se sulmi ka qenë hakmarrje për konfliktet e mëparshme.
Kjo pasi i plagosuri, njihet për precedent penal dhe se ka qenë i dënuar më parë për vrasje.
Në vitin 2001, pas një sherri ai ka goditur një bashkëmoshatar me thikë dhe si pasojë ai gjeti vdekjen.
Ndërkaq për anëtarët e fisit Çapja janë regjistruar disa precedent, ndërsa në shkurt të 2011 ata u përfshinë në një betejë ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 të plagosur.
Çfarë tha Xhafaj për “të fortët” e Elbasanit
Ish-ministri, Fatmir Xhafaj, përmendi fiset e Çapajve dhe Çelajve, si të ashtuquajtura të fortët e Elbasanit.
Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Më 26 dhjetor 2016 Fatmir Xhafaj deklaronte: Unë di që ata që i quani ju jo Çapja, Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë komunitet njerëzish me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në vepra kriminale të jeni të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar.”(Ora News)
Vetem nje person paska ky fisi capajve qe permendet si familja me e madhe mafioze e elbasanit?!
Super operacion. S’ke ci thua