DETAJET: Pako e dyshimtë tek makina e kreut të Hekurudhës, reagon policia

19 Nëntor 2018, 12:07Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lëndës  plasëse që u gjet afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi.

“Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave.

Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”- thuhet në njoftimin e policisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje