Sërish breshëri armësh në Shkodër, parandalohet tragjedia e radhës

19 Nëntor 2018, 10:14Kronika TEMA

Pas raportimit për të shtëna në ajër me armë zjarri, Policia e Shkodrës ka reaguar shpejt, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit mes 4 personash.

Në flagrancë janë arrestuar dy persona të përfshirë në konflikt, ndërsa më pas edhe dy shokë të tyre, që akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Enton Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë, shokë të tyre.

Enton Dushaj, 33 vjeç, akuzohet për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”, “kanosje” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që 26-vjeçari Kristian Shkambi dhe 38-vjeçari Eduard Bajramaj akuzohen për “moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, veç moskallëzimit të krimit akuzohet edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”.

Policia po punon tashmë për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Dushaj.

2 komente në “Sërish breshëri armësh në Shkodër, parandalohet tragjedia e radhës”

  1. tori says:

    Asnje shkodran netto(KA SHUME,SHUME PAK)nuk perfshihen ne ngjarje tre tilla.Te gjithe jana malcor e katundar te ulun ne Shkoder pas reformes Agrare e mbas reformes dyte agrare pas vitit 1991 qe u ulen ne Shkoder,vodhen e grabiten cdo gje e kudo ne Shkoder e sot jane pa perjashtim aktivistat me te medhej te PD.

  2. ?? says:

    Ministri i brendshëm të hënën e arrdhshme bëhet i plotfuqishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje