Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Dritan Zagani, që është kthyer në heroin e PD-së në arrati, është dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit.
“Shqiptarja.com” mëson se i gjithë procesi gjyqësor kundër Zaganit është zhvilluar në mungesë të tij, dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro.
Në vendimin e Gjykatës argumentohet se Zagani ka prishur dhe dekonspiruar aksionet e policisë, për kapjen e trafikantëve të drogës.
Zagani aktualisht ndodhet në Zvicër, ku ka përfituar azil politik.